Protestë masive kundër projektit në Zvërnec/ Qytetarët para Kryeministrisë thirrje kundër qeverisë: Rama të japë dorëheqjen (PAMJET)
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar! ...
Ish-ushtarak dhe njohës i armëve/ Kush është Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau një polic e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
AUSTRALI- Tenori Agim Hushi, që pas largimit nga Shqipëria pak kohë më parë, është vendosur në Australi i ka dërguar një letër publike ministrit për Diasporën, Pandeli Majkos. Sipas tij arsyeja që ai këtë letër e dërgon publikisht është se Majko nuk ka marrë parasysh letrën që ja ka dërguar privatisht.
Hushi në letrën e tij Hushi, shprehet se është shumë i zhgënjyer nga minsitri, por i lumtur se ky i fundit nuk e kishte ftuar në atë që tentori e quan teatër të Majkos në Sydney.
“Me 2005 bera me te miren per PS dhe kontribuova si qytetar i lire ku shpalosa nje kulture politike qe edhe sot pas 14 vitesh veshtire ta degjosh ne te dy kampet!”, shkruan tenori në letrën e tij publike duke shtuar se dhe në vitin 2013 kishte votuar për Rilindjen.
Më tej Hushi shkruan: Lash Vjenen ku drejtova per 12 vite departamentin e Operas ne Viena Konservatorium per Tiranen me bindjen se eksperienca ime neper bote, si artist dhe akademik do konsideroheshin sic dhe kater gjuhet e huaja dhe personaliteti im i sprovuar artistik do vlenin ne atdhe! Por Rilindja mi mbylli te gjitha dyert ndryshe nga ckisha besuar dhe cna ishte premtuar!
LETRA E PLOTË DREJTUAR MINISTRIT TË DIASPORËS PANDELI MAJKO
Leter e Hapur Ministrit te Diaspores Z. Pandi
Meqe ju shkrova personalisht dhe smoret mundimin te me pergjigjeshit po ju shkruaj publikisht qe ta dijne dhe shqiptaret se cqeveri kane dhe perse diaspora sduhet ti bjere dajreve te Rilindjes!
Po ju shkruaj me zhgenjim nga Sydney por i lumtur ne thelb qe sme ftuat dhe su bera pjese e teatrit tuaj.
Natyrisht, jo vetem qe sdo tju vija tju shihja ne sy por do tjua kisha qendisur dhe nje kartoline te rastit sic e meritoni!
Me 2005 bera me te miren per PS dhe kontribuova si qytetar i lire ku shpalosa nje kulture politike qe edhe sot pas 14 vitesh veshtire ta degjosh ne te dy kampet!
Me 2013 me bindje te plote, me ze dhe figure perkraha Rilindjen i bindur se rregjimi i kohes duhej larguar nje ore e me pare bashke me fitoret e garave te tij tragjike te notit kur kishte humbur te gjitha garat me qeverisjen!
Jam larguar me familjen me 1992 per studime dhe e kisha enderr si te gjithe te larguarit te kthehesha ne atdheun qe me mungonte aq shume!
Te martoja djalin me nje shqiptare, te behesha gjysh, te pija kafen e mengjesit me komshijt dhe miqt e mije te mrekullueshem dhe krushkun tim te shkelqyer Gacin!
Lash Vjenen ku drejtova per 12 vite departamentin e Operas ne Viena Konservatorium per Tiranen me bindjen se eksperienca ime neper bote, si artist dhe akademik do konsideroheshin sic dhe kater gjuhet e huaja dhe personaliteti im i sprovuar artistik do vlenin ne atdhe!
Por Rilindja mi mbylli te gjitha dyert ndryshe nga ckisha besuar dhe cna ishte premtuar!
Mirela Kumbaro as nuk denjoi ta lexonte projektin tim per TKOB dhe pas nje farse “konkurs” qe me zhgenjeu me imoralitetin dhe unprofesionalizmin u riciklua nje person pa asnje lidhje me operan dhe edukimin klasik, nje ish e larguar me ceremoni per abuzim detyre dhe ceshtje fondesh!
U largova i detyruar perseri nga atdheu me dhimbje.
Ma shkulen me force deshiren per te kontribuar dhe jetuar ne atdheun tim qe kisha 20 vjet qe e kisha lene jo nga deshira por per studimet dhe karrieren!
Shtoj ketu se me vete solla dhe djalin tim, i rritur dhe edukuar me dashurine per atdheun, i cili ka kryer studimet ne Universitetin Schiller te Parisit dhe i specializuar ne Sorbone per Mardhenie Nderkombetare!
Por per djalin tim ishte naive ta mendoja se do ti afrohej ndonje mundesi!
Isha larguar me familjen me 1992 per studime dhe deshiroja te kthehesha ne atdhe
Por bashke me dhimbjen e ikjes nuk do harroj kurre baltosjen qe “patriotet” e rilindjes, fjaleve te mia qe keta politikane me bejn te me vije turp qe flasin gjuhen time i kthyen ne: ” me vjen turp qe jam shqiptar”
Natyrisht keta “patriote” dhe gazetare rilindas qe rivrane endrren time te kthimit ne atdhe, dhe udhehoqen kaq paturpesisht fushaten e baltosjes time me shpifje do ti shihni ne sallen e gjygjit diten e pare qe do te jem ne Shqiperi!
Por gjygjin Rilindjes mund tja bejne vetem njerez te moralshem te PS dhe qytetare te ndershem qe e njohin mire Rilindjen dhe timonierin e saj!
Si Minister i Diaspores me la shije te hidhur heshtja juaj kur vizituat Sydneyn dhe iket sic erdhet: si hije, pa asnje vlere per diasporen.
Ose diaspora per ju jane vetem ata qe duartrokasin deshtimin tuaj spektakular dhe sukseset e teatrit tuaj qeverises!
Por sikur su mjaftuat me cfare me keni borxh tani qe keni mbledhur diasporen keni vendosur edhe te me cbeni!
Sa qesharake dhe mjerane!
Une jam jo vetem diaspore por jam i bindur se jam ne pjesen me dinjitoze te saje!
Jo vetem si artisti i pare shqiptar qe u kontraktova si solist ne nje opera te huaj me 1993 por nga viti 2002 deri ne 2005 kam qene kryetar i komunitetit shqiptar ne South Australia ku jane perqendruar emigracioni shqiptar pas Melbournit.
Kam ngritur radion dhe shkollen shqipe ne Adelaide dhe sot jam pedagog ne nje nga shkollat me te mira nderkombetare e artit ne Australi!
Ju bej thirrje per mos tu tallur me diasporen dhe dashurine, dhimbjen e saj per atdheun!
Turp per qeverine tuaj qe krijoni percarje mes nesh!
Nese sme ftoni eshte turpi juaj se kjo nuk eshte dasma e djalit te Edi Rames por mbledhja e diaspores!
Turp! Turp! Turp!
Qe ndani shqiptaret ne tanet dhe jo tanet!
Kete as Enver Hoxha se ka bere kaq paturpesisht!
Sme harrohet dita kur solla plackat e shtepise nga Vjena dhe Arben Ahmetaj, me taksoi rrobat e trupit.
Ka qene kthimi im me i keq ne jete !
Kam nderruar shume shtete dhe kufij po rrobat e trupit askund, askush nuk mi kishte taksuar vec shtetit tuaj!
Kam kaq shume per te thene por po e mbyll me lutjen: mos luani me ne dhe ndjenjat tona te shenjta, se atdheu nuk eshte i juaji dhe as i pushtetit tuaj me police dhe gaz lotsjelles, qe po merr pergjigjen e popullit cdo dite e me shume!
Sinqerisht
Agim Hushi
Tenori Agim Hushi, vitet e fundit ka reguar disa herë publikisht kundër qeverisë së Edi Ramës, duke e akuzuar se i ka mbyllur të gjitha dyert që ai të kontriubojë në vendin e tij. Pak kohë më parë për këtë arsye ai u largua përfundimisht nga Shqipëria dhe ësthë vendosur në Australi.
(A.B. Dosja.al)
Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:
TIRANË- Drejtori i Baletit Kombëtar të Kosovës, Sinan Kajtazi, ditët e fundit ka bërë një deklaratë, e cila ka ngjallur debate në rrethin e artistëve në Sh...
DASHITë lindurit e kësaj shenje do të kenë fat me financat. Do t’ju shlyejnë një borxh, të cilin kishit kohë që jua kishin marrë. Sa i përket anës shëndetësore ...
Jordyn Woods flet për herë të parë publikisht për skandalin e flirtimit me Tristan Thompson dhe pranoi se ai e puthi në buzë. 21-vjeçarja u shfaq në një ...
Dashi (21 Mars- 19 Prill)Marsi mund të sjellë një anë të re për ty, që dëshmon se edhe ti, mund të jesh tepër intuitiv. Ju do të keni katër planetë të ndezur në...
Mesazhi i Gentian Zenelajt për të gjithë ju: Mos hiqni kurrë dorë nga ëndrrat tuajaTirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po nd...
Alban Skenderaj sapo ka publikuar videoklipin e tij më të ri “Faleminderit”. Ky projekt ka nisur me kohë dhe vetë këngëtari na kishte paralajmëruar për realizim...
Victoria’s Secret’ është një nga vendet më të mira në botë për të blerë të brendshme. Megjithatë, duket se firma nuk është duke kaluar kohë të mira dhe duke qen...
Meghan Markle pritet të sjellë shumë shpejt në jetë fëmijën e saj të parë me Princ Harry. Dyshja ka vendosur që ta rrisë fëmijën e tyre, pa i vendosur asnjë kor...
Albumi më i ri nga Tuna, do të ketë gjithsej 7 këngë dhe disa prej tyre do të jenë bashkëpunime. Një nga këto këngë, do të jetë ndër më të veçantat, pasi...
Suksesi i Loredanës në muzikë po rritet dita- ditë, duke krijuar kështu edhe shumë fansa për të. Mozzik dhe Loredana janë shndërruar në çiftin më IN të m...