LIVE UPDATES
Bota

Trajtimi i mbeturinave nga procesi i vaksinimit! Institucionet, të papërgatitura

11 Prill 2021, 20:32 Nga DOSJA
Trajtimi i mbeturinave nga procesi i vaksinimit! Institucionet, të

Infektologë dhe përfaqësues të organizatave joqeveritare që merren me mbrojtjen e mjedisit, shprehin shqetësimet e tyre rreth menaxhimit dhe trajtimit të mbeturinave nga procesi i vaksinimit kundër COVID-19, siç janë shiringat, ampulat e qelqit, por edhe pajisjet tjera mbrojtëse personale.

Procesi i vaksinimit kundër COVID-19, në Kosovë ka filluar më 29 mars, me vaksinat e kompanisë britanike, AstraZeneca. Deri më tani janë vaksinuar punëtorët shëndetësorë, kurse nga dita e premte ka nisur vaksinimi i personave mbi moshën 85-vjeçare.

Infektologu Hamdi Ramadani thotë për Radion Evropa e Lirë se administrimi i mbetjeve nga vaksinimi duhet të trajtohet në mënyrë profesionale, në të kundërtën, sipas tij, ekziston mundësia e përhapjes së koronavirusit.

“Menjëherë ai material duhet të eliminohet sepse shiringat mund të jenë të kontaminuara, të rrezikshme për qytetarët dhe ambientin. Përkundër faktit që COVID-19 bartet në mënyrë ajrore, por edhe në shiringa virusi mund të qëndrojë për një kohë të caktuar dhe kontakti me to krijon mundësinë e përhapjes së virusit”, thekson Ramadani.

Ndërkaq, Luan Hasanaj nga organizata “Ta pastrojmë Kosovën”, e cila merret me ruajtjen dhe mbrojtjen e mjedisit, thotë se trajtimi i sigurt i mbetjeve infektive, është problem shqetësues. Ai për Radion Evropa e Lirë shprehet se disa nga mbetjet mjekësore mund të shkatërrohen në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës(QKUK), por në komunat e tjera, të gjitha këto mbetje përfundojnë në deponi rajonale të mbeturinave.

“Pra, hidhen pa asnjë kontroll, nuk ka ndonjë sistem i cili i trajton këto mbetje gjithandej vendit. Tanimë, kur ka filluar vaksinimi dhe kur rritet numri i të vaksinuarave, do jenë qindra-mijëra mbetje dhe duke parë që mungon një sistem i trajtimit të tyre, kjo do të bëhet një problem i madh. Kjo rrezikon shumë qytetarët”, tha Hasanaj.

Përveç mbetjeve mjekësore në hapësirat e qendrave shëndetësore, Hasanaj thekson se në Kosovë është një ndotje enorme e mjedisit nga përdorimi i maskave, dorezave, shisheve të dezinfektueseve dhe pajisjeve tjera mbrojtëse personale, që hidhen nga qytetarët e pandërgjegjshëm.

Bektashi: Materialet mjekësore, të asgjësohen

Edhe Agron Bektashi, ish-drejtor në Qendrën Rajonale të Mjedisit (REC), në një bisedë për Radion Evropa e Lirë, tha se mbetjet e produkteve mjekësore dhe materialeve të përdorura gjatë procesit të vaksinimit duhet të trajtohen dhe asgjësohen me kujdes të shtuar, në mënyrë që të ruhet shëndeti i qytetarëve.

“Duhet të kenë metoda të caktuara se si duhet të asgjësohen se si të ruhet shëndeti i qytetarëve. Praktikat më të mira deri më tani, të cilat kanë qenë për shkatërrimin e mbeturinave apo mbetjeve medicinale, janë impiantet e vogla të cilat ndërtohen në kuadër të spitaleve ose jashtë tyre, ku bëhet asgjësimi i tyre në temperatura të larta dhe me një ndikim të vogël në ajër”, tha Bektashi.

Institucionet, të papërgatitura për trajtimin e mbeturinave

Institucionet shëndetësore nuk janë të përgatitur në mënyrë adekuate për administrimin e këtyre mbetjeve, thotë Hasanaj nga organizata “Ta pastrojmë Kosovën”.

“Nuk janë të përgatitur. Nuk ka ndonjë impiant që duhet të asgjësohen këto mjete. Krahas vaksinimit, në çdo lokacion që realizohet ky proces do të duhej patjetër të pajisen me impiant që merret me asgjësimin e mbetjeve. Dhe informatat janë që kjo nuk qëndron për momentin. Asnjë spital rajonal nuk posedon një impiant të tillë. Jo vetëm shiringat, ampulat, por secila mbetje medicinale është e rrezikshme për shëndetin e qytetarëve dhe nuk trajtohet fare”, thekson ai.

Krasniqi: QKUK-ja bën trajtimin në mënyrë profesionale

Por, në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK) pohojnë se të gjitha mbetjet medicinale, trajtohen në impiantin për trajtimin e mbetjeve medicinale, impiant ky që ekziston në kuadër të QKUK-së. Mehdi Krasniqi, shef i sektorit të shërbimeve teknike në QKUK, tregon se kjo çështje është jashtëzakonisht mirë e organizuar. Këto mbetje, ai thotë se trajtohen përmes aparaturës përkatëse, pastaj përmes avullit deri në 180 gradë celsius bëhet sterilizimi i tyre.

“Çka ka material mjekësor trajtohet, me përjashtim të barnave. Ne kemi një impiant dhe në kuadër të tij, janë dy sterelizatorë që bëjnë trajtimin e mbetjeve. Përveç kësaj, kemi edhe një depo, ku ekziston frigoriferi special, ku deponohen këto lloje të materialeve, brenda ditës apo javës dhe kohë pas kohe edhe ato futen në trajtim. Pra, kushtet për trajtimin e këtyre mbetjeve plotësojnë çdo standard. Në QKUK, nga 900 deri 1200 kilogramë mbetje medicinale trajtohen brenda ditës”, thekson Krasniqi.

Mbetjet infektive riciklohen

Menaxhimi i mbeturinave nga vaksinimi kundër sëmundjes COVID-19, është i rregulluar në bazë të Planit shtetëror të vaksinimit kundër COVID-19. Nga përqindja e përgjithshme e mbeturinave, nga 10-15 për qind, thuhet se janë mbetje infektive, që kërkojnë vëmendje të veçantë për riciklimin ose asgjësimin përfundimtar të tyre. Bilanci i mbetjeve jo-infektive mund të hidhet në depozitë komunale nëse menaxhohet siç duhet. Kurse për trajtimin e sigurt të mbetjeve infektive dhe asgjësimi e tyre, në Plan thuhet se Kosova ka planifikuar dhe buxhetuar për hedhje të mbeturinave, për ndërtim të kapaciteteve kombëtare, për ndarjen, trajtimin, transportimin dhe asgjësimin ose riciklimin e duhur të mbeturinave.

Në plan thuhet se Kosova do t’i eksplorojë mundësitë për hedhjen e mbeturinave infektive në repartet industriale për prodhimin e çimentos apo për t’i shndërruar mbeturinat në energji etj.

Marrë nga REL

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

rajoni rajoni trajtimi i mbeturinave trajtimi i mbeturinave

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj