Seancë plenare në Kuvend/ PD anulon bojkotin! Peleshi i heq fjalën Berishës: Mu drejto me etikë
Berisha-Ballës: Rama urdhëroi pengun e tij Mazniku të veprojë në mënyrë të njëanshme për refor...
Berisha-Ballës: Rama urdhëroi pengun e tij Mazniku të veprojë në mënyrë të njëanshme për refor...
Berisha: Ja tre zyrtarët që kanë qenë në Aruba, SPAK fsheh emrat e tyre sepse është seksion i Partisë So...
Incident para Kuvendit! Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj(VIDEO) ...
"Jo 50, as 150, por edhe 1 550 ditë, ne do jemi këtu"/ Protestuesi dekoron qytetarët në shesh: Ju meritoni medalje ...
KOSOVË-Anëtarja e re e Kryesisë së Lidhjes Demokratike të Kosovës, Sibel Halimi, ka reaguar ndaj pjesëmarrjes së Lëvizjes Vetëvendosje me kandidatët e saj në zgjedhjet parlamentare të 25 prillit në Shqipëri.
Halimi, përmes një postimi në Facebook, ka thënë se përpjekja që domosdoshmërish të krijohen formacione të tipit të partive politike në Shqipëri nga Kosova, sidomos nga partia e cila ka fituar në mënyrë absolute nga zgjedhjet e fundit, shpërfaq deficit të ideve të qeverisjes së mirë.
“Veprime të tilla, madje mund të bëhen pengesë në bashkëpunimin eventual në mes të dy vendeve pas përfundimit të fushatës elektorale, cilado parti që del fituese në Shqipëri”, ka shkruar Halimi.
Postimi i plotë i Halimit:
“Në këtë stad të zhvillimit në të cilën gjendet Kosova dhe Shqipëria, bashkëpunimi do të duhej të zhvillohet në nivel projektesh inovative që rigjenerojnë ide emancipuese e progresive për dy vendet. Përpjekja që domosdoshmërish të krijohen formacione të tipit të partive politike në Shqipëri nga Kosova, sidomos nga partia e cila ka fituar në mënyrë absolute nga zgjedhjet e fundit, shpërfaq deficit të ideve të qeverisjes së mirë. Veprime të tilla, madje mund të bëhen pengesë në bashkëpunimin eventual në mes të dy vendeve pas përfundimit të fushatës elektorale, cilado parti që del fituese në Shqipëri.
Në të kundërtën, partia në pushtet do të duhej tani ta kishte një program të qartë të ideve të bashkëpunimit me specifikimin e prioriteteve për fushat relevante si shëndetësia, arsimi e kultura”, ka shkruar Halimi.
Zgjedhjet parlamentare në Shqipëri do të mbahen më 25 prill. Për herë të parë në këto zgjedhje Lëvizja Vetëvendosje do të ketë 3 kandidatë për deputetë.
Iliaz Shehi në qarkun e Lezhës, Kreshnik Merxhani në qarkun e Gjirokastrës dhe Boiken Abazi në qarkun e Tiranës janë kandidatët e LVV-së për deputetë.
(d.a/dosja.al)
Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:
SHBA– Sekretari i shtetit i Joe Biden, Antony Blinken, tha të Dielën se SHBA-të janë të shqetësuara për veprimet agresive të Kinës kundër Tajvanit dhe par...
BRUKSEL– Agjencia Europiane e Medikamenteve e BE, EMA po verifikon një lidhje të mundshme mes vaksinës kundër Coronës të prodhuesit amerikan, Johnson&...
EUROPË– Përhapja e vaksinave në Francë dhe Gjermani më në fund ka filluar të rritet me shpejtësi, pas një fillimi të ngadaltë dhe problemeve me furni...
KOSOVË– Këshilli për Mbrojtjen e të Drejtave dhe Lirive të Njeriut (KMDLNJ) ka kërkuar hetime për igumenin e Manastirit të Deçanit, Sava Janji...
SERBI– Ish-diplomati serb, Zoran Millivojevic pas paralajmërimit nga Prishtina se do të mund të vendosen masa të reja reciproke për Serbinë, tha se kryemi...
BRITANI– Pas vdekjes së Dukës së Edinburg, Princit Philip, nipi i tij Princi Harry është vendosur të ribashkohet me familjen e tij për të bërë nderimet e ...
BRITANI– Pikëllimi i përbashkët për vdekjen e Dukës së Edinburgut është një “mundësi ideale” për të rregulluar çdo përçarje brenda Familjes Mbretë...
BRITANI– Kryeministri britanik, Boris Johnson nuk do të marrë pjesë në funeralin e së shtunës për princin Philip për të lejuar sa më shumë anëtarë të fami...
SERBI– Drejtori i zyrës për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Petar Petkovic ka reaguar lidhur me deklaratën e zyrtarit të Lëvizjes Vetëvendosje, Fidan Ademi, i ci...
KOSOVË– Fidan Ademi, drejtori i Inspektimit në komunën e Mitrovicës së Jugut nga Lëvizja Vetëvendosje, ka publikuar në Facebook një fotografi ku shihet këm...