LIVE UPDATES
Insights

“Tregimi i së dielës”/ Agim Xhafka: Te ballkoni përballë…

14 Mars 2021, 11:42 Nga DOSJA
“Tregimi i së dielës”/ Agim Xhafka: Te ballkoni

Sa kthehesha në drekë nga shkolla,pasi haja atë pjatën e ngrohtë që gjyshja ma vendoste mbi tavolinë,bëja një pushim te parvazi i dritares. Mbështetja brrylat atje dhe duart i vendosja te faqet. E afroja fytyrën te xhami e vështroja te pallati përballë. Pa synim,për të kullotur sytë. Por nga që ishin afér njerëzit përtej arrija t’u shihja edhe sytë,madje madje po të përqëndrohesha mund t’u kuptoja dhe fjalët që nxirrnin veç nga lëvizjet e buzëve.
Kështu e shtyja ca minuta. Deri sa në krah afrohej gjyshja e cila gjithnjë thoshte:
-Doli kjo bukurania.
E kishte termin e saj të preferuar për femrat që ishin yll nga pamja. Nuk dinte fjalët e moshë sonë,pjeshkë,të bi të fikët prej pamjes sate,magjia ime,etj,etj.. Ajo i vinte pikë muhabetit. Thoshte bukurane e unë kuptoja një miss të botës,jo të pallatit.
Sa fliste kështu hidhja sytë te ballkoni i katit të tretë. Thuajse në orën tre mbasditë atje shfaqej Berta,ashtu e quanin. Qe martuar me Golen,xhenerikun çalaman para ca muajsh. Që ditën e dasmës Berta zuri vend te ballkoni si mbreteresha e Anglisë te froni i saj. Mblidhej atje te cepi dhe i nguliste sytë lart. Sikur shihte dikë te pullazi i çatisë. E pa lëvizur e zinte mbrëmja e thellë. Te dritarja ngjitur nxirrte surratin Golja. Ai qe natyrë zeshkane,por më i zi ngjiste nga që punonte me vajra e me naftë të motorave që rregullonte. Dhe ai shihte ,por jo lart. Hidhte vështrimet majtas e djathtas. Si ato makinat që drejtohen me telekomandë. Kështu kalonin orët. Berta në ballkon e Golja ngjitur,te dritarja e kuzhinës. Ata nuk e shihnin njëri tjertrin. Unë dhe gjyshja i shihnim të dy.
-Sa të shpifur e ka burrin,-i thosha gjyshes.
Dhe çuditesha si ajo alamet femre të martohej thuajse me babain e vet si moshë. Mua më pëlqente shumë ajo krijesë e shpesh e sillja në ëndërrat e mija prej gjimnazisti. Ama nuk zbértheja qysh Golja ia kishte mbushur mendjen. Se të qe aq i zgjuar ai do ishte psh inxhinier,ose doktor,ose… Nuk e zbuloja dot enigmën deri sa një ditë mamaja më sqaroi shkurt.
-Epo ai e mori kaq të bukur se ai është NE. Ajo është ATA.
Hiç nuk kuptova gjë kur ma tha herën e parë. Por dhe nuk pyeta pér më tej. Ndérkohë çdo mbasdite hidhja sytë te ballkoni i missit. Kështu e quaja. Berta rrinte atje si statujë. Me sytë lart dhe e ngurosur për orë të tëra. Në ditë të ngrohta i vinte një zog pranë. Nuk trembej prej saj.
-Të bukurën e duan dhe zogjtë,-thoshte gjyshja.
Në dimër po ashtu veçse jo pa lëvizur. Dridhej nga acari e mbi kokë vinte një qilimkë nga ato që vendosim te këmbët e krevatit. Kishte ftohtë dhe mbrohej me atë rreckë që i tundej sipas dridhjeve të trupit.Por asnjëherë nuk luajti nga ai cep ballkoni. Aty stoik,si rojet e kufirit.
Kershëria më mbyti ndaj pyeta nënën pér NE dhe ATA.
-NE jemi ne,-ia nisi ajo.
E pa që po qeshja se dihej që NE ishim ne.
-Ka kuptim tjetër. NE e kam fjalën jemi shumica që jetojmë mirë,që kemi të drejtë të ikim psh nga Korça në Tiranë. Që shkojmë dhe blemë në dyqan. Që fëmijët i çojmë në universitet,që punojmë mjekë,mësuesë,doktorë. Që marrim leje të zakonshme çdo vit,që shkojmë në plazh,që…
Pasi pushoi pak vazhdoi:
-ATA janë ata. Që ecin në rrugë e nuk u flet kush. Që nuk shkojnë në shkollë,që duhet të marrin leje të vijnë nga fshati në qytet,që familjet i kanë në burg,që bëjnë jetë të vështirë,që…
Sa do thoja,nuk kuptoj gjë,ajo e përmblodhi:
-Berta është ATA. Ajo nuk martohej dot se askush nuk merr nga NE grua nga ATA. Ndaj mori Golen,se Golja u tregua kokëkrisur,guximtar dhe pranoi rrezikun.
Atë çast m’u kujtua shoqja ime Marjana. E kisha në klasë deri vjet. Më pas e shihja nga dritarja e shkollës kur ajo me nënën iknin drejt fushave pér të prashitur perimet që shiteshin në treg. E dëbuan nga shkolla se dikush kallëzoi se ajo e kishte pasur gjyshin ballist. Pra Marjana u bë ATA. Ama unë martohem me atë,nuk e le të jetë ATA,i premtova vetes..
Nga ai çast shihja dy botë në një shtëpi. NE ishte Golja te dritarja,ATA qe Berta te ballkoni. Në fakt Bertën e doja,më térhiqte. Por më dhimbseshin të dy. Edhe Golja. Edhe Berta. I shihja të dy që asnjëherë nuk rrinin të dy. Berta vetë deri sa burri i kthehej nga puna. Më pas prapë vetëm në ballkon. Hera herës në shoqëri me zogjtë. Golja në shoqëri me veten. Ajo mbijetonte nga ai burrë,por deri sa nuk rrinte një minutë me të fliste açik se zemra nuk ia pranonte. Halli e kishte hedhur në atë pellg.
Pasi shkova në universitet,kur kthehesha në Korçë nuk kisha kohë të rrija në dritare. Ndaj ca vite harrova të shihja nga ballkoni pérballë. Deri sa një vit,që verë,pashë matanë në ballkon…Golen. Rrinte fiks te vendi i Bertës. Pa lëvizur,ashtu si ajo.
-Po Berta?-pyeta nënën.
-Berta vdiq. Mori plevit nga ditët me ngrica.
Ndjeva dhimbje,por nuk pyeta,si vdiq,a e shtruan në spital,a erdhën njerëz në varrim,a i vendosën lule,a i kënduan zogjtë aty te varri,a pati pranë vëlla,motër,nënë a babë? Qe kot të pyesja. Se ato mote kishte veç një pérgjigje. Shkurt,jo.
U ndjeva në faj që isha NE. Lotova për të gjithë ATA.

