LIVE UPDATES
Aktualitet

‘Teleperformanca’ e pezullon nga puna, operatori rrëfen padrejtësinë: U vetëofrova të punoja nga shtëpia, jetoj 8 km l

16 Prill 2020, 15:04 Nga DOSJA

DURRËS– Koronavirusi ka pushtuar botën duke shkaktuar probleme të mëdha jo vetëm në shëndet por edhe në ekonomi. Pasojat e karantinës dhe situatës së jashtëzakonshme janë ndjerë edhe në Shqipëri, ku shumë punonjës janë pezulluar nga puna pa asnjë shkak.

I tillë është edhe rasti i punonjësit të kompanisë “Teleperformanca” në Durrës, Armando Ballaxhia, i cili është pezulluar nga puna për shkak të koronavirusit. Në një intervistë për A2CNN, operatori është shprehur se nuk ka mundur që të shkojë dot në punë për shkak të kufizimit të lëvizjes. Pas interesimit në kompani, i është siguruar se nuk do të ketë asnjë penalizim për shkak të gjendjes së jashtëzakonshme.

Megjithatë disa ditë më vonë, ai rrëfen se është thirrur në zyrën e burimeve njerëzore për të nënshkruar pezullimin e tij nga puna pasi kompania pretendonte se nuk ia mbulonte dot shpenzimet pasi të ardhurat ekonomike si pasojë e pandemisë ishin reduktuar.

Edhe pse ai është vetëofruar disa herë për të punuar nga shtëpia, sërish filiali i “Teleperformanca-s” në Durrës ka vendosur që ta pezullojë edhe pse kishin një marrëdhënie pune prej më shumë se katër vitesh. Ballaxhia ka treguar se nuk e ka firmosur shkresën duke iu bërë thirrje kolegëve që të bashkohen duke pretenduar se ka edhe shumë të tjerë si ai që janë pezulluar padrejtësisht nga puna.

“Quhem Armando Ballaxhia, prej 4 vite e gjysmë punoj tek Teleperformanca në Durrës. Nga data 10 mars e kam pasur të pamundur që të shkoj në punë, duke marrë parasysh pamundësinë e lëvizjes duke qënë se banoj 8 kilometra larg. Kam arritur 2-3 herë që të marr leje dhe të interesohem.Kam diskutuar edhe me drejtuesit. të cilët i kam pyetur nëse do të kem penalizime. Dhe përgjigjia e tyre ka qënë momentalisht po shohim sigurinë dhe nuk e merr njeri parasysh punën. Jam ofruar që të punoj edhe nga shtëpi pasi kompania ua ka mundësuar disa personave që të punojnë nga shtëpia duke i pajisur me bazën materiale. Përgjigjia e tyre ka qënë se duhet të kisha një lidhje interneti. Bëra të mundur edhe lidhjen e internetit. Normalisht një kosto plus për mua pasi në këtë kohë paratë duhet t’i menaxhosh sa më mirë. U interesova tek kompania. Më 8 prill më morën në telefon dhe më thanë që të paraqitesha tek burimet njerëzore. U paraqita me idenë që kishte ardhur dhe radha ime për të punuar nga shtëpia. U shokova sepse më thanë një fletë dhe më thanë firmos se ky është një pezullim nga puna. Nuk pranova ta firmosja sepse m’u duk absurde, që kompania të hiqte operatorët nga puna. U largova i zhgënjyer pasi nuk e di nëse do të kem mundësi të përfitoj nga paga e luftës apo jo. Edhe sot që ka kaluar 1 javë kompania nuk na ka komunikuar asgjë në lidhje me situatën tonë sesi do të procedohet. Tek shkresa në një paragraf thuhet ndërpreje e kontratës dhe në një tjetër shkruhej pezullim deri në normalizimin e situatës. Gjithashtu thuhet se kontrata i rifiton të gjitha vlerat deri në komunikimin nga kompania. Kjo më duket absurde. Si unë janë edhe shumë kolegë të tjerë dhe po ndërmarrim edhe iniciativa. I bëj thirrje të gjithë kolegëve që të bashkohemi dhe ta bëjmë sa më të madhe kauzën tonë. Për muajin mars nuk e dimë sesi do procedohet. Nuk kam pasur mundësi ta kontrolloj. Shkresën e kompanisë nuk e firmosa pasi nuk m’u duk korrekt. Nuk pranova! Normalisht që parga ka goxha peshë. Jam i martuar dhe jam edhe babai i një vajze, dhe ato të ardhura kanë pasur goxha peshë,”-thotë ai në rrëfimin e tij.

Që prej ‘shpërthimit’ të koronavirusit në Shqipëri, kompanitë call-centre kanë qënë të lejuara për të vijuar me punën përsa kohë ndiqnin në mënyrë strikte masat e sigurisë. Shumë prej tyre vendosën që t’i lejonin punëonjësit e tyre që të punonin nga shtëpia duke iu siguruar edhe mjetet e nevojshme. Megjithatë se fundmi disa kompani kanë nisur që të pezullojnë nga puna punonjësit e tyre, duke iu hequr mundësinë që të përfitojnë edhe nga paga e luftës.

 

(k.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet armando ballaxhia durres koronavirusi teleperformance armando ballaxhia durres koronavirusi teleperformance


Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj