LIVE UPDATES
Insights

Tritan Kalo: Problemet e mjekësisë shqiptare kundrejt burgosjes së mjekëve

12 Maj 2019, 14:08 Nga DOSJA
Tritan Kalo: Problemet e mjekësisë shqiptare kundrejt burgosjes

Qeveritarë, merruni me thelbin e problematikave të mjekësisë sonë, dhe jo me kamera të fshehta dhe burgosje mjekësh e infermierësh!

Ja njëra prej tyre. Këmbanat kanë rënë me kohë, por veshët tanë të super-politizuar nuk i kanë dëgjuar.

Në fillim të viteve 90-të u mendua të riformatoheshin spitalet e shumtë publikë të Tiranës, në kuadrin e krijimit të Qendrave Spitalore Universitare, ku më thelbësorja ishte dhe mbetet Qendra Spitalore Universitare “Nënë Tereza”, si një bashkim i pesë spitaleve.

Ideja ishte dhe mbetet shumë me vlerë, por realizimi i saj ishte, është dhe do të vijojë të mbetet larg imazhit të vërtetë të një Qendre Spitalore Terciare Universitare si simotrat Europiane të saj.

Bashkimi mekanik i pesë spitaleve jo detyrimisht solli cilësimin e duhur të tyre, nuk po flas për infrastrukturën teknologjike dhe ndërtimore, por për atë që përbën “zemrën” e mirëfunksionimit të QSUT, “kapitalin njerëzor”.

QSUT-ja “u pasurua” me shumë individë që nuk i plotësonin kriteret profesionale të një individi me strukturë profesionale të nivelit universitar, pra jo vetëm një individ mjekues por edhe dijedhënës, dijeshpërndarës. Po ashtu nepotizmi njohu “kulme” të pa imagjinueshme për këdo, sa shpesh QSUT-ja u kthye në një qendër punësimi familjar. Ndikimet politike në këtë ristrukturim ishin dhe mbeten po aq parësore, sa ky trend vështirë se do të ndryshojë në thelbin e tij edhe në të ardhmen.

Pajisja më pas e këtyre individëve me tituj shkencorë, Doktorë, Assistent Profesorë apo Profesorë, me një shpejtësi dhe numër që do habiste këdo në botën mjekësore, e bën shumë të vështirë në mos të pamundshme korigjimin e gabimeve të bëra në strukturimin e “boshtit kurrizor të QSUT-së, atë të kapitalit njerëzor”, në këtë periudhë “gri” të zhvillimeve demonkratike të vendit.

Janë pikërisht idndividë të tillë që janë bërë dhe vijojnë të bëhen pengesë për injektimin e individëve të tjerë me arritje edhe më cilësore se ta në përbërjen e stafit mjekësor, ose në mpakjen e shpirtit ecuror të atyre tashmë të pranishëm, që kanë vetëm dy zgjidhje në jetën e tyre profesionale: 1- ose të vijojnë të drejtohen nga individë të fosilizuar në pozicione drejtuese, ndoshta jo cilësisht më lart se ta, dhe të mbetet pa asnjë shtysë dhe të demotivuar për një perspektivë të të bërit karrierë profesionale, ose, 2- të jenë të detyruar të emigrojnë duke lënë pas tyre një boshllëk jo lehtë për t’u plotësuar menjëherë, me profesionistë të të njëjtës performancë profesionale.

Deformimi i krijimit artificial të dy kategorive mjekësh, 1-stafi i atyre mësimdhënës, pedagog apo akademik, quajini si të doni, dhe 2- mjekët kurues, ordinatorë por jo mësimdhënës, u dha dorë të lirë partive të rradhës në qeverisjen e vendit të injektonin në këtë qendër këdo me lidhje të forta me to.

Në mendimin tim, që shpresoj se nuk është i vetmi, një Qendër Spitalore Universitare ka dhe gjithmonë duhet të ketë vetëm një kategori mjekësh, Mjekë Prakticien dhe Universitar, mjekues shumë cilësorë dhe mësimdhënës po aq cilësorë. Pse? Sepse studenti dhe mjeku specializant është tërë kohën në kontakt me të gjithë stafin e një Shërbimi Specialistik dhe jo vetëm me atë mësimdhënës/akademik….Dosjet/kartelat dhe të sëmurët ku ai mëson se si diagnostikohen dhe trajtohen sëmundjet e ndryshme në shumicën e tyre janë të stafit jo mësimdhënës/akademik…..Për ta mësimi më i drejtëpërdrejtë dhe më thelbësor vjen pikërisht nga kontakti me këtë kategori mjekësh dhe “produktin e tyre”.

Skizma artificiale e krijuar në krijimin e dy kategorive mjekësh, “lëndon” jo vetëm cilësinë e dijedhënies e të dijemarrjes, por ajo krijon dasi profesionale, etike dhe sociale jo të dobishme në ecurinë e qendrave terciare mjekuese dhe dijedhënëse. Njëkohësisht, artificialiteti ndarës i Fakultetit të Mjekësisë dhe Universitetit Mjekësor nga Qendra Spitalore Universitare “Nënë Tereza” dhe Qendrat e tjera Spitalore Universitare, ndikon jo pak në përzgjedhjen e stafeve, në shfrytëzimin e kapaciteteve te tyre intelektuale si dhe në mirë-menaxhimin edhe të burimeve financiare. Ndarjet dhe nëndarjet administrative të here pas hershme në QSUT, nuk ndikojnë sa duhet në thelbin e mirëfunksionimit të një Qendre Spitalore Universitare Terciare, thelb i cili mbetet i njejtë që prej krijimit të saj, cilësimi i mjekimit të të sëmurëve dhe i mësimdhënies e i mësimmarjes nga studentët dhe mjekët. Kurrë nuk është vonë për të bërë punë të bukura, dhe jo reforma për hir të reformave….Quo vadis Shqipëria ime!!

Marrë nga: Flasshqip.ca

(a.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

opinione opinione tritan kalo tritan kalo

Sondazh

Poll
Insights 12 Maj 2019, 06:40

Për Gjermani, shofer!

U çua herët në mëngjes. Duhej të kapte furgonin e qytetit verior se qysh në orën 9-të do nisnin festimet e 50-vjetorit të krijimit të spitalit rajonal. H...

Insights 12 Maj 2019, 06:00

Dështon FMN, Banka Botërore dhe Qeveria

Shqetësimi kryesor i FMN, sot në Maj 2019 është paaftësia e Qeverisë Rama për të reduktuar dhe eliminuar detyrimