"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar!
...
Aktualitet
Xhiro në bregdet, polici ndjek me vrap gruan derisa ajo ‘plaset në tokë’, nuk e ndihmon dhe rri në telefon
16 Prill 2020, 13:56Nga DOSJA
VLORË– Ish-kryeministri Sali Berisha ka publikuar një video nga Vlora, ku një efektiv policie ndjek me vrap një grua në breg të detit, derisa kjo e fundit humb ndjenjat. Siç duket edhe nga videoja e publikuar, gruaja fillimisht diskuton me efektivin, më pas i bie të fikët në breg.
Menjëherë në ndihmë të saj vijnë disa qytetarë të tjerë, ndërsa polici flet dhe përdor telefonin e tij dhe nuk i afrohet qytetares për ta ndihmuar për asnjë moment. Ndërkohë Berisha i bën thirrje qytetarëve për mosbindje civile, pasi sipas tij pasardhësi Edi Rama kërkon të rivendosë diktaturën.
“Narkobandit me uniform larg duart nga qytetarët!! Trajtimi shtazor i qytetares nga narkohorrat me uniformë të Edvin Kristaq Xhelatit në Vlorë! Lexoni mesazhin dhe shikoni videon e qytetarit dixhital! Edvin Kristaq Bastardi ka shfrytëzuar epideminë për të vendosur mbi ju të dashur qytetare shtypjen e egër të etërve të tij mizor, Enver Hoxhës, Hitlerit shqiptar, Daj Xhelat Kolekës dhe Kristaq Xhelat Ramës! Ju bëj thirrje të ngriheni në të gjitha format e protestave dhe mosbindjes civile për të kundërshtuar veprimet shtazore ndaj jush të këtij bastardi të xhelateve hoxhist,”-shkruan Berisha krahas videos.
Ndërkohë që Policia ndjek këmba-këmbës qytetarët e thjeshtë, të njëjtin trajtim nuk e marrin ‘VIP-at’, të cilët kanë filluar që të shijojnë bregdetin. Pak më parë Arbana Osmani postoi buzë plazhit, Romeo Veshaj dhe Jonida Maliqi organizuan një darkë romantike buzë detit, ndërsa Françeska Jaçe jo vetëm që shkeli karantinën por edhe gjeti local hapur për të ‘kthyer’ një gotë verë. Megjithatë edhe pse në shkelje asnjë prej tyre nuk është ndëshkuar, pasi mesa duket rregullat e karantinës aplikohen vetëm për njerëzit e thjeshtë.
(k.m/dosja.al)
1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:
TIRANË- Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve ka konfirmuar sot një prej punonjësve të tyre ka rezultuar pozitiv me COVID-19. Në një deklaratë për mediat, Bu...
TIRANË- Shefja e epidemiologjisë në Institutin e Shëndetit Publik, Eugena Tomimi ha hedhur poshtë zërat se ajo është infektuar me COVID-19. Në një lidhje d...
TIRANË– Kur Tirana, Shqipëria dhe e gjithë bota mbarë është izoluar si shkak i përhapjes së koronavirusit, Bashkia Tiranë ka marrë një tjetër nismë intere...
TIRANË– Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve ka konfirmuar se një punonjës tek 313-a është i prekur me Covid-19. Në një deklaratë për mediat, sqaron se i pu...
Shkodër- Qarku i Shkodrës mbetet ende një ‘vatër e nxehtë’ infeksioni. Gjatë 24 orëve të fundit në këtë qark janë konfirmuar 12 raste të reja dhe numri total i ...
Tiranë- Shefja e Epidemiologjisë në ISHP, Silva Bino ka deklaruar ditën e sotme në në vendin tonë nuk ka asnjë të burgosur të infektuar me COVID-19. Ajo tha the...
KOSOVË– Gazetarja dhe kompozitorja Violeta Rexhepagiqi është gjendur e vdekur në shtëpinë e saj. Ende mbeten të paqarta shkaqet e vdekjes së 44-vje&c...
TIRANË– Silva Bino shefe e epidemiologjisë së ISHP-së në një intervistë për “ABC News” ka folur për situatën e koronavirusit në vend. Bino tha për gazetari...
Shqipëri-Gjatë 24 orëve të fundit Policia e Shtetit u ka hequr patentën dhe u ka bllokuar mjetet 217 shoferëve, pasi kanë shkelur urdhrin e ndalim qarkullimi. P...