LIVE UPDATES
Aktualitet

Temperatura deri në -20°C! ARRSH: Kujdes kur lëvizni, pajisuni me goma dimërore

25 Janar 2022, 10:40 Nga DOSJA
Temperatura deri në -20°C! ARRSH: Kujdes kur lëvizni, pajisuni me

TIRANË– Autoriteti Rrugor Shqiptar apelon drejtuesit e mjeteve që të bëjnë kujdes me lëvizjen si dhe të respektojnë sinjalistikën rrugore. Me anë të një njoftimi për qytetarët, ARRSH deklaron se gjatë natës temperaturat kanë rënë nën 0 gradë ndërsa në zonat malore kanë arritur deri në -20 gradë celsius. Më tej këshillohet që në akset Qafë-Thore Theth dhe Kukës-Shishtavec qarkullimi të bëhet me zinxhirë, si dhe shtohet se në këto aksde po bëhet pastrimi nga dëbora.

NJOFTIMI:

Gjatë natës ka pasur temperatura nën 0°C në të gjithë vendin, në zonat malore kanë arritur deri në -20°C  pa krijuar probleme me qarkullimin e mjeteve Kontraktorët me mjetet borëpastruese kanë qenë në terren kanë bërë shpërndarjen e kripës në të gjitha akset nacionale për të evituar ngricat. Në akset Qafë-Thore Theth dhe Kukës-Shishtavec qarkullimi bëhet me zinxhirë, po punohet për pastrimin nga dëbora Drejtuesit e mjeteve, duhet të bëjnë kujdes në lëvizje, të respektojnë sinjalistikën rrugore të reduktojnë shpejtësinë, të pajisen me zinxhirë dhe goma dimërore të ndjekin udhëzimet e Policisë Rrugore.

LAJMIKRYESOR: Dita më e ftohtë! ACAR në Shqipëri, temperaturat deri në -15 °C (HARTA LIVE)

(a.b)/dosja.al

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

aktualitet aktualitet arrsh moti i keq ne shqiperi arrsh moti i keq ne shqiperi

Sondazh

Poll