LIVE UPDATES
Aktualitet

Gruaja shkon në Polici me shenja, vajza e ‘dekonspiron’: Babi na rreh sa herë pi!

25 Nëntor 2021, 14:04 Nga DOSJA
Gruaja shkon në Polici me shenja, vajza e ‘dekonspiron’: Babi

Gratë mund të heshtin ndonjëherë dhe të përpiqen ta ruajnë martesën dhe për pasojë të rrezikohen e të vijojnë të jenë viktima të dhunës. Por jo fëmijët. Një grua që ka shpresuar se gjendja do ndryshojë dhe ndaj e ka falur për 18 vjet partnerin dhunues, ka tentuar të veprojë njësoj edhe atëherë kur sapo policia mbërriti në banesë, ajo u pendua dhe u përpoq ta justifikonte të shoqin.

Rasti i dhunës së vazhdueshme bëjnë me dije burimet e policisë për Gazetasi.al, u njoftua nga gruaja e iniciale F.B., që me shenja në ballë dhe në fytyrë, kërkoi ndërhyrjen e menjëhershme të agjentëve. Nga mbërritja e policisë në banesë dhe shoqërimi i burrit të dehur në komisariat, veprimet e mëpasshme të anëtarëve të familjes treguan se gruaja ka ndryshuar befas, jo vetëm nga lutjet e burrit të bërë esëll për ta falur, por edhe nga bindja se bashkëshorti të rreh ndonjëherë. Policia I thotë Gazetasi.al, se 43-vjeçarja mohoi çdo gjë.

“Dhuna ndaj meje i përket viteve të mëparshme, kur ishim të rinj. Ne kemi tre fëmijë dhe pas dhunës, në asnjë prej këtyre rasteve nuk jam paraqitur në polici për të treguar. Përkundrazi, gjendja nuk ka ndryshuar dhe dhuna ka qenë e vazhdueshme. Ndonjëherë, kur vinte i dehur kërkonte që të merrja fëmijët dhe të largohesha nga shtëpia jonë, ulërinte se donte të na shihte në rrugë. Gjithsaherë ndodhte kjo gjë që burri vinte i dehur, merrja fëmijët dhe ikja tek vjehrri e vjehrra. Por kjo ka ndodhur prej kohësh”, – rrëfen 43-vjeçarja.

Nga verifikimet e policisë që nuk ka marrë përgjigje se ku ishte vrarë dhe përse e telefonoi komisariatin, nuk kanë mbajtur të njëjtin qëndrim vajzat. Më e madhja e tyre, ka akuzuar të atin se jo vetëm pinte, por vazhdimisht ai kthehej në shtëpi i nevrikosur, thyente pjatat, nuk i pëlqente ushqimi dhe ankohej për çdo gjë.

Adoleshentja tregon sipas burimeve të Gazetasi.al.

“Më fal nënë, por babai të ka rrahur përherë dhe ato shenja janë të babait. Babai erdhi në orën 20:30, kishte pirë dhe tha: ‘Kur të kthehem, mos t’iu gjej në shtëpi, zhdukuni nga shtëpia’”.

Më pas, i zoti i shtëpisë ka dalë dhe ka vijuar të pijë me të vëllain në një lokal të lagjes.

“Kur u kthye, e qëlloi mamin në fytyrë, në afërsi të hundës dhe e akuzoi: ‘Shko gjej dashnorët’. Disa herë, sulme si këto kam parë të ndodhin edhe kur babi është në gjendje normale dhe esëll”.

Adoleshentja kallëzon kundër qëndrimit që mban e ëma se sa herë i dilte efekti i alkoolit, i ati kërkonte falje dhe shfaqej i penduar. “Mami e fal, sepse ai përgjërohet se do ndryshojë dhe kërkon falje për sjelljen dhe shqetësimet që na shkakton. Këtë sjellje të babait e dinë gjyshërit që e këshilluan mamin që sa t’ii dalë pija babit, ne të mbyllemi në dhomë apo të shkojmë tek ata. Por kjo është një histori që përsëritet”.

Në qëndrimin e adoleshentes pranë policisë së komisariatit nr. 5 përmendet zotimi i burrit me inicialet A.B., se nuk do t’i stresonte dhe se do të ndryshonte.

“Ai betohet, por ne jemi të frikësuara prej tij dhe kërkoj që babai të mbajë përgjegjësitë për çdo gjë që bën, sidomos të mbajë përgjegjësi për veprimet ndaj nënës”. Ky shtetas, sipas policisë, ka varësi nga alkooli dhe nuk është trajtuar asnjëherë.

Megjithatë, gjatë pandemisë, arrestimet e burrave dhe grave që drejtojnë automjetin në gjendje të dehur, tregojnë se fenomeni i varësisë nga alkooli ka marrë përmasa shqetësuese. Por ndërkohë qytetarët janë larg kulturës për t’u përfshirë në grupe të vetëndihmës për të shpëtuar nga alkooli, rehabilitimi profesional, detoksifikimi apo ndihma mjekësore. Manuali i ç’rregullimeve mendore, i përshkruan abuzuesit me alkoolin, si ata që vazhdojnë të pinë pavarësisht problemeve sociale, ndërpersonale dhe ligjore.

Sipas shkresave të vendosura në dispozicion Gazetasi.al, gjatë kohës që ministër i Shëndetësisë ishte Ilir Beqja, vendi ynë miratoi një strategji kombëtare mbi të cilën duhet të veprohet për të minimizuar dëmet që shkaktohen nga alkooli. Zyrtarisht, të dhënat e shërbimit alkoologjik (pranë QSUT-së), tregojnë se për pesë vite, nga ky shërbim u trajtuan 2.534 shtetas, midis tyre edhe 423 femra. Por në strategjinë që përfshin taktikat se si do frenohet përdorimi i alkoolit, përfshihet edhe ngritja e shërbimeve alkoologjike në Vlorë dhe në Shkodër, si dhe krijimi i 3 KPA-ë, që janë klube të të përkorëve alkoolikë, që ende nuk funksionojnë. Sa i takon konsumimit të alkoolit, OBSH rekomandon:

1.Gratë nuk duhet të pinë më shumë se dy pije në ditë.

2.Burrat jo më shumë se tre pije në ditë mesatarisht.

3.Mundohuni të mos i kaloni katër pije në ditë në çdo rast.

4.Mos pini alkool në situata të tilla, kur drejtoni automjetin, kur jeni shtatzënë, ose në punë, si dhe të abstenohet konsumi i alkoolit të paktën një herë në javë.

Sipas këtij studimi, alkooli është nxitësi kryesor ndaj dhunës, pasi një në katër gra, konstatohet e dhunuar për këtë shkak dhe se një e treta e të dhunuarve pranojnë pranë rajoneve, se dhunuesi ka qenë i pirë. Ndërsa e njëjta pasojë, deklarohet edhe nga të varurit nga alkooli që shkaktojnë aksidente automobilistike.

Ministria e Shëndetësisë, rekomandon sipas strategjisë që iu vendos në dispozicion Gazetasi.al, jo vetëm rritje të masave dhe përmirësim të kushteve të limitit maksimal për përqendrimin e alkoolit, por edhe inkurajim të shërbimit taksi gjatë natës.

Marrë nga Gazeta “Si”

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

aktualitet aktualitet sherr ne familje tirane sherr ne familje tirane

Sondazh

Poll

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin qytetin e Vlorës

Shi dhe erë e fortë, stuhia e befasishme godet Vlorën

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet