LIVE UPDATES
Insights

Çmimi “Rrënjët e Pulias”/ Kujt ia “vodhi” Edi Rama fitoren, krahasimi me “laureatët” e tjerë, kryeministri krah

13 Mars 2021, 15:10 Nga DOSJA
Çmimi “Rrënjët e Pulias”/ Kujt ia

Në 6 mars, kur Edi Rama vizitoi Pulian, me rastin e 30 – vjetorit të eksodit të shqiptarëve, mori dhe një çmim. “Radice di Puglia”, (shqip ‘rrënjët e Pulias), iu dorëzua Kryeministrit nga Presidenti i Rajonit të Pulias, Michele Emiliano, me një motivacion pak të çuditshëm në dukje: “një puljezi me kombësi shqiptare”.

Ky motivacion, tingëllon i çuditshëm në Shqipëri. Edi Rama nuk është njohur as është shquar ndonjëherë si simpatizant i Pulias, i Barit apo periferive. Nuk ka ndonjë shenjë në të shkuarën e Ramës, që ta lidhë me rajonin jugor të Italisë.

E vetmja lidhje është marrëdhënia miqësore e tij me Carlo Bollinon, një gazetar i njohur si në Puglia edhe në Shqipëri.

Po të shohësh edhe motivacionin, duket sikur çmimi i jepet një puljezi, jo një shqiptari. Rama quhej një puljez me kombësi shqiptare, edhe gjatë dorëzimit të çmimit, aq sa duket se çmimi është nisur për Bollinon, por ka përfunduar tek Rama.

Ky insistim i Presidentit të rajonit, mesa duket e ka burimin tek legjitimiteti i çmimit. Në këtë link https://www.ladolcevita.tv/premio-internazionale-radici-gli-emigrati-allestero-raccontano-la-puglia/, ku shpjegohet çfarë është çmimi “Radici” ndërkombëtar, thuhet : Çmimi ndërkombëtar “Radici”, është i destinuar për të gjithë qytetarët puliezë jashtë rajonit dhe jashtë vendit.

Qëllimi është që kjo punë të bëhet një gur kilometrik në historinë e emigracionit puliez dhe puliezëve jashtë kufijve rajonalë (por Brenda Italisë), dhe të Shoqatës Kombëtare “Italianët nëpër Botë”. Projekti mëton të jetë një mbledhje historish emigracioni të puliezëve në Botë, të treguara nga emigrantët që jetojnë jashtë, të ligjit me tokën e origjinës nga familjarë të afërm dhe të largët.

Pra siç duket, nga përshkrimi, çmimin e marrin vetëm shtetasit Italianë, me origjinë nga Pulia, që janë në emigracion. Edi Rama nuk është as shtetas Italian, as emigrant në Shqipëri.

Vërtetë zoti Rama ka qenë emigrant në Francë për një periudhë të shkurtër, por, që kur është kthyer, deri sot, nuk ka treguar ndonjë histori për Pulian.

Pasi kërkuam informacion në kabinetin e Presidentit të Rajonit të Pulias, por nuk morëm përgjigje, vendosëm të kërkojmë në rrjet për këtë çmim, që publikut shqiptar iu ofrua si nëj ngjarje e rëndësishme.

Përveç çmimit ndërkombëtar që u jepet vetëm shtetasve italianë që janë emigrantë jashtë vendit, çmimi rajonal, u jepet qyetatarëve të rajonit që japin një kontribut të vlefshëm social.

Nuk ka shumë informacion për laureatët e këtij çmimi, përveç 2 viteve të fundit. Ka 2 fitues, një 12 vjeçar, i quajtur Potito, që e ka marrë në 28 shtator 2019 dhe një Nigerian, Richard Iyere në 20 shkurt 2019. Fiks 2 vjet pas nigerianit dhe 1 vit e gjysmë pas 12 vjeçarit, ky çmim i jepet një Kryeministri. Nuk dihet pas kësaj, a fitoi Kryeministri nga çmimi apo çmimi nga Kryeministri, por ndryshimi mes Ramës, Potitos dhe Iyeres, është i qartë.

Ata të dy janë brenda rregullave të çmimit, 12- vjeçari pasi ishte aktivizuar për mbrojtjen e mjedisit, ndërsa nigeriani për neutralizmin e një grabitësi. Vetëm Edi Rrama është jashtë rregullit, ai duket se ia ka rrëmbyer çmimin një Puliezi që ndodhet jashtë Italisë. 

(Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

factcheck factcheck edi rama rrenjet e pulias edi rama rrenjet e pulias

Sondazh

Poll
Insights 13 Mars 2021, 10:23

Papa Bergoglio si “shenjë kundërshtie”

Megjithëse na mungon distanca historike e duhur për ta studiuar pontifikatin e Papa Francesco-s, nëse do ta përmblidhja në pak fjalë, do të përdorja togfjalëshi...

Insights 13 Mars 2021, 10:21

E vërteta ime… edhe politike

Të dashur Miq,Ju falenderoj të gjithëve, të njohur e të panjohur që më keni shkruar, i jam thellësisht mirënjohëse kujdesit tuaj!Kanë kaluar vetëm pak ditë dhe ...

Insights 11 Mars 2021, 07:17

Kur dëshira për fitim e gllabëron moralin

GJERMANI– Në kohë krize njerëzit mbajnë shpresën tek politika. Muajt e kaluar ishin muaj të lodhshëm pandemie, dhe njerëzit i besuan politikës. Për një ko...

Insights 7 Mars 2021, 09:14

Tregimi i së dielës- PËR GJERMANI, SHOFER!

U çua herët në mëngjes. Duhej të kapte furgonin e qytetit verior se qysh në orën 9 do nisnin festimet e 50-vjetorit të krijimit të spitalit rajonal. Hëng...

Insights 4 Mars 2021, 10:14

Grenelli ka kaluar në personale me Albin Kurtin

Arti amerikan i komunikimit, si ne media, si ne politike, si ne diplomaci, ndryshon komplet nga europianet. Ata qe kalojne neper aeroportet e Amerikes gati sa n...

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin qytetin e Vlorës

Shi dhe erë e fortë, stuhia e befasishme godet Vlorën

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet