All - Scripts - 5
LIVE UPDATES
All - General - 1
Politike

“Po fitimin e munguar?”/ Veliaj u numëron ‘bishat’ biznesmenëve të mëdhenj: Shisni mjetet luksoze, s’ju ka vënë

17 Prill 2020, 13:02 Nga DOSJA
“Po fitimin e munguar?”/ Veliaj u numëron ‘bishat’
All - Paragraf - 1

TIRANË– Kryetari i Bashkisë së Tiranës Erion Veliaj është shprehur se asnjë biznes nuk mund të kërkojë fitimin e munguar nga një qeveri që po lufton kundër armikut Covid-19. Ne një lidhje me “Skype”, në emisionin “Argument”, Veliaj numëroi të gjitha asetet luksoze që janë të regjistruara në Tiranë, në emër të biznesmenëve të mëdhenjë në Tiranë.

Gjatë intervistës, Veliaj shtoi edhe se biznesi i madh duhet të tregohet i arsyeshëm. Madje sipas kryetarit të Bashkisë, të gjithë këta biznesmenë vazhdojnë të paguajnë taksën e luksit dhe kërkojnë nga qeveria fitimin e munguar, janë të paarsyeshëm. Kryetari i Bashkisë tha se ata mund të shisnin një nga këto mjetet luksit dhe të paguanin punëtorët.

 “Kam dëgjuar biznese që i thonë kryeministrit: “Po fitimin e munguar”? Nuk ka bërë vaki, edhe Lufta e II-të Botërore, edhe Lufta e Ftohtë, apo luftëra të tjera, që bizneset jo vetëm të mos bëjnë sakrificë, por t’i kërkojnë qeverisë, e cila është në luftë, më paguaj edhe fitimin. Tani, Enio, për kuriozitetin tënd, në Tiranë sot janë regjistruar 43 Bentley, në Tiranë ka 7 Aston Martin, 185 Cadillac, 23 Ferrari, 149 Hummer. Ka më shumë Hummer biznesi i madh sesa Olta Xhaçka dhe ushtria jonë e NATO-s.

Në Tiranë ka 10 Lamborghini, 57 Maseratti, 16 Rolls Royce, 10 Maybach (Mercedes), 20 Corvette, 1066 Porsche dhe 403 Range Rover të tipit të fundit. Unë e kuptoj kur je biznes i vogël dhe i mesëm, bashkia të heq taksat, kurse qeveria të heq rrogat. Por, kur një biznes i madh në 6 javë, nuk ka shitur asnjë prej këtyre mjeteve të luksit, përkundrazi ka paguar edhe taksën e Hummer, të Corvette, Aston Martin, Ferrari-t, Lamborghini-t, Porsche, pra e ka paguar taksën e luksit dhe i thotë qeverisë “dua fitimin e munguar”, ndërkohë që duhet gjithashtu që qeveria dhe bashkia të kontribuojë për ata punëtorë, se ata punëtorë ta kanë blerë Aston Martin, ata punëtorë ta kanë blerë Corvette, ata punëtorë ta kanë blerë Ferrari-n, puna e këtyre punëtorëve të ka nxjerrë në selamet.

Kur një biznes i madh, në 6 javë nuk ka shitur asnjë prej këtyre mjeteve të luksit, por përkundrazi kanë paguar dhe taksën dhe i kërkojnë qeverisë fitimin e munguar. Kur të shoh që do të shiten këto makina dhe pronarët janë të gatshëm të heqin dorë nga luksi, asnjë nga këto biznese nuk do përfitojë heqjen e taksës së ndërtimit apo larjen e fitimit të munguar. Prandaj, duhet t’i ndajmë gjërat dhe të tregohemi realist.  Taksa e ndërtimit është diçka e lirë. Mos ndërto tani, shko ndërto në korrik. S’ti ka vënë njëri duart n fyt, që ‘aman ndërtoje ti tani”. Prit e mos paguaj taksën. Gjithsesi ka edhe biznesmenë që nuk kanë kërkuar gjë nga qeveria, por janë treguar solidarë që edhe na kanë ndihmuar sa herë kanë mundur.

Sjellja e sipërmarrjes është pak a shumë si sjellja e njerëzve. Kemi njerëz që dalin vullnetarisht për të bërë diçka të mirë, ka edhe të tjerë që janë mjaft cinikë. Ai që nuk bën asgjë e ka të lehtë të ankohet. Kemi disa biznese që pavarësisht vështirësisë na kanë ndihmuar me maska, ushqime, ashtu siç ka edhe biznese që nuk paguajnë punëtorët ose tatimet dhe duan ndihmë shtesë nga qeveria. Për bizneset, reale, solidare oferta e Bashksië shkon krah për krah me qeverinë. Në mars-prill nuk do paguhet asnjë taksë,”- tha Veliaj.

Më tej, Veliaj tregoi edhe se si është bërë vendisja e rendit tek tregjet.

 “Nesër kemi një ditë të madhe sprove, pasi është dita e fundit para karantinës së fundjavës, prandaj puna më e madhe do të jetë nëpër tregje ku kemi dhe fluksin më të madh. Jam krenar që jam kryetar i Tiranës, pasi janë njerëzit më të civilizuar, ku njerëzit kuptojnë se këto masa bëhen për të ruajtur higjienë maksimale. Në dy tregje ku kemi pasur probleme, kemi vendosur kangjella dhe kemi bërë disa hyrje-dalje. Por, gjithsesi janë disa mentalitete që nuk i vë dot kangjella, prandaj duhet të emancipohemi. Blerja masive si Viti i Ri në vakt ku nejrëzit magazinonin ushqime pafund, nuk ka më sens. Prandaj, ftesa për qytetarët është konsumoni sa duhet, pasi tregjet hapen sërish. Në tregjet e shumicës vërtet është kufizuar lëvizja e njerëzve, por jo e mallrave. Vetë Bashkia e Tiranës ka rezerva për 3-4 muaj. Produkte bujqësore gjithashtu kemi plot furnizim nga tregu i brendshëm,”- tha kryetari i Bashkisë.

Momenti pas minutës së 10:00

Për të ruajtur stabilizimin e çmimeve, Kryetari i Bashkisë Tiranë u shpreh se ky është një fenomen, i cili ndodh në të gjithë botën, por njerëzit duhet të denoncojnë spekulantët që abuzojnë me çmimet:

Ne kemi çdo të enjte takime javor me disa nga kryetarët e Bashkive kryesorë në botë. Pra, është një klasë virutale me liderët më të njohur në botë. Pra, ky nuk është fenomen shqiptar i rritjes së çmimeve. Spekulantë kemi në çdo qytet, Neë York, Toronto, Milano apo Romë. Pra, ka njerëz që tentojnë të përfitojnë. AKU vë gjoba në disa pika, por kjo nuk mjafton. Thirrja ime është së pari denonconi. Prandaj, të sillemi si njerëz të përgjegjshëm dhe të denoncojmë abuzuesit,”– shtoi Veliaj.

Një ditë më parë kryeministri Edi Rama deklaroi se në fillim të javës së ardhshme do të jenë të likuiduar,të gjithë ata që kanë përfituar nga paketa e parë, që janë bizneset e vogla që ajnë prekur drejtpërdrejt nga kriza për shkak të Covid-19. Rama u shpreh se në fillim të javës së ardhshme do të fillojë edhe shpërndarja e pagave të luftës për kategorinë e dytë, ku futen bizneset e mëdha, turizmi dhe bizneset evogla që nuk janë prekur në mënyrë të drejtpërdrejtë. Kjo kategori do të marrë 40 mijë lekë të reja.

(f.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike erion veliaj mjetet luksoze te biznesmenve olta xhacka erion veliaj mjetet luksoze te biznesmenve olta xhacka

All - ArticleEnd - 1
All - ArticleEnd - 1
All - ArticleEnd - 1
All - ArticleEnd - 2
All - ArticleEnd - 2

Sondazh

Poll

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd