Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital
3 Qersho...
Politike
“Tre nisma në shërbim të qytetarëve”, Santos takohet me përfaqësues të PD-së
9 Nëntor 2021, 10:06Nga DOSJA
TIRANË – Në takimin me raporteren për Shqipërinë në Parlamentin Europian, Isabelle Santos, përfaqësuesit e Partisë Demokratike shprehën shqetësimin e opozitës për mungesën e sundimit të ligjit të Shqipëri dhe aktet autoritariste të qeverisë. Një nga treguesit është shpërfillja e rekomandimit të institucioneve të BE për ligjin antidemokratik të mediave online, të cilin qeveria vazhdon ta risjellë në Kuvend.
Nënkryetarët e PD, Alfred Rushaj dhe Jorida Tabaku njohën raporteren për Shqipërinë në PE me nismat reformuese të ndërmarra nga PD, duke nisur me vetingun e politikanëve dhe zyrtarëve të lartë, reformën zgjedhore dhe reformën administrative territoriale. “Të treja nismat janë në shërbim të qytetarëve për të arritur standardet europiane të zgjedhjeve të qeverisjes dhe të shërbimit ndaj qytetarëve”- u shprehën përfaqësuesit e PD.
Gjatë diskutimit, ata argumentuan se vetingu përbën një akt jetik për pastrimin e politikës nga pjesa e korruptuar dhe e lidhur me krimin e organizuar. Nënkryetarët Rushaj dhe Tabaku siguruan përfaqësuesen e Parlamenit Europian se procesi është parashikuar të kryhet sipas propozimeve të Komisionit të Venecias.
Raporterja per Shqipërinë, Isabelle Santos u shpreh se procesi i integrimit për Ballkanin Perëndimor është në fokusin e Parlamentit Europian dhe se hapat e ndjekura nga vendet kandidate do të ndiqen me imtësi. Ajo shprehu kënaqësinë për këtë takim me opozitën dhe përgëzoi PD për nismat parlamentare të ndërmarra.
TIRANË– Analisti Fatos Lubonja u shpreh ditën e djeshme se dobësia e kryedemokratit Lulzim Basha erdhi në periudhën që largoi ish-kryeministrin Sali ...
TIRANË– Videoja që po shikoni tregon një moment pikant nga seanca e sotme plenare në Kuvendin e Shqipërisë. Pasi mbajti një fjalë të gjatë, kryeminis...
TIRANË- Fotot e mëposhtme janë shkrepur nga seanca e sotme plenare. Në fotot shihen momentet më pikante në Kuvend, ku theksohet qeshja e kryeministrit Edi ...
Postimi i Plotë:Partia Demokratike është thellësisht mirënjohëse për mbështetjen e paçmueshme që Shtetet e Bashkuara të Amerikës i kanë dhënë Shqipërisë ...
TIRANË- Deputeti i Partisë Demokratike Arbi Agalliu replikuar me kryeministri Edi Rama në lidhej me çështjen e Eurobondit. Gjatë seancës së sotme pa...
TIRANË- Deputeti Fatmir Mediu është shprehur kundër marrjes se Eurobondit, pasi sipas tij është absurditet që borxhi të laj borxhin. Gjatë seancës së sotme...
TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka komentuar situatën në Partinë Demokratike, të cilën e ka quajtur kacafytje. Në foltoren e Kuvendit, Rama e ka bërë këtë ko...
TIRANË- Kryeministri Edi Rama është shprehur se Eurobondi nuk është borxh i radhës, por një mekanizëm për të përballuar rritjem e shpenzimeve dhe borxheve ...