"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar!
...
Politike
Tërmeti, kriza dhe integrimi/ Basha flet pas takimit me ministrin italian: Qeveria të kthehet nga veprat, jo fjalë
11 Dhjetor 2019, 15:06Nga DOSJA
TIRANË-Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Bash ka folur pas takimit me ministrin e Jashtëm italian Luigi Di Maio, i cili u mbajt në rezidencën italine, përballë Liceut. Basha falenderoi ministrin italian për mbështetjen e dhënë nga qeveria italiane, për të prekurit nga tërmeti.
Kryedemokrati u shpreh se tragjedia e 26 nëntorit dëshmoi sesa i papërgatitur është shqiptar, tesksa shtoi se qeveria e ka për detyrë të anulojë kontratat me oligarkët, për t’i ardhur në ndihmë të prekurve nga tërmeti.
Lideri i PD-së, theksoi se pjesë e diskutimit ka qenë edhe rruga evropiane e Shqipërisë, ku sipas tij, është folur për kontributin që mund të japë opozita në zgjidhjen e krizës politike dhe integrimin e vendit.
“I shpreha mirënjohje për ndihmë e jashtëzakonshme të Italisë në ditët e 26 nëntorit dhe që vazhdon të na japë. Ndërkohë që faza e dytë e emergjencës po godet mijëra familje shqiptare. Italianët ishin ndër të parët, me pajisje që na erdhën në ndihmë, por edhe me specialistë të kërkim-shpëtimit.
E falënderove dhe për rolin që Italia po luan për integrimin e Shqipërisë dhe për avokatin e palodhshëm që po bën. Diskutuam për krizën dhe kontributin e opozitës për zgjidhjen e kësaj krize, përmes udhërrëfyesit të Bundestagut.
26 nëntori ishte fatkeqësi natyrore, por tregoi qartë se sa i papërgatitur është shteti shqiptar për t’iu përgjigjur një fatkeqësie të tillë. Larg qoftë sikur diçka e tillë të përsëritej prapë sot do të ishim të papërgatitur. Ky është një risk që nuk mund të pranohet. Ndaj kam kërkuar që të kalohet nga fjalët, shfaqjet, sjelljet e papranueshme ndaj gazetarëve, analistëve, dhe të kalohet urgjentisht në vepra që janë detyrë e qeverisë.
Qeveria e ka për detyrë të ndihmojë njerëzit në nevojë, të përfundojë një orë e më parë vlerësimin, të shtojë grupet e punës në terren, të anulojë kontratat e oligarkëve, për mijëra familje pa strehë, pa bukë, me fëmijë të vegjël. E ka për detyrë t’i gjendet pranë biznesit, kudo, jo vetëm aty ku është goditur.
Ekonomia jonë ishte goditur nga një tërmet ekonomik edhe para këtij tërmeti. Fokusi im dhe e opozitës është të ndihmojë me çdo mënyrë njerëzit dhe jo të bëhemi pjesë e një shfaqjeje, që po na turpëron dhe po shton varfërinë”, u shpreh Basha.
Ditën e sotme ministri i Jashtëm italian,Luigi Di Maio vizitoi Shqipërinë. Ai nënshkroi edhe marrëveshjen e dhurimit të materialeve të nevojshme të shpëtimit për të përballuar katastrofat dhe situatat e emergjencës të dhuruara nga Emergjencat Civile italiane. Nga Vora, Di Maio, ku pa gjendjen e banorëve të prekur nga tërmeti, theksoi se Italia mbështet Shqipërinë në rrugën e Bashkimit Europian.
(a.m/dosja.al)
Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:
TIRANË– Kryeministri Edi Rama zhvilloi një konferencë të parbashkët për shtyp me ministrin italian Luigi Di Maio. Rama, shprehu edhe një herë mirënjohjen p...
TIRANË- Presidenti Ilir Meta ka reaguar përmes zëdhënësit të tij tedi Blushi pas deklaratave të sotme të Kreut të Këshillit të Emërimeve në Drejtësi, Ardia...
LAC– Kryeministri Edi Rama është larguar në mënyrë të beftë nga takimi me banorët e prekur nga tërmeti në Laç. Në një formë të paprecedentë, shefi i qeve...
DITA ka botuar sot faksimile të dy raporteve të TAP dhe SHELL si dhe një hartë-studim të KE. Të tri dokumentat kanë paralajmëruar aktivitetin sizmik të shtuar t...
TIRANË– Ministrja e Mbrojtjes Olta Xhaçka ka mbajtur një deklaratë të përbashkët për shtyp me zëvendës asistenten e sekretarit të Mbrojtje së SHBA-s...
TIRANE- Gazetari Ylli Rakipi ka replikuar me të pranishmit në Komisionin e Medias për paketën Anti-shpifje. Rakipi iu tha socialistëve se Rama vishet si profeti...