Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital
3 Qersho...
Aktualitet
Theu arrestin shtëpiak e kundërshtoi policët, kapet 31-vjeçari me dy emra në Tiranë
17 Dhjetor 2021, 13:17Nga DOSJA
TIRANË – Policia e Tiranës ka vënë në pranga një 31-vjeçar, i cili ishte shpallur në kërkim për disa vepra të rënda penale, si: “Kundërshtimi i punonjësit të Policisë të rendit publik” kryer në bashkëpunim, “Largimi i të burgosurit nga vendi i qëndrimit” dhe “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.
I arrestuari ka shkelur masën e arrestit shtëpiak, ndërsa kur është konstatuar për këtë shkelje, ai së bashku me një tjetër, kanë kundërshtuar forcat e policisë. Ndërkohë, gjatë kontrollit këtij personi i është gjetur edhe kokainë në xhep.
Njoftimi i policisë:
Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr. 1 bënë kapjen dhe ndalimin e shtetasit F. (Xh). L., 31 vjeç, pasi ishte i shpallur në kërkim për veprat penale “Kundërshtimi i punonjësit të Policisë të rendit publik” kryer në bashkëpunim, “Largimi i të burgosurit nga vendi i qëndrimit” dhe “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”. Ky shtetas ka shkelur masën e sigurisë “Arrest në shtëpi”, për veprën penale “Largimi i të burgosurit nga vendi i qëndrimit” dhe në bashkëpunim me shtetasin Xh. M. (i arrestuar në flagrancë), kanë kundërshtuar punonjësit e Policisë. Gjatë kontrollit fizik, shtetasit F. (Xh). L. i është gjetur një sasi e vogël lënde e dyshuar narkotike kokainë.
TIRANË– Dega numër 8 e Partisë Demokratike ka hapur zyrën e saj dhe është e para që ka vënë logon e re të PD-së që u përdor në Kuvendin e 11 dhjetori...
TIRANË– Pallati 7-katësh i Maks Velos do të shembet. Ditën e sotme kanë nisur punimet për të nxjerrë inertet në mënyrë që të mos dëmtohen ndërtesat q...
TIRANË – Një aksident tragjik me pasojë vdekjen ka ndodhur pak minuta më parë në Pezë-Helmës të Tiranës, ku një automjet ka dalë nga rruga. Ngjarja ka ndod...
TIRANË – Pensionistët, të cilët e marrin pensionin e tyre në bankë, do të mund ta tërheqin atë në datë 20 dhjetor, ku bashkë me këstin mujor të dhje...
TIRANË – Policia e Tiranës ka bërë të mundur arrestimin e një personi të kërkuar, pasi së bashku me pesë persona të tjerë, akuzohet se është autori i disa ...
TIRANË– Gjyqtarja Daniela Shirka do të jetë kryesuesja e trupës gjykuese që do të ketë në dorë fatin e ish-ministrit të Brendshëm Saimir Tahiri dhe i...