LIVE UPDATES
Aktualitet

“Dosjet u shfrynë”/ Baze debat me Krajën, kreu i SPAK: Më gjej një rast e jap dorëheqjen

12 Maj 2022, 09:40 Nga DOSJA
“Dosjet u shfrynë”/ Baze debat me Krajën, kreu i SPAK:

TIRANË– Drejtuesi i Prokurorisë së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK) Arben Kraja ka raportuar sot para Këshillit të Lartë të Prokurorisë. Përpara kryetarit të KLP-së Alfred Balla, Kraja tha se ishte i ndërgjegjshëm që në fillim se do të kishte presione në punë, por që prokurorët e SPAK, sipas tij vijojnë punën me qetësi. Nënkryetari i Këshillit të Lartë të Prokurorisë Tartar Bazaj e pyeti Krajën për operacionet që nisi për grup të strukturuar kriminal, por që përfundojnë në akuza të ‘shfryra’ si shpërdorim detyre. Kreu i SPAK kërkoi që t’i jepeshin fakte e shkrime, por nga ana e KLP-së mori të tjera pyetje. Tartar Bazaj, Nurian Seiti dhe Bujar Sheshi kërkuan nga Kraja që të vlerësonte punën e tij dhe të fliste për gjurmën që mund të linte në këtë institucion, por sipas kreut të SPAK, kjo gjë ishte e kotë. Ai tha se nuk mund të ishte ai personi që të vlerësonte punën e tij.

Pjesë nga debatet:

Alfred Balla: Politika ka ngritur retorikën për anshmëri, a ndiheni të presionuar? SPAK dhe BKH nuk janë në sinkron, çfarë nuk shkon?

Arben Kraja: Të gjithë prokurorët e hetuesit janë të ndërgjegjshëm kë hetojmë, e dimë që do ketë opinione të ndryshme, presione. E rëndësishme për ne të jemi korrekt me ligjin, të vlerësojmë provat. Këto u kam thënë edhe prokurorëve, të vijojnë punët me provat, nuk është problem shqetësues për ne. Në lidhje me pyetjen e dytë, unë mendoj se ne punojmë në koherencë me BKH. Oficerët janë të rinj, por po mësojnë.

Bujar Sheshi: I kanë përmbushur pritshmëritë hetuesit e BKH? A janë zbatuar të gjitha procedurat nga prokurorët për hetimet penale?

Arben Kraja: BKH është trup e pavarur në funksion të SPAK. Ideja është për një institucion të përbashkët që bën një produkt. Hap pas hapi jemi munduar ta konsoludojmë. Te zgjedhja e personelit na është dashur shumë punë, energji. Janë me vullnet të jashtëzakonshëm për të punuar. Nga ana profesionale akoma nuk janë aty ku do të donim, pasi vijnë nga fusha të tjera. Por me rëndësi për mua është që kanë vullnetin, do shtohet nurmi i tyre, trajnimet, mbështetja e prokurorëve. Kemi problem ambientet, por numri i madh në organik e bën të pamundur qëndrimin. Presim të marrim një objekt diku aty afër për të sistemuar të gjithë. Kemi ngritur një komision mbikëqyrës për BKH.

Bujar Sheshi: Çfarë po bën SPAK për sistemin e menaxhimit të çështjeve?

Arben Kraja: Po punojmë ngushtë për të krijuar sistemin tonë të menaxhimit të çështjeve.

Tartar Bazaj: Ju duken të drejta aksionet e policisë për grupe te strukturuara dhe kanë dal për shpërdorim detyre?

Arben Kraja: SPAK nuk ka nisur asnjë hetim për shpërdorim detyre, nëse ju më thoni një rast unë jap dorëheqjen. Kemi sekuestruar 70 milionë euro nga asete kriminale. Unë nuk flas për çështje konkrete, po të doni rrini, po të doni dilni. Nuk ka të drejtë KLP të kontrolloj punën e SPAK për çështje konkrete. Nuk do të keni mundësi ti shihni asnjëherë, nuk është detyra juaj.

Nurian Seiti: Si janë zgjedhur zotërinjtë që keni me vete, sepse nuk shoh asnjë zonjë?

Arben Kraja: I keni zgjedhur ju

Nurian Seiti: Për detyra e kam fjalën

Arben Kraja: Është procedurë dhe nuk ka asnjë paragjykim për koleget gra, janë perfekte, e kryejnë detyrën shumë mirë.

Nurian Seiti: Cila është gjurma juaj që latë si drejtues?

Arben Kraja: Absurde për të vlerësuar veten. Por, kam punuar me vullnet, ligjshmëri, përgjegjshmëri e transparencë. Pjesën tjetër e vlerësojnë të tjerët.

Nurian Seiti: Ka qenë SPAK efektive, ka ndonjë ngërç për kaq shumë pritshmëri dhe me paragjykime?

Arben Kraja: SPAK-u është strukturë e ngritur nga e para dhe normalisht do ketë probleme, ndryshe nga BKH që i gjeti të gjitha gati. Rezultatet kanë ardhur, ka eshe shumë punë, do bëhet shumë punë.

Arben Kraja: 2021 ka pasur rritje të madha në seanca gjyqësore, në Shkallë të Parë, Apel, Gjykatë të Lartë, por edhe në Kushtetuese. Ka qenë mbingarkesë për prokurorët dhe patjetër duhet stafi i duhur. Kam kërkuar që edhe SPAK të ketë ndihmës ligjor për të përballuar ngarkesën. Po se zbardhe në kohë, humbet prova. Problematika më e madhe që kemi hasur ka qenë moszbardhja në kohë, kemi punuar shumë që përgjimi dhe zbardhja të bëhen në kohë. Kur të vij grupi i dytë i oficerëve të BKH do të jemi më të qetë. Ligji parashikon mbrojtjen e prokurorëve, siguria është e rëndësishme pasi hetohen njerëz të grupeve të ndryshme kriminale, por nuk kemi pasur probleme të mëdha.

Alfred Balla: Ndjeni ndonjë nevojë për ndryshime ligjore për SPAK-un?

Arben Kraja: Faktikisht ne jemi të mbingarkuar, ligjvënësi i ka përcaktuar. Do pak kohë të konsoliduar struktura. Ne reaguam para një viti me korrupsionin 10 euro, 20 euro dhe na lehtësoi. Ne jemi të fokusuar për ta zbatuar ligjin se sa për ta ndryshuar.

Tartar Bazaj: Në këtë investim qindra miliona euro, e ndjen veten krenar për SHBA-në dhe ju e ndjeni veten të zotë që e drejtoni?

Arben Kraja: Duhet të përgjigjem?

Tartar Bazaj: Unë do përgjigjesha me po.

Arben Kraja: Duhet kohë ta analizosh veten. Ne të gjithë jemi të përgjegjshëm, transparent, raportojmë par opinionit dhe para jush. Bashkëpunojmë me të gjitha strukturat.

Nurien Seiti: Prokurorët e SPAK nuk mund të pretendojnë se janë më të mirët e Republikës, ka magjistratë e prokurorë të tjerë të shkëlqyer. Prokurorët e SPAK vetëm guxuan të konkurrojnë për atë strukturë. 

LAJM KRYESOR:Kraja në KLP: S’ka presion, prokurorët vijojnë punën, s’bëj vetëvlerësim (DEBATET)

(F.m/dosja.al)

Kryeministri Rama, prej disa ditësh po sulmon SPAK për arrestimet nga radhët e PS dhe kërkoi prangosjen e Berishës dhe Metës. Cilat janë arsyet sipas jush?

View Results

kryesore politike arben kraja arben kraja ne klp nurien seiti tartar bazaj arben kraja arben kraja ne klp nurien seiti tartar bazaj

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj