All - Scripts - 5
LIVE UPDATES
All - General - 1
Sport

“KOKSH”-i, rrumpalla e gatuar nga “eminenca gri” Bello dhe presidenti “kukull” Bezhani. Indiferenca e Ministrisë e

12 Dhjetor 2020, 19:27 Nga DOSJA
All - Paragraf - 1

Vendimi i së mërkurës i Gjykatës se Tiranës, për pezullimin e Asambleve të Jashtëzakonshme të thirrura nga Komiteti Ekzekutiv i KOKSH-it erdhi si një lajm i mirë, në këto ditë kur lajmi i keq është bërë pjesë e “normales”.

Ambienti sportiv shqiptar duket sikur është mësuar tashmë me rrëmujën, neglizhencën dhe bërjen e punëve si t’i vijë, por duket se gjërat janë duke ndryshuar. Ndonëse vendimi i Gjykatës nuk është zbardhur ende, mësohet se kërkesa e FSHF-së është pranuar për shkak të cënimit të të drejtave që kjo e fundit gëzon si anëtare e KOKSH-it në baze të Ligjit për Sportin dhe Statutit të Komitetit Olimpik.

KOKSH-i është përfshirë prej vitesh në një luftë të brendshme pushteti mes presidentit Viron Bezhani dhe sekretarit të përjetshëm, Stavri Bello. I pari, në përfundim të mandatit të tij pa të drejtë rikandidimi, ndërsa i dyti, në dekadën e tij të tretë si eminencë gri e olimpizmit shqiptar. Të dy zyrtarët e lartë ndodhen prej vitesh në dyert e Prokurorive e Gjykatave, pa menduar se ç’pasoja ka sjellë kjo përplasje për sportin dhe federatat sportive.

Sjellja e këtyre dy zyrtarëve në fakt, nuk përbën më surprizë për ata që e kanë ndjekur çështjen nga afër e që u është dashur që për ndonjë rrugë jashtë shtetit, të mbajnë anën e njërit apo tjetrit. E vërteta është që Bello i ka luajtur kartat e tij me më shumë finesë dhe ka ditur të qëndrojë larg përplasjeve direkte, pasi gjithmonë ka pasur garancinë e numrave, të cilët i ka kopsitur me një mjeshtëri meskine, për t’u përballur me çdo situatë. Viron Bezhani nga ana tjetër, nuk ka nevojë për koment. Ajo çka duhet kuptuar ama është pikërisht fakti, se ky president erdhi në detyrë me mbështetjen e numrave të Stavri Bellos, i cili e mori të mirëqenë bindjen e Bezhanit.

Përfshirja e FSHF-së në proces, fillimisht duke marrë rol protagonisti dhe më pas duke ndërmarrë veprime ligjore, u pa me dyshim nga skeptikët e zakonshëm: “Ku e ka hallin futbolli? Ç’punë ka Duka këtu?”. Unë personalisht kam një tjetër pyetje: Po federatat e tjera ku janë? A nuk janë edhe ato anëtare të KOKSH-it, njësoj si FSHF? A nuk janë edhe ato të prekura nga kjo rrumpallë? Pse janë pajtuar me këtë rrëmujë? Po ata zotërinj kandidatë për presidentë e për anëtarë të Komitetit Ekzekutiv a ku di unë, pse nuk e vënë ujin në zjarr? Si mendojnë se do zgjidhen në një proces të jashtëligjshëm? Si mendojnë se do ushtrojnë kompetencat e tyre, kur janë produkt i një procesi të skicuar me makinacionet e Stavri Bellos? Po nejse!

Të njëjtat pyetje mund t’i drejtohen edhe Ministrisë së Arsimit, Sportit dhe Rinisë. Dihet që kjo e fundit, sportin nuk e ka biznes themelor, por dreqi ta hajë, si s’u bë dikush mbarë për t’i thirrur në Ministri që të vendoset pak rregull?! Tek e fundit, MASR financon KOKSH-in dhe sportistët olimpikë, ndaj jo vetëm ka të drejtë të kërkojë pak llogari, por ka detyrimin të marrë masa. Ministria nuk mund të qëndrojë neutrale, sepse këtu nuk bëhet fjalë për të mbajtur anën e njërit apo tjetrit, këtu bëhet fjalë për parimet e olimpizmit dhe çfarë vlerash përfaqësojnë ata që ngrenë flamurin kombëtar në botë. Po çfarë ka bërë ministria? Në vend që të ndërhyjë dhe të vendosë pikat mbi “i”, shkon dhe fut si kandidat në zgjedhjet për KE punonjës të administratës. Po nejse!

Kthehemi te gjykata. Kushdo që ka pak ndërgjegje qytetare duhet të marrë një mësim nga ky vendim. Pa rregulla nuk ka sport! Çdo sport ka rregullat e veta dhe institucionet që drejtojnë sportit nuk bëjnë përjashtim. KOKSH-i ka dështuar në misionin e vet, sepse nuk ka dashur të zbatojë rregullat. Nuk ka dashur t’i bindet parimeve olimpike dhe ka zëvendësuar solidaritetin me përçarjen dhe klientelizmin.

Ky është një moment i mirë, jo thjesht për FSHF-në, por për të gjithë komunitetin sportiv shqiptar. Është moment për t’u ndalur e për t’u kthjelluar dhe ndërgjegjësuar, që vetëm më të bashkuar rreth rregullave të ndershme dhe të barabarta sporti shqiptar mund të rritet siç thotë moto olimpike, më shpejt, më lart dhe më i fortë.

B.T (Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sport sport asambleja e jashtezakonshme koksh ministria e kultures rinise dhe sportit stavri bello dhe viron bezhani vendimi i gjykates asambleja e jashtezakonshme koksh ministria e kultures rinise dhe sportit stavri bello dhe viron bezhani vendimi i gjykates


All - ArticleEnd - 1
All - ArticleEnd - 1
All - ArticleEnd - 1
All - ArticleEnd - 2
All - ArticleEnd - 2

Sondazh

Poll

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin qytetin e Vlorës

Shi dhe erë e fortë, stuhia e befasishme godet Vlorën

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet