Plagosja me armë zjarri në Elbasan/ Sherri mes adoleshentëve nisi në një lokal
20 Korrik, 21:14
...
Aktualitet
Dorëhiqet nga shqyrtimi i statutit të Berishës gjyqtari Agron Zhukri
17 Dhjetor 2021, 12:15Nga DOSJA
TIRANË– Gjyqtari Agron Zhukri të cilin e përgjodhën ‘goglat’ për të shqyrtuar e gjykuar ndryshimet e bëra në statutin e Partisë Demokratike në Kuvendin e mbajtur më 11 dhjetor nga ish-kryeministri Sali Berisha, është dorëhequr. Mësohet se Zhukri e ka depozituar sot tërheqjen e tij nga kjo dosje, për arsye që ende nuk dihen. Pritet që të hidhet sërish shorti për të zëvendësuar Zhukrin.
Komisioni i Rithemelimit të Partisë Demokratike i depozitoi më 15 dhjetor në Gjykatë ndryshimet statuore që u miratuar në Kuvendin Kombëtar të PD-së më 11 dhjetor, të thirrur nga ish-kryeministri Sali Berisha.
Me këtë hap të ndërmarrë, Komisioni i Rithemelimit të PD-së synon të legalizojë çdo ndryshim të miratuar në Kuvend, por duhet zgjedhur gjyqtari. Edhe kreu i Partisë Demokratike Lulzim Basha ka depozituar në Gjykatën e Tiranës ndryshimet e bëra në statut në Kuvendin e mbledhur nga PD më 17 korrik. Çështja është regjistruar dy ditë më parë dhe është shortuar pranë kësaj gjykate. Dosja është në duart e gjyqtares Blerina Muça.
TIRANË – Pensionistët, të cilët e marrin pensionin e tyre në bankë, do të mund ta tërheqin atë në datë 20 dhjetor, ku bashkë me këstin mujor të dhje...
TIRANË – Policia e Tiranës ka bërë të mundur arrestimin e një personi të kërkuar, pasi së bashku me pesë persona të tjerë, akuzohet se është autori i disa ...
TIRANË– Gjyqtarja Daniela Shirka do të jetë kryesuesja e trupës gjykuese që do të ketë në dorë fatin e ish-ministrit të Brendshëm Saimir Tahiri dhe i...
TIRANË – Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme ka publikuar sot një njoftim zyrtar sipas të cilit, nga data 19 dhjetor deri më 10 janar të vitit ...
TIRANË– 255 mijë euro, para kesh të gjetura në mjete të ndryshme në pika kufitare të Shqipërisë janë sekuestruar. Sipas njoftimit të Policisë së Shte...