Protesta për Zvërnecin/ Protestuesit çajnë kordonin metalik, policia i sulmon me ujë. Tubimi shpërndahet në gjithë Tiranën
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital 3 Qersho...
“Ka forca në Shqipëri dhe jashtë që janë kundër”/ Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thot&eum...
"Shqipëria është e shqiptarëve"/ Qytetarët mbushin rrugët e Tiranës, kërkojnë anulimin e pr...
KOSOVË– Mëngjesin e kësaj të marte Gjakova është tronditur nga një ngjarje e rëndë me pasojë vdekjen e një personi. Sipas mediave vendase raportohet se ngjarja e rëndë ka ndodhur në fshatin Bardhaniq të Gjakovës gjatë orëve të para të kësaj të marte.
Ndërkohë dyshohet se ka qenë një shtetas i Shqipërisë që ka sulmuar me thikë bashkëshortin e kushërinës së tij, i cili nuk ka mundur t’u shpëtojë plagëve të marra. Gjithashtu nga kjo përplasje ka mbetur e lënduar edhe gruaja e djali i viktimës.
Lidhur me këtë ngjarje të rëndë ka folur edhe Drejtori i Policisë rajonale të Gjakovës Lumni Graishta, i cili ka thënë se vdekjen e ka konfirmuar edhe ekipi mjekësor.
“Rreth orës 03:00 të datës 07.07.2020 Policia në Gjakovë është informuar për një rast vrasje në fshatin Bardhaniq. Të gjitha njësitet relevante si njësitet patrulluese, hetuesia, forenzika, prokurori i shtetit dhe ekipi mjekësor i janë përgjigj vendit të ngjarjes. Mjeku ka konstatuar vdekjen e viktimës ndërsa dy personave tjerë iu është dhënë ndihma e nevojshme mjekësore.”- deklaroi Graishta.
Ndër të tjera sipas informacioneve paraprake ai thotë se i dyshuari me iniciale I.V., shtetas i Shqipërisë, ka sulmuar me thikë mikun e tij, gruan dhe djalin e viktimës, por më pas është larguar nga vendi i ngjarjes.
“Sipas informatave të para, i dyshuari V.I. mashkull, shtetas i Republikës së Shqipërisë ka sulmuar me thikë mikun e tij (viktimën), gruan dhe djalin e tij, pas të cilit akt i dyshuari është arratisur. Por, policia ka arritur ta gjejë të dyshuarin. Të dhënat e personit të dyshuar i janë përcjellë të gjitha njësiteve policore dhe rreth orës 07:00 i njëjti është arrestuar nga Stacioni Policor në Deçan. Me urdhër të prokurorit trupi i pajetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion, i dyshuari është ndaluar për 48 orë. I lënduari tjetër (djali i viktimës) për shkak të plagëve të rënda është dërguar në QKUK për tretman të mëtutjeshëm mjekësor. Në bashkëpunim me prokurorin e shtetit vepra është cilësuar si ”Vrasje e Rëndë”, ekzaminimi i vendit të ngjarjes po vazhdon ende, kurse hetimet janë duke u zhvilluar nga Sektori Rajonal i Hetimeve në Gjakovë në mbikëqyrje të afërt të prokurorit të shtetit.”- ka thënë Graishta.
A.C/Dosja.al
1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:
KOLUMBI –Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në veri të Kolumbisë pranë qytetit Pueb Viejo, ku një kamion që transportonte naftë ka shpërthyer. 7 persona kanë vdeku...
Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë ndër vendet më të prekura nga pandemia. Aktualisht në Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë 3,041,035 të infektuar dhe janë ...
KOSOVË- Departamenti amerikan i Mbrojtjes njoftoi të hënën mbrëma se një pjesëtar i forcave amerikane që shërbente në kuadër të trupave në Kosovë ka humbur...
FRANCË– Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti do të takojë sot në Paris presidentin e Republikës së Francës, Emmanuel Macron.Mësohet se pritja zyrtar...
FRANCË– Kryeministri i Kosovës Avdullah Hoti, takon të martön (07.07.), në Paris presidentin francez Emmanuel Macron, njoftoi zyra e kryeministrit kosovar....
KOSOVË- Ditën e djeshme në Kosovë u konfirmuan 195 raste të reja me COVID-19. Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike njoftoi se 102 raste ishin vetëm në...
SHBA- Ndërsa këtë javë pritet rifillimi i bisedimeve për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë me ndërmjetësinë e Bashkimi Evropian, ish Kës...
SHBA– Departamenti i Policisë së Nju Jorkut ka publikuar pamjet tronditëse të një personi të armatosur duke qëlluar për vdekje një burrë në mes të ditës n...
SHBA- Një polic i Phoenix në Arizona, ka vrarë një qytetar brenda makinës së tij ku e ka qëlluar 8 herë me armë zjarri. Lajmi është bërë i ditur nga një video e...
Gjermania dhe Franca dëshirojnë të rigjallërojnë dialogun midis Serbisë dhe Kosovës. Samiti mbahet të premten.Pas takimit të tyre të hënën (29.06.) që shkoi në ...