Protestë masive kundër projektit në Zvërnec/ Qytetarët para Kryeministrisë thirrje kundër qeverisë: Rama të japë dorëheqjen (PAMJET)
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar! ...
Ish-ushtarak dhe njohës i armëve/ Kush është Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau një polic e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
TIRANË- Deputeti Fatmir Mediu është shprehur kundër marrjes se Eurobondit, pasi sipas tij është absurditet që borxhi të laj borxhin. Gjatë seancës së sotme në Kuvend Mediu ka thënë se borxhet që qeveria merr nuk janë borxhe se saj edhe pse aji i merr, por të shqiptarëve. Ai gjithashtu ka bërë një thirrje në lidhje me kërcënimin serbo-rus, që sipas tij do të nisë një konflikt në rajonin e Ballkanit Perëndimor, ndërkohë që shtoi se duhet që të nxirret një rezolutë që dënon krimet e Serbisë ndaj Kosovës.
“Do të votoj kundër sepse nuk pajtohem me absurditetin e radhës që borxhi të laj borxhin. Kushtetuta i ka dhënë të drejtën kuvendit të vendosë këto akte. Këto borxhe nuk janë detyrime të qeverisë, por janë detyrime të shqiptarëve. Këto borxhe do të paguhen nga shqiptarët. Është imediate që t’i japim përgjigje problemeve që kemi me financat publike. Eurobondi është një instrument financiar, e sa më e lartë të jetë shuma aq i lartë është risku sepse është borxh i huaj. Ka shumë rëndësi edhe pse merret borxhi. Ku do të shkojnë paratë dhe me sa efektivitet shkojnë ata. Edhe nëse mundet të përdoren për investime të mira, efiktiviteti i tij do të ishte thuajse zero. Ndaj do të votoj kundër këtij eurobondi. Më lejoni t’ju bëj një thirrje, të hapim sytë. Evropa po flasin me shqetësim çdo ditë për një skenar të përgatitur në Moskë dhe të inskenuar nga Serbia për të nisur një konflikt të dytë. Prezenca ushtarake serbo-ruse, tregojnë që po përgatiten skenarë për një konflikt të mundshëm. Mbështetja me ndihma ushtarake nga ana e Rusisë për Serbinë duhet të jenë alarm i fortë. I vetmi vend që ka reaguar në Ballkan është Kroacia. Po ashtu përfaqësues të parlamentit ballkanik ngrenë shqetësimin për një konflikt në Ballkan. Ky nivel tensioni kthehet në një kërcënim real. Nuk ka dyshim që kjo është kriza me e rrezikshme që nga viti 1995. Ndarjet në Ballkan nuk janë ekonomike dhe nuk zgjidhen duke parë aspektin ekonomik, ata janë sa fetare, historike dhe gjeopolitike. Shqiptarët kanë pasur një avantazh të madh, mbështetjen e SHBA-së. Duket se balancat kanë ndryshuar, ndaj duhet që ne të gjykojmë të gjithë së bashku për interesin tonë kombëtar. Kjo çështje duhet adresuar në NATO. Qeveria të nxjerrë një rezolutë që dënon krimet e Serbisë ndaj Kosovës,” tha Mediu.
LAJMI KRYESOR: LIVE nga Kuvendi, shtyhet ngritja e Komisionit për Reformën Zgjedhore
(I.A;f.m/Dosja.al)
Cila mendoni se është alternativa më e mirë:
TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka komentuar situatën në Partinë Demokratike, të cilën e ka quajtur kacafytje. Në foltoren e Kuvendit, Rama e ka bërë këtë ko...
TIRANË- Kryeministri Edi Rama është shprehur se Eurobondi nuk është borxh i radhës, por një mekanizëm për të përballuar rritjem e shpenzimeve dhe borxheve ...
TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka rënë dakord me propozimin e deputetit Fatmir Mediu për të miratuar një rezolutë për krimet e Serbisë në Kosovë. Rama nga f...
TIRANË- Deputeti i Partisë Demokratike Saimir Korreshi është shprehur se ligji i ri për bashkëqeverisje është jashtë çdo standarti kushtetues. Gjatë...
TIRANË- Kuvendi ka miratuar ditën e sotme aktin normativ për ndryshimet në buxhetin e vitit 2021. Akti normativ u miratua me 74 vota pro dhe 49 kundër.Buxh...
TIRANË– Nënkryetarja e Partisë Demokratike dhe deputetja Grida Duma ka kërkuar nga kryeparlamentarja Lindita Nikolla që të ndërpresë fjalën e kryemin...
TIRANË– Seanca plenare e kësaj të hëne ka nisur me debate. Kreu i grupit parlamentar të Partisë Socialiste Taulant Balla i bëri thirrje kryedemokrati...
TIRANË– Kryeministri Edi Rama, nga foltorja e Kuvendit ka replikuar me deputët e Partisë Demokratike lidhur me daljen e Shqipërisë në Eurobond. Në fj...
TIRANË- Ministrja e Arsimit Evis Kushi ka mbedhur në takim të gjithë drejtuesit e shërbimit Psiko-Social të 61 bashkive në vend për shkak të rritjes së nga...
TIRANË– Kryedemokrati Lulzim Basha ka sulmuar sërish liderin historik të Partisë Demokratike, Sali Berisha. Në fjalën e tij, para gazetarëve, Basha b...