Protestë masive kundër projektit në Zvërnec/ Qytetarët para Kryeministrisë thirrje kundër qeverisë: Rama të japë dorëheqjen (PAMJET)
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar! ...
Ish-ushtarak dhe njohës i armëve/ Kush është Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau një polic e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
LEZHË– Dy persona ranë në prangat e Policisë së Lezhës në kuadër të operacion “Adriatiku”. Në pranga ranë shtetasit Roland Muzhaqi dhe Dritan Llani, ndërsa në kërkim është shpallur shtetasi Sokol Kurti. Të dy u arrestuan në banesën e Muzhaqit, i cili do të blinte lëndën narkotike që e kishin transportuar nga Kruja, Dritan Llani dhe Sokol Kurti. Ky i fundit ka mundur të largohet në momentin e ndërhyrjes së Policisë, ndërsa Muzhaqi do ta shiste lëndën narkotike në doza, në qarkun e Lezhës.
NJOFTIMI I PLOTË:
Lezhë
Finalizohet operacioni policor i koduar “Adriatiku”, për goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e narkotikëve. Operacioni nga Seksioni për Hetimin e Narkotikëve dhe Forca Operacionale në DVP Lezhë, në bashkëpunim me shërbimet e Komisariatit të Policisë Kurbin. Gjatë operacionit janë arrestuar në flagrancë 2 shtetas dhe është shpallur në kërkim 1 tjetër. Sekuestrohen në cilësinë e provës materiale 31 kilogramë kanabis sativa, 2 automjete, 2 aparate celulare dhe targa automjetesh.
Në vijim të punës për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e prodhimit dhe shitjes së narkotikëve, bazuar dhe në informacionet e marra në rrugë operative se disa shtetas po transportonin lëndë narkotike nga Kruja në drejtim të Fushë Mamurrasit, u organizua dhe finalizua operacioni policor i koduar “Adriatiku”, në kuadër të të cilit u bë arrestimi i shtetasve: R. M., 33 vjeç, banues në Fushë Mamurras, i dënuar më parë për veprën penale “Kultivimi i bimëve narkotike”, dhe D. L., 44 vjeç, banues në Krujë.
Gjithashtu, u bë shpallja në kërkim e shtetasit S. K., 24 vjeç, banues në Krujë. Këta shtetas u kapën në flagrancë gjatë operacionit, në oborrin e banesës së shtetasit R. M., i cili do të blinte lëndën narkotike që e kishin transportuar nga Kruja, shtetasit D. L. dhe S. K. Ky i fundit ka mundur të largohet në momentin e ndërhyrjes së Policisë. Nga veprimet e para hetimore ka rezultuar se shtetasi R. M. do ta shiste lëndën narkotike në doza, në qarkun e Lezhës. Nën drejtimin e Prokurorisë, vijon puna për identifikimin dhe kapjen e personave të tjerë të përfshirë në këtë veprimtari kriminale. Materialet iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Kurbin, për veprën penale ”Prodhimi dhe shitje të lëndëve narkotike”, kryer në bashkëpunim.
(k.m/dosja.al)
Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?
“Skllavëria akoma ekziston, por i bëhet vetëm grave dhe quhet prostitucion”, – thoshte Viktor Hygo, një dashamirës i tyre, referuar punonjësve të seksit. ...
KORÇË– Reshje bore dhe era të forta në Korçë. Ky qark gjatë natës ka pasur reshje dëbore dhe temperatura të cilat kanë zbritur në -6 gr...
TIRANË– Ish-ministri i Mjedisit, Lefter Koka ka bërë rekurs në Gjykatën e Lartë, duke kërkuar masë më të butë sigurie. Koka i cili ndodhet në qeli pr...
DURRËS– Mjeshtri dhe bilbili i këngës durrsake, Qemal Kërtusha ka ndërruar jetë në moshën 90-vjeçare. Mësohet se artisti ka ndërruar jetë nga ...
UKRAINË- Historia e një gruaje nga Kievi, e cila thuhet se rrëzoi një dron rus duke i hedhur një kavanoz me kastraveca turshi është bërë virale në rrjet, m...
TIRANË- Dosja.al ju sjell titujt kryesorë të portaleve për ditën e sotme. Dosja.al ka në faqe të parë zhvillimet e fundit që po ndodhin në Ukrainë në ditën...
ELBASAN– Një ngjarje e çuditshme ka ndodhur mbrëmjen e kaluar në lagjen ‘Çlirim’ në Elbasan. Persona ende të paidentifikuar kanë...
TIRANË– Një nga dhomat e konviktit në Qytet Studenti është përfshirë nga flakët. Policia informon se zjarri ka rënë në orët e para të mëngjesit në nj...
TIRANË– Shqipëria do të përfshihet nga temperatura nën minus. Vendi ynë gjatë pjesës së parë të ditës do të jetë në dominimin e vranësirave të shpesh...
Operatorët e transportit në Tiranë kërkojnë rritje 100% të çmimit të biletës për udhëtarët e linjave të autobusave publikë.Aktualisht çmimi i bile...