LIVE UPDATES
Aktualitet

Vdekjet nga Covid/ GRAFIKU, Tirana dhe Vlora, më të goditurat nga pandemia në 2021

15 Shkurt 2022, 06:08 Nga DOSJA

Vlora dhe Tirana janë dy qarqet që kanë shënuar humbjet më të mëdha në jetët e njerëzve në vitin 2021. Sipas të dhënave të INSTAT, fatalitetet në Vlorë ishin 50.3% më të larta në vitin 2021, në krahasim me mesataren e 2016-2019, kur kishim një situatë normale.

Në Vlorë humbën jetën gjithsej 2,455 persona, në 2021, nga rreth 1,600 në mesataren e katër viteve përpara pandemisë. Ky përkeqësim erdhi teksa në 2020-n vlonjatët i kishin rezistuar pandemisë, me vdekjet që ishin shtuar me 12.8%, ndër më të ulëtat në vend. Pas Vlorës është kryeqyteti i vendit që ka pasur humbjet më të mëdha nga pandemia. Vdekshmëria në Tiranë vijoi të ishte e lartë për të dytin vit radhazi, duke kulmuar në një rritje prej 49.8% në 2021 në raport me mesataren 2016-2019, ndërsa dhe në 2020 humbjet kishin qenë të larta (+36.4% në krahasim mesataren 2016-2019).

Në kryeqytet humbën jetën rreth 7800 persona nga 5200 në një vit normal pa pandemi. Mjekët shpjegojnë që numri i lartë i fataliteteve në Tiranë ka si arsye kryesore dendësinë e lartë të popullsisë në raport me qytetet e tjera, duke favorizuar përhapjen më të madhe të virusit. Në qendrat e mëdha urbane ku grumbullimet janë edhe më të larta, infektimet përhapen më shumë e për pasojë edhe fatalitetet janë më të mëdha. Sidomos gjatë dimrit 2021 kishte një përhapje të lartë në vatrat familjare.

Pas Tiranës, renditet Fieri, me rritje prej 48.5% të fataliteteve (në raport me mesataren 2016-2019), i ndjekur nga Berati me 41.1% dhe Durrësi me 39.5%.

Lezha dhe Shkodra që në vitin 2020 pritën valën më të fortë të pandemisë, edhe në 2021 u përballën me rritje të vdekshmërisë shtesë, përkatësisht me 36.5% dhe 36.4%.

Rritje të fortë të fataliteteve, në raport me vitin e parë pandemik shënoi dhe Gjirokastra (+33.5%, nga 17% në 2020-n).

Mesatarisht, vdekjet në vend u rritën me 40% në 2021-in, në krahasim me mesataren përpara pandemisë, nga 26.4% që ishte vdekshmëria shtesë në 2020-n. të gjitha qarqet, me përjashtim të Kukësit panë rritje më të lartë të vdekjeve shtesë në 2021, në raport me vitin e parë të pandemisë.

Qarku i Kukësit rezulton që e ka kaluar më lehtë pandeminë, me shtim të fataliteteve në 2021 me 13.2%, shumë më e ulët sesa mesatarja rajonale, e shpjeguar kjo sipas mjekëve me moshën e re të popullsisë dhe dendësinë e ulët për shkak të emigracionit të lartë.

Në raport me popullsinë, në vend u shënuan 10.8 vdekje për 1,000 banorë, nga 7.6 që ishte ky tregues për periudhën mesatare 2016-2019, sipas të dhënave të INSTAT, të përpunuara nga Monitor. Treguesi u përkeqësua jo vetëm për shkak të pasojave të pandemisë, por edhe pakësimit total të popullsisë në vend. Sipas INSTAT, në vitin 2021, popullsia në vend ishte rreth 1.1% më e ulët sesa përpara se të fillonte pandemia (ose rreth 32 mijë persona më pak).

Në vitin 2021, për herë të parë në gati një shekull, vdekjet ishin më të mëdha sesa lindjet.

Rekordin e mban Gjirokastra me 18 vdekje për 1,000 banorë, por ky është një qark që edhe në vite normal ka vdekshmëri më të lartë për shkak të popullsisë në moshë të vjetër. I dyti ishte Berati (14.1) dhe e treta Korça.

Tirana, ndonëse pa një rritje të lartë të vdekjeve nga pandemia është e parafundit në raport me popullsisë, për shkak se është ndër të paktat qarqe që ka ende rritje të numrit të banorëve (migrim të brendshëm pozitiv).

Sërish Kukësi renditet si qarku që kishte me pak humbje jete në raport me popullsinë (8.2).

Gati 15 mijë vdekje shtesë që nga fillimi i pandemisë

Që nga prilli 2020, kur vala e pandemisë filloi të jepte efektet e para në Shqipëri deri në fund të vitit 2021, në vend janë shënuar rreth 14.6 mijë vdekje shtesë në krahasim me mesataren e periudhave përkatëse 2016-2019.

Për gjithë vitin 2021, në vend u shënuan gjithsej rreth 30.6 mijë (30,580) humbje jete, duke shënuar nivelin më të lartë rekord të arritur ndonjëherë në historinë e vendit. Ky është viti i dytë radhazi, kur fatalitetet në vend po rezultojnë të larta. Në vitin e parë të pandemisë, në 2020-n u regjistruan në total 27.6 mijë fatalitete, nga 21.8 mijë që ishte mesatarja e periudhës 2016-2019.

Në krahasim me mesataren e 2016-2019, kur ishte një periudhë normale, vdekjet në vitin 2021 janë rritur me 40%. Edhe në 2020-n, vdekshmëria shtesë në raport me mesataren 2016-2019 u rrit me rreth 26%./MONITOR

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

aktualitet aktualitet covid ne shqiperi pandemi shqiperi vdekjet nga covid covid ne shqiperi pandemi shqiperi vdekjet nga covid


Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj