LIVE UPDATES
Aktualitet

Tirana heq lejet e punës për shqiptarët e Malit të Zi dhe të Maqedonisë së Veriut

15 Maj 2019, 10:22 Nga DOSJA
Tirana heq lejet e punës për shqiptarët e Malit të Zi dhe

TIRANË- Duke filluar kjo javë, shqiptarët etnikë nga Mali i Zi dhe Maqedonia e Veriut tani kanë të njëjtën qasje në vendet e punës në Shqipëri si vendasit, sipas një vendimi të marrë nga kabineti i kryeministrit Edi Rama, vendim i cili u bë publik të hënën.

“Shqiptarët nga Mali i Zi dhe Maqedonia e Veriut do të gëzojnë të drejtën e punësimit, ashtu si qytetarët shqiptarë, përveç rasteve kur punësimi lidhet posaçërisht me shtetësinë shqiptare, në përputhje me legjislacionin në fuqi,” tha Ministria e Financave dhe Ekonomisë në një deklaratë.

Ministri i Jashtëm Gent Cakaj tha se vendimi, i cili u miratua zyrtarisht më 10 maj, do të thotë se shqiptarët nga Mali i Zi dhe Maqedonia e Veriut tani kanë të njëjtat të drejta për të punuar në vend si shqiptarët nga Kosova dhe rajoni i Luginës së Preshevës në Serbi.

Qeveria shqiptare hoqi lejet e punës për shqiptarët nga Kosova dhe Lugina e Preshevës në maj të vitit 2014.

“Edhe pse mund të duket si një lëvizje pa ndikim të menjëhershëm ose mund të tingëllojë si një nismë krejtësisht simbolike, ky është një hap i domosdoshëm drejt rritjes së lidhjeve me shqiptarët në vendet fqinje pa dallim,” shkroi Cakaj në Facebook të hënën.

Ai shtoi se vendimi ishte pjesë e një pakete më të gjerë masash që Shqipëria ka planifikuar për të afruar më shumë shqiptarët etnikë në rajon.

Shqiptarët etnikë përbëjnë rreth pesë për qind të popullsisë së Malit të Zi dhe përbëjnë shumicën në zonën e Tuzit dhe shumicën e Malit të Zi jugperëndimor.

Ndërsa papunësia e përgjithshme në Malin e Zi është rreth 16 për qind, shifra është afër 20 për qind në zona si Tuzi dhe Ulqini, ku ndodhet shumica e shqiptarëve etnikë të vendit.

Vetëm 2.8 për qind e vendeve të punës në punonjësve civil mbahen nga shqiptarët etnikë, sipas një raporti qeveritar mbi punësimin e pakicave të shtetit, publikuar në qershor 2011.

Shqiptarët janë pakica më e madhe etnike në Maqedoninë e Veriut, ku ata përbëjnë rreth një të katërtën e popullsisë prej dy milionë banorësh, sipas regjistrimit kombëtar të vitit 2002.

Disa vlerësime sugjerojnë se rreth 200,000 shqiptarë etnikë nga Maqedonia e Veriut janë larguar nga vendi për të punuar jashtë, duke kërkuar kushte më të mira ekonomike.

(Marrë nga Reporter.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet lejet e punes madeqoni e veriut mali i zi vendimi i qeverise lejet e punes madeqoni e veriut mali i zi vendimi i qeverise

Sondazh

Poll

Aksidenti tragjik te rrethrrotullimi i TEG-ut, ja momenti kur betonierja humbi kontrollin dhe ra

Aksidenti tragjik te rrethrrotullimi i TEG-ut, ja momenti kur betonierja humbi kontrollin dhe ra

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, qytetarët marshojnë në rrugët e kryeqytetit: Ju erdhi fundi!

“67 vajzat e djemtë që sot morën diplomën”/ Rama: Transformimi nuk ndalet

Diplomimi i 67 oficerëve të rinj/ Rama: Deri në 2030 paga si të NATO-s

Aktivistja: Çështja e pronave të Rrjollit në Gjykatën e Lartë, nuk do t’i gëzoni!

Qytetari: Rama u rikthye përsëri atje në vendin e krimit, në Theth

Qytetari: Unë kam ardhur këtu sepse më ka sjellë halli

I riu: Ju merrni avionin dhe kuroheni jashtë, shqiptarët i keni lënë për bukën e gojës

Aksident i rëndë te rrethrrotullimi i TEG-ut, momenti kur betonieria bie nga lartësia

Dita e 53-të e protestës/ Qytetarja: Paguajmë 4.2 mln për Kanye West, spitalet janë pa ilaçe

Qytetari: I bëj thirrje të gjithë sistemit arsimor, të bashkohen në protestë

Dita e 53-të e protestës/Qytetarët nisin marshimin drejt godinës së Kryeministrisë

YouTuberi MrBeast dhe Thea Booysen i thonë ‘Po’ njëri-tjetrit, çifti kurorëzon dashurinë në martesë

Stuhia në Sarandë/ Era e fortë shkatërron çatinë e një pallati 12-katësh

"Më mirë sot sesa 10 vite më parë"/Shakira në qendër të vëmendjes në moshën 49-vjeçare

Aksidenti i rëndë te rrotullimi i TEG-ut, pamje nga vendngjarja

Rrezikuan të mbyteshin në det, Policia Kufitare shpëton pesë anëtarët e një familjeje në Himarë

Protestat para Kuvendit, Lamallari: Të intimidosh deputetët nuk është demokraci

Berisha: Protesta po firmos fundin e sundimtarit më të keq që ka pasur Shqipëria pas Enver Hoxhës

Berisha: Turizmin e ka shkatërruar narkoeuro dhe qëndrimi i Ramës ndaj shqiptarëve të Kosovës

Berisha: Rama po bën gjithçka kundër protestës duke përdorur policinë kriminale

Ministri Gogu: Reforma në Drejtësi po konsolidohet, por sistemi përballet ende me sfida

Bylykbashi:E papranueshme që nuk vjen drejtori i Policisë së Shtetit. Gjiknuri:Nuk ka asnjë detyrim

Debate në komisionin për Reformën Zgjedhore/Vokshi përplaset me Gjiknurin: Mos më thuaj mua e dashur

A do të realizojë regjisori Christopher Nolan një film horror pas suksesit global të “Odyssey” ?

Aksident në aksin Rrogozhinë-Lushnjë/Furgoni përplas mjetin bujqësor, 50-vjeçari përfundon te Trauma

Stuhia bën kërdinë, xhama të thyer e pemë të rrëzuara, tre persona përfundojnë në spital

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin qytetin e Vlorës

Shi dhe erë e fortë, stuhia e befasishme godet Vlorën

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para