Protestë masive kundër projektit në Zvërnec/ Qytetarët para Kryeministrisë thirrje kundër qeverisë: Rama të japë dorëheqjen (PAMJET)
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar! ...
Ish-ushtarak dhe njohës i armëve/ Kush është Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau një polic e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
TIRANE – Kukësi do të përballet nesër, në orën 16:45, me Skënderbeun në “Elbasan Arena”, në takimin e vlefshme për javën e 8-të të Kategorisë Superiore. Një ndeshje, që ndryshe nga edicionet e shkuar, nuk ka pritshmëri të mëdha, pasi edhe skuadrat kane disnivele cilësore.
Pas 4 fitoreve të fundit, verilindorët vijnë si favoritë në letër, ndryshe nga korçarët që në këto javë kanë lënë për të dëshiruar, për sa i përket rezultateve dhe paraqitjeve të paqëndrueshme. Trajneri i verilindorëve, Skënder Gega ka folur në prag të kësaj ndeshjeje për “RTSH Sport”, duke u shprehur:
“Ky kampionat është shumë i ngjeshur dhe disnivelet janë të vogla. Nga java nga java ndryshojnë. Skënderbeu ka bërë dhe ndeshje shumë të mira. E vlerësojmë si kundërshtarë dhe do të shkojmë 100% se nuk ka ndeshje të lehta. Edhe ne kemi pasur periudhat tona të vështira. Një ndeshje e thyen çdo gjë, megjithatë, ne jemi gati për nesër. Gjendja jonë është e mirë, kemi 2 lojtarë që janë të dëmtuar. Është shans i pjesës tjetër që s’ka luajtur.
Mbas javës së parë ne na nxorën në Kategori të Parë. Kam dëgjuar opinionistë, por është e drejta e tyre. E rëndësishme është që të shohim vetëm punën tonë. Të shohim përbërjen, ecurinë, anën fizike, çdo gjë. Dy ndeshjet e para, as nuk të japin kampionatin, as nuk të humbasin kampionatin. E rëndësishme është që e kaluam atë ngërç. Ndoshta edhe shorti ka qenë i fortë që në fillim. Kemi pasur probleme, sepse është një ekip pothuajse e ri në përbërje. Duhet koha e vetë. Nuk jemi aty ku dëshirojmë, por javë mbas jave do të mundohemi të korrigjohemi.
Unë nuk i ndaj lojtarët. Edhe Ibrahimi e ka shprehur, që nuk është vetëm Ibrahimi këtu. Ai është vlerë e shtuar, edhe e kampionatit shqiptar, edhe e klubit, prandaj e kemi marrë. Edhe sikur mos shënonte, e rëndësishme është që kontributi i tij të ishte maksimal. Unë jam i kënaqur. Për lojtarët e rinj, Bytyçi, Dragoshi, portieri, janë një grup i ri. Kemi Domin, kemi Gavazajn. Një grup premtues që do kohën e vetë. Në momentin e duhur do e ketë secili shansin e vetë. Gjithmonë shansi shfrytëzohet në të mirë të ekipit”, u shpreh Gega për “RTSH Sport”.
B.T (Dosja.al)
1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:
ANGLI– Nuk ka spektakël në derbin e Manchesterit. Një supersfidë që përfundoi në barazim pa gola me Manchester City-n dhe United që u kënaqën me nga një p...
ANGLI-Florian Marku nuk ishte aspak i kënaqur me vendimin gjyqtarëve në ndeshjen ndaj Jamie Stewart. Boksieri shqiptar u shfaq i nervozuar me gjyqtarët.“Boksi ë...
Vendimi i së mërkurës i Gjykatës se Tiranës, për pezullimin e Asambleve të Jashtëzakonshme të thirrura nga Komiteti Ekzekutiv i KOKSH-it erdhi si një lajm i mir...
ANGLI– Florian Marku nuk arrin të marrë fitoren e rradhës në boksin profesionist. Boksieri shqiptar ndodhej në Britani për të boksuar ndaj Jamie Stewart. ...
KAMEZ – Humbja me Vllazninë ka lënë shije të hidhur në Krujë, por trajneri Ramazan Ndreu në konferencën për shtyp para ndeshjes ka kërkuar nga skuadra që të men...
SHKODER – Trajneri gjerman i Vllaznisë, Thomas Brdariç, ka dalë para mediave dhe ka folur për ndeshjen me Partizanin, e cila do të zhvillohet nesër, duke...
GJERMANI– Nuk kishte ndodhur prej vitesh që Borussia Dortmund të pësonte 5 gola në “Signal Iduna Park”. Në javën e 11-të të Bundesligës gjermane, verdhezi...
MILANO-Pas zhgënjimit në Champions League, Interi rikthen vëmendjen në kampionat, objektivi i vetëm i Antonio Contes që do të përqëndrojë të gjithë forcat në Se...
ABU DHABI – “Pole-position”-i fundit i sezonit 2020 në Formula 1 i përket një super Maks Verstapen. Në Abu Dhabi, në cirkuitin Jas Marina, piloti holandez i Red...
ITALI – Mbrojtësi i ri turk Ozan Kabak në janar pritet të kalojë në radhët e kuqezinjve të Milanit. Në Spanjë janë të sigurtë për të këtë. Në veçan...