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

blog blog agim xhafka agim xhafka

Sondazh

Poll
Insights 13 Mars 2021, 20:26

TIRANË– Mosmbajtja e një maske i kushtoi sot një keqtrajtim dhe një fyerje publike gazetares Edona Haklaj, e cila u shty nga kryeministri Edi Rama. Me mikr...

Insights 13 Mars 2021, 10:23

Papa Bergoglio si “shenjë kundërshtie”

Megjithëse na mungon distanca historike e duhur për ta studiuar pontifikatin e Papa Francesco-s, nëse do ta përmblidhja në pak fjalë, do të përdorja togfjalëshi...

Insights 13 Mars 2021, 10:21

E vërteta ime… edhe politike

Të dashur Miq,Ju falenderoj të gjithëve, të njohur e të panjohur që më keni shkruar, i jam thellësisht mirënjohëse kujdesit tuaj!Kanë kaluar vetëm pak ditë dhe ...

Insights 11 Mars 2021, 07:17

Kur dëshira për fitim e gllabëron moralin

GJERMANI– Në kohë krize njerëzit mbajnë shpresën tek politika. Muajt e kaluar ishin muaj të lodhshëm pandemie, dhe njerëzit i besuan politikës. Për një ko...

Insights 7 Mars 2021, 09:14

Tregimi i së dielës- PËR GJERMANI, SHOFER!

U çua herët në mëngjes. Duhej të kapte furgonin e qytetit verior se qysh në orën 9 do nisnin festimet e 50-vjetorit të krijimit të spitalit rajonal. Hëng...

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj