Protestë masive kundër projektit në Zvërnec/ Qytetarët para Kryeministrisë thirrje kundër qeverisë: Rama të japë dorëheqjen (PAMJET)
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar! ...
Ish-ushtarak dhe njohës i armëve/ Kush është Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau një polic e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
TIRANË– Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj ka folur për herë të parë lidhur me vendimin e Gjykatës Kushtetuese lidhur me shembjen e godinës së Teatrit Kombëtar, më shumë se një vit më parë. Në një lidhje skype me “News24”, nga Budapesti ku ishte i prnaishëm në përurimin e bustit të heroit tonë kombëtar Gjergj Kastrioti Skënderbeu, Veliaj e ka lexuar si fitorë të Bashkisë vendimin e Gjykatës.
Sipas tij, “Kushtetuesja” i ka dhënë të drejtë Bashkisë me vendimin e saj, ndërsa ligji i shfuqizuar, ishte ndërprere më parë prej tyre, kur u vendos që Teatri i ri Kombëtar do të ndërtohej me fondet e qeverisë dhe jo me PPP. Madje përmend edhe kryeministrin Edi Rama, duke shtuar se ky i fundit do t’i shkojë deri në fund projektit.
‘Unë nuk hahem dot me gjithologët, janë të pakapshëm për mendjen time modeste. ishte një vendim për ligjin për PPP kur ne vetë e anuluam. Ai ligj special mbaroi së ekzistuari. Ligji skadoi edhe prej afatit por edhe për faktin se ne vendosim ta bëjmë vetë. Gjykata i dha të drejtë bashkisë që mori vendimin për të prishur Teatrin. Do presim zbardhjen e lejes nga KKT, do respektojmë procedurat dhe besoj në 100 ditë do të nisimin punën për Teatrin e ri Kombëtar. Teatri do bëhet, pyetja është sa kllounë do bëhen. Unë nuk kthehem nga misioni për modernizimin e qytetit. Kryeministri Rama është 100 % i vendosur për t’i shkuar deri në fund projekteve. Këshilla ime për çdo lloj klouni që del e merr aventura, teatri do bëhet. Mund të na vonojnë, por nuk do na ndalojnë. Nuk ka asnjë pengesë për të bërë një teatër modern, si po bëjmë piramidën, siç po bëjmë punimet te Astiri,”– u shpreh Veliaj.
Ndër të tjera kryebashkiaku u pyet edhe mbi akuzat e ngritua nga Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit, konkretisht nga juristja e saj Adriana Kalaja, e cila pretendon se ambasadori i BE-së në Shqipëri, Luigi Soreca kishte lobuar për të tek gjyqtarja Vitore Tusha.
“Çdo lloj mitomani që merr mikrofonin, meriton të ketë vëmendje publike sot? Jam i përgjegjshëm për ata që më përfaqësojnë. Kë artistë, mua kjo zonjë s’më duket artiste, më duket një mitomane e dënuar për mashtrim me vendim gjykate. Çdo hajvan, mitoman, klloun që kërkon të nisë luftë me ambasandën amerikane meriton të ketë mikrofon. Ndaj ku je kë përfaqësoni. Jo çdo klloun meriton mikrofon. Të tillë gaztorë unë kam takuar pafund. Çdo projekt i ri prodhon njerëz edhe më qesharakë. Ky është projekti ynë i 100 në bashkinë e tiranës, ndaj këto historitë me pushtim ambasadash janë të denjë për filma me sherifa, që nuk i shërbejnë Shqipërisë së 2021. Teatri do bëhet dhe do fillojmë punën shumë shpejt,”- tha Veliaj.
Ndarjen në votim të anëtarëve të gjykatës Kushtetuese lidhur me çështjen e Teatrit, Veliaj njësoj si Kalaja nuk është kursyer në akuza. Kryebashkiaku e komentoi si një ‘qokë politike’ të tyre ndaj presidentit të Republikës, duke nënkuptuar se as vetë nuk ka besim tek drejtësia e re që trumpetohet aq shumë nga partia ku ai bën pjesë.
“Kushtetuesja nuk ishte unanime, ne kishim shumicën por e kuptoj edhe ca në minorancë, i kuptoj detyrimet politike ndaj presidentit. I mirëkuptoj, por iu bëj apel: Do i rrisni fëmijët në Shqipëri, do i çoni në një teatër tallashi, apo në një vend ku të shkosh si zotëri? Vendimet e tyre nuk janë vetëm qoka politike. Viti i ri do ta gjejë Tiranën të paktën me një kantier teatri të ri.” tha Veliaj.
Gjykata Kushtetuese ka pezulluar ndërtimin e Teatrit të ri Kombëtar duke rrëzuar kështu ligjin special dhe kalimin e Teatrit në pronësi të Bashkisë Tiranë. Në vendimin e saj, pasi Këshilli Kombëtar i Territorit miratoi lejen për ndërtimin e Teatrit të Ri Kombëtar, Kushtetuesja i dhënë të drejtë Presidentit Ilir Meta dhe ka rrëzuar Ligjin Special për dhënien me koncesion të hapësirës së truallit të Teatrit Kombëtar, si dhe ka shfuqizuar vendimin për kalimin në pronësi të Bashkisë Tiranë të ndërtesës së Teatrit Kombëtar.
(a.b.k.m/dosja.al)
Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?
TIRANË– Partia Demokratike ka reaguar sërish lidhur me operacionin “Shpirti”, i cili u finalizua pak ditë më parë nga Prokuroria e Posaçme dhe homol...
BUDAPEST– Busti i Skënderbeut u vendos sot edhe në parkun Városliget të Budapestit. Me një ceremoni zyrtare, që ndryshoi për herë të parë Presidencën e Shqipëri...
BUDAPEST– Kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Monika Kryemadhi, është shfaqur sot për herë të parë, që prej periudhës së zgjedhjeve parlamentare...
TIRANË– Ambasadori i Bashkimit Europian, Luigi Soreca dhe Kreu i SPAK, e kanë fokusin e qartë: Duan zyrtarë të lartë të dënuar! Soreca dhe Kraja ishi...
TIRANË- Në qershor, prokurorët në Shqipëri i dorëzuan një dosje Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, e cila tregonte se një kryebashkiak i zgjedhur në 2019 nu...
TIRANË– Ish-kryeministri Sali Berisha dhe bashkëshortja e tij Liria, festojnë ditën e sotme 50-vjetorin e kurorëzimit të tyre me martesë. Kjo datë e sotme,...
KRUJË– Për herë të dytë, kryeministri Edi Rama bën të njëjtin gabim! Njësoj si me rastin e Velipojës, nga ku kreu i Qeverisë uroi një mëngjes të mbarë me f...
TIRANE- Aleanca për Teatrin depozitoi një kallëzim në SPAK (Prokuroria e Posaçme), ku kërkojnë arrestimin e kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj. Juri...
TIRANË– Kryeministri Edi Rama ka publikuar ditën e sotme disa nga përfitimet që fermerët kanë marrë falë skemës së mbështetjes me naftë pa akcizë, pa...
TIRANË– Kryedemokrati Lulzim Basha reagon për operacionin “Shpirti”, ku sipas autoriteteve hetuese të përfshirë kanë qenë edhe dy shoqëruesit e ish-ministr...