LIVE UPDATES
Politike

Topollaj publikon faturat dhe akuzon Veliajn: Po vjedh bizneset në Tiranë, u ka rritur taskat

17 Prill 2020, 14:01 Nga DOSJA
Topollaj publikon faturat dhe akuzon Veliajn: Po vjedh bizneset në

TIRANË- Anëtari i Këshillit Bashkiak në Tiranë, Fabian Topollaj, ka hedhur sot akuza kundër Erion Veliaj. Në një reagim në mediat sociale, Topallaj shkruan se Veliaj po vjedh bizneset, pasi ka rritur taksat. Anëtari i Bindjes Demokratike shprehet me tej se absurdi i rritjes së taksave nga ana e Erion Veliajt në mënyrë të përvitshme në një kohë që asnjë shërbim nuk është përmirësuar në kryeqytet, arrin kulmin tek fatura e sivjetshme që i ka ardhur këtij biznesi në kulmin e pandemisë së Koronavirusit të ri.

Lali Eri është aq mospërfillës për situatën në të cilën ndodhen bizneset e Kryeqytetit në këtë rast, sa edhe afatet e shlyerjes së taksave vendore i ka identike me një vit më pare dhe nuk i ka shtyrë as edhe një ditë të vetme”, shton ai.

POSTIMI I PLOTË

Veliaj është në krye të detyrës vetëm për të grabitur bizneset e Kryeqytetit. Fotot e mëposhtme janë faturat e taksave vendore Tiranë të të njejtit biznes për vitet 2014, 2019 dhe 2020. Është një biznes që ka të njejtën shkallë tatimore që nga fillimi deri më sot. Në vitin 2014, kur kryetar Bashkie ishte shefi i Erion Veliajt, ky biznes paguante taksa vendore në shumën prej 85 120 lekësh. Vjet ai ka paguar dy herë e gjysëm më shumë, plot 197 456 lekë. Pavarësisht kësaj rritjeje eksponenciale taksash vendore, të cilat të gjitha kanë ndodhur në periudhën e Erion Veliajt, Administratori i këtij biznesi më tregoi që përdor të njejtën rrugë për të shkuar në fabrikën e tij që kur se e ka ndërtuar atë, ka të njejtin sasi të furnizimit me uji nga Ujësjellësi Tiranë, madje me cilësi të përkeqësuar dhe me sa mban mend ai Bashkia nuk ka zëvendësuar as koshat e mbeturinave urbane që ndodhen pranë biznesit të tij që nga ajo kohë.

Dhe absurdi i rritjes së taksave nga ana e Erion Veliajt në mënyrë të përvitshme në një kohë që asnjë shërbim nuk është përmirësuar në Kryeqytet arrin kulmin tek fatura e sivjetshme që i ka ardhur këtij biznesi në kulmin e pandemisë së Koronavirusit të ri. Në një kohë që gjendja e pandemisë po falimenton bizneset dhe askush nuk di të thotë nëse ato do mund të ekzistojnë deri në fund të vitit, Lali Eri shpejton t’ju dërgojë faturën e taksave vendore me një rritje prej 15% krahasuar me një vit më parë. Plot 222 500 lekë do duhet të paguajë i njejti biznes për Bashkinë Tiranë edhe ne 2020-ten, në kulmin e luftes, nëse do të huazonim terminologjinë e shefit të tij. Madje Lali Eri është aq mospërfillës për situatën në të cilën ndodhen bizneset e Kryeqytetit në këtë rast, sa edhe afatet e shlyerjes së taksave vendore i ka identike me një vit më pare dhe nuk i ka shtyrë as edhe një ditë të vetme.

Gjendja e Fatkeqsisë Natyrore që ka gjunjëzuar gjithë botën sot, duket sikur nuk ekziston po të ndjekësh veprimtarinë e Bashkisë Tiranë. Këshilli Bashkiak pa diskutime ka votuar me email (gjë që Erion Veliaj në daljet televizive e konsideron si mbledhje online), disa akte që synojnë të mos lejohen qytetarët të përdorin shërbimin urban (pra edhe me pak sherbime per bizneset) dhe asgjë më tepër se kaq. Ndërsa Kryetarit të Bashkisë i ka mjaftuar bagazhi i nje automjet për të kryer gjatë kësaj periudhe xhirimet ditore që e shfaqin atë duke transportuar i vetëm ndihma për nevojtarët. Nëse sot mund të kemi vërejtje për mënyrën se si e ka menaxhuar qeveria këtë situatë të jashtëzakonshme, të gjithë biem dakord që Bashkia Tiranë nuk ka ekzistuar në këtë rast. E nëse dikush do të më thotë që po kaq pasivë janë edhe Bashkitë Durrës, Elbasan apo Vlorë, do t’ju përgjigjesha se të paktën ato ju marrin më pak lekë banorëve të tyre, sepse kanë një nivel shumë më të ulët taksash në krahasim me Tiranën. Ndaj në këtë rast janë pak më të justifikuara në pasivitetin e tyre.

(A.B. Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike bizneset ne tirane erion veliaj fabian topollaj bizneset ne tirane erion veliaj fabian topollaj


Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj