Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital
3 Qersho...
Aktualitet
Tragjedia në Bullgari/Autobusi nuk u rregjistrua në doganë, shoferi humbi orientimin
25 Nëntor 2021, 07:13Nga DOSJA
BULLGARI– Shkaku i përplasjes së autobusit nga Maqedonia e Veriut në Bullgari, ku vdiqën 46 persona, mund të jetë humbja e orientimit të shoferit në rrugë për shkak të mungesës së sinjaleve. Ky është mendimi i dy ekspertëve nga Qendra Evropiane për Siguri Rrugore, Diana Rusinova dhe Krassimir Georgiev.
Dy ekspertët kanë kryer një eksperiment me një autobus të ngjashëm në itinerarin e mjetit të aksidentuar. Ata nuk kanë mundur të arrijnë në vendin e aksidentit pasi rruga është ende e mbyllur mirëpo kanë thënë se gjendja e shenjave në rrugë është e keqe.
është mësuar se doganierët nuk e kanë regjistruar autobusin e “Besa Trans” kur ai ka kaluar kufirin, por kanë regjistruar vetëm pasagjerët që ndodheshin në të. Kjo është konstatuar nga kontrolli i brendshëm i Drejtorisë së Doganore i cili ka njoftuar se dy punonjësit që ishin në detyrë atë ditë do të pezullohen nga puna, ndërsa shefi i tyre do të gjobitet.
Autobusi, i regjistruar në Maqedoninë e Veriut, u përfshi nga flakët në një autostradë, në jugperëndim të Sofjes, mëngjesin e 23 nëntorit.
Hetimet për shkakun e zjarrit janë në zhvillim e sipër. Në mesin e viktimave janë gjithsej 12 fëmijë, përfshirë dy vëllezër binjakë nga 4 vjeç.Shumica e udhëtarëve ishin turistë që ktheheshin nga një udhëtim në Stamboll të Turqisë. Shtatë persona kanë shpëtuar dhe janë dërguar me djegie në spital. Maqedonia e Veriut, Kosova dhe Bullgaria kanë shpallur tri ditë zie për viktimat.
TIRANË- 12 persona janë arrestuar për vepra të ndryshme penale. 3 persona janë në kërkim si bashkëpuntorë në vjedhje.Një 24-vjeçar dhe 32-vjeç...
Që pas tërmetit të 26 nëntorit 2019 Shqipëria ka një rritje të aktiviteti fizik për shkak të lëvizjeve të pllakave tektonike të cilat kanë rritur rrezikun edhe ...
FIER– Kreu i degës së Partisë Demokratike në qytetin e Fierit ëhtë shprehur se nuk ka dijeni për ndërrimin e bravave të kësaj selie. Në një prononcim për ...
TIRANË– Një foto e vjetër është kthyer sërish në ‘dritën’ e prozhektorëve! Bëhet fjalë për dy miq që u vranë në harkun kohor të dy viteve në distancë...
Gratë mund të heshtin ndonjëherë dhe të përpiqen ta ruajnë martesën dhe për pasojë të rrezikohen e të vijojnë të jenë viktima të dhunës. Por jo fëmijët. Një gru...
TIRANË – Kunati i biznesmenit Rezart Taçi (Artur Balla) dhe ish-truproja e ish-pronarit të ARMO-s Bledar Lilo kanë kërkuar pafajësinë në shkallën e ...