Opozita kërkon Ramën në Kuvend/ Zvërneci bëhet temë dite në seancën plenare, Berisha: Rama u vuri protestuesve topat e ujit. Balla: Projekti do bëhet
Resorti në Zvërnec, Zhupa: S’ka turizëm të qëndrueshëm me beton të qëndrueshëm 4 Qershor, 1...
Resorti në Zvërnec, Zhupa: S’ka turizëm të qëndrueshëm me beton të qëndrueshëm 4 Qershor, 1...
FOTO/ Ja kush është polici që u vra në krye të detyrës në Maliq 4 Qershor, 09:06 Vrasja e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital 3 Qersho...
TIRANE- Shtyhet sërish gjyqi për Emiljano Shullazin dhe 4 të pandehurit e tjerë. Shkak për shtyrjen e 15-të të seancës është bërë mungesa e dy avokatëve, Vladimir Meçe dhe Elton Domi.
Burime për Dosja.al, bëjnë me dije se avokatët kanë përcjellë në gjykatë arsyen e mungesës, që sipas tyre është shëndetësore. Kjo ka bërë që trupa gjykuese t’i kërkojë të pandehurit Endrit Zela, të ndërrojë avokat.
Grupi ‘Shullazi’, është dënuar më 13 nëntor 2018, me 55 vite burg nga Gjykata e Shkallës së Parë për Krimet e Rënda. Vendimi është apeluar nga grupi, ndërsa koka e bandës, Emiljano Shullazi është dënuar për gjobëvënie ndaj dy biznesmenëve, Ylvi Beqja në të famshmen çështje të “Hotel Vollgës” dhe Jani Zakos, me 14 vite burg.
Për katër anëtarët e tjerë të grupit, Gjykata ka dhënë 12 vite burg për Gilmando Danin, Indrit Qyqja 10 vite, Indrit Zela 10 vite dhe Blerim Shullazi 9 vite burg. Në vendimin e Gjykatës theksohej se askush nga të dënuarit nuk do të përfitojë liri me kusht.
Dy akuzat e tjera, shkatërrim prone me eksploziv dhe kanosje ndaj dy pedagogëve Mynyr Koni dhe Dhori Kule kanë rënë. Seanca e radhës u caktua më 23 shtator në 11:00.
Saga ‘Shullazi’, dhe tërmeti në prokurori
Shullazi u shoqërua nga policia e Tiranës pas një denoncimi të ish-kryeministrit Sali Berisha se kishte kanosur kandidatin për rektor, Mynyr Koni që të tërhiqej nga gara. Ndërkohë ndaj tij ishte depozituar një tjetër padi, ajo e shqiptaro-amerikanit Jani Zaka, për gjobëvënie. Prej atij momenti, Emiljano Shullazi u mbajt në arrest, ndërsa në pranga ranë edhe katër anëtarë të tjerë të bandës së tij.
Në këtë proces që zgjati thuajse plot 20 muaj nuk munguan as përplasjet që solli lëvizja e prokurorëve. Si fillim ky proces u drejtua nga ish-kreu i Krimeve të Rënda, Besim Hajdarmataj, për t’iu besuar më pas Eneid Nakuçit dhe Elisabeta Imerajt. Por Imeraj u tërhoq pasi u komandua drejtuese e Prokurorisë në Tiranë dhe Eneid Nakuçi prej më shumë se 2 muaj u shkëput me argumentin se ishte sëmurë.
Zëvendësimi i Nakuçit e Imerajt solli dhe përplasjen mes prokurorëve duke krijuar një grup prej 10 rebelësh, deri sa kjo dosje u mor nga Donika Prela, drejtuese e Prokurorisë së Krimeve të Rënda, Genti Osmani, Anton Martini dhe Besnik Muçi.
(F.g/dosja.al)
Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:
VLORË– Rotacion në Kadastrën e Vlorës. Drejtori i Kadastrës në qytetin bregdetar Florjan Almadhi, ka dhënë dorëheqjen nga posti i tij. Po ashtu bëhet me di...
LIBRAZHD– Trupi i pajetë i një 24-vjeçari është gjetur paraditen e sotme në digën e HEC-it të Rrapunit.Personi i mbytur është gjetur vetëm pasi janë hapu...
Shqipëri- Një procedurë prokurimi e hapur së fundmi për shprehje interesi ka nxjerrë në pah objektivin e Operatorit të Shpërndarjes së Energjisë Elektrike (OSHE...
LEZHË– Forcat e Armatosura parandaluan një tragjedi në Manati të Lezhës, ku edhe u gjetën 74 predha.Xhenierët larguan nga zona e banuar 74 predha të ...
Tiranë- Gazetari Adriatik Dosti ka reaguar për ngatërrimin e himnit shqiptar në ndeshjen Francë-Shqipëri. Sipas tij e gjithë ajo ishte një skenë e neveritshme d...
Shqipëri- Një nga temat më të nxehta të maturantëve, është edhe llogaritja e pikëve për në universitete.Në faqen “Studentët Denoncojnë”, një maturante ka deklar...
Flutura Zerellari, nënë e dy fëmijëve u zhvendos nga Elbasani në Tiranë në vitin 2013, duke gjetur strehim në një kamp të komunitetit rom të vendosur në zonën e...
TIRANË- Gjatë këtij viti ka shkuar në 25 numri i punëtorëve, që kanë humbur jetën gjatë punës në kantiere ndërtimi dhe firma prodhuese. Sindikatat ankohen ...
TIRANË- Të gjithë i njohin emrin, por askush fytyrën. Lolita më në fund ka vendosur të flasë. Ajo është rrëfyer në një intervistë ekskluzive për Genc Sejko...
TIRANË- Një ditë më parë në plazhin e Shëngjinit banorët e zonës hasën një jaht, i cili rezultoi i braktisur.Jahti rezlton të jetë i një biznesmeni turk, f...