LIVE UPDATES
Bota

Ekspertët ndërkombëtarë, Philips dhe Serwer: Greqia me shumë gjasa do ta njohë pavarësinë e Kosovës

11 Prill 2021, 18:09 Nga DOSJA
Ekspertët ndërkombëtarë, Philips dhe Serwer: Greqia me

KOSOVË-Ekspertët e politikave ndërkombëtare thonë se nuk presin që pesë shtetet e Bashkimit Evropian, të cilat nuk e njohin pavarësinë e Kosovës, të ndryshojnë qëndrim, përveç Greqisë, e cila ka gjasa të ndryshojë qëndrimin.

Ata thonë se duhet të pritur derisa të përfundojë procesi i dialogut mes Kosovës dhe Serbisë që të shihet pozicioni i këtyre shteteve të BE-së.

Ekspertët e politikave ndërkombëtare, David Phillips dhe Daniel Serwer, thanë për Televizionin Dukagjini se nga pesë shtetet e BE-së që nuk e kanë njohur Kosovës, Greqia ka gjasa të ndryshojë qëndrim.

“Greqia ka shumë të ngjarë të njohë Kosovën. Muri i krijuar nga 5 shtetet mosnjohëse do të shembet së shpejti, pasi Greqia ose ndonjë vend tjetër të vendosë ta njohë Kosovën. Greqia propozoi  në ‘Agjendën 2014’ për thellimin e integrimit Euro-Atlantik të të gjitha shteteve të Ballkanit Perëndimor. Megjithëse unë shpresoj që Greqia do të ndryshojë qasjen e saj ndaj Kosovës, ne nuk mund të injorojmë lidhjet e ngushta të saj me shtetin serb, këtë të fundit Greqia e mbështet fuqishëm që të anëtarësohet në Bashkimin Evropian”, – tha Phillips.

Të njëjtin mendim me Phillips, e ndan edhe Profesori Daniel Serwer, por siç thotë ai, gjasat janë minimale që këto shtete ta ndryshojnë qëndrimin e tyre në raport me Kosovën.

“Në veçanti Greqia duket më e parashikueshme se të tjerat shtete. Sigurisht që çdo marrëveshje e statusit përfundimtar midis Beogradit dhe Prishtinës duhet të sjellë njohje nga pesë shtetet mosnjohëse. Por, unë nuk e shoh që kjo të ndodhë shpejt”,- ka thënë Serwer.

Ndërsa, raportuesja për Kosovën në parlamentin evropian Viola Von Cramon, thotë se me bisedimet që ajo ka pasur me kolegët e saj nga pesë shtetet mosnjohëse, qëndrimi i tyre do të ndryshojë kur të përfundojë procesi i dialogut.

“Çdo lloj marrëveshje gjithëpërfshirëse dhe detyruese midis Beogradit dhe Prishtinës do t’i bëjë ata të ndryshojnë. Sigurisht, unë do të doja të shihja qëndrimin e tyre duke ndryshuar edhe më herët por kjo është e vështirë të ndodhë. Nga ana tjetër, ekziston një ndryshim midis atyre vendeve, të cilët janë akoma në gjendje të bashkëpunojnë dhe të punojnë së bashku me Kosovën, dhe atyre vendeve, ku për shkak të arsyeve thjesht të brendshme e kanë të vështirë të punojnë së bashku me Kosovën”,– tha Cramon.

Vendet anëtare të BE-së që nuk e kanë njohur Kosovën si shtet të pavarur janë Qiproja, Greqia, Rumania, Sllovakia dhe Spanja.

(d.a/dosja.al)

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

diaspora diaspora daniel serwer david phillips pavaresia e kosoves viola von cramon daniel serwer david phillips pavaresia e kosoves viola von cramon

Sondazh

Poll

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin qytetin e Vlorës

Shi dhe erë e fortë, stuhia e befasishme godet Vlorën

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet