“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet
21 ...
Aktualitet
HARTA LIVE: Përkeqësohet moti, pasditja me shiu, bregdeti përfshihet nga stuhia
25 Nëntor 2021, 12:13Nga DOSJA
TIRANË –Shërbimi Meteorologjik Ushtarak ka bërë parashimin e motit për ditën e sotme dhe mbrëmjen e ka konsideruar pak më të rëndë teksa thekson se do të ketë reshje shiu dhe në bregdet mund të ngrihet edhe stuhia. Moti i keq që do të sjellë ulje të temperaturave ku në zona malore do arrijnë në 3 deri 12°C kurse në zonat e ulëta në 8 deri 20°C ndërsa në zonat bregdetare do arrijë nga 9 deri 20°C. Era gjithashtu do të jetë pak më e fortë çka sidomos në zonën e bregdetit do të ngrejë dallgë të larta. Zonat bregdetare të ndikuara nga era e fortë dhe shiu mund të shohin ngritjen e një stuhie ndaj qytetarët duhet të bëjnë kujdes.
Njoftimi i plotë:
Vendi ditën e enjte do të ndikohet nga masa ajrore relativisht të paqendrueshme. Moti parashikohet me vranësira deri të dendura e kthjellime. Reshjet e shiut do të përfshijnë pasdite pjesën bregdetare me intensitet të ulët. Mjegulla, parashikohet sërish e dendur në lugina gjatë mëngjesit. Era do të fryjë nga kuadrati i jugut mesatare, ndërsa në bregdet do të vijë në forcim pasdite e kryesisht në mbrëmje e vrullshme deri në formën e stuhisë në bregdetin jugperëndimor. Për pasojë, do të ketë shtim të dallgëzimit në dete të forcës 4 deri 6 ballë, kryesisht në Jon. Temperaturat parashikohen: në zona malore 3 deri 12°C në zona e ulëta 8 deri 20°C në zona bregdetare 9 deri 20°C.
KUKËS – Policia e Kukësit arrestoi 7 të rinj pasi u kapën në flagrancë duke transportuar me makinat e tyre refugjatë jashtë kufirit shqiptar. Ata kis...
TIRANË– Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha deklaroi nga Kuvendi i Shqipërisë se agjensia për fondet e donatorëve do ti përdorë miliona eurot pë...
TIRANË– Gjykata e Lartë e Republikës së Shqipërisë ka rikthyer sërish traditën e “Ditës së Hapur në Gjykatë”, por kësaj herë në zbatim të respektimit...
VLORË– Kamionët e parë me materialet kanë nisur punimët për aeroportin e Vlorës, por Shoqëria Civile ende kërkon që qeveria të ndërpresë punën, pasi ...
ELBASAN– Një banesë në fshatin Kuqan është përfshirë nga flakët. Burime për Dosja.al kanë bërë me dije se brenda shtëpisë ka qenë një burrë i moshuar, i cili nd...
TIRANË- Fermerët e zonës së Myzeqesë janë mbledhur për të protestuar para Kuvendit të Shqipërisë, teksa brenda ka seancë maratonë për diskutimin dhe mirati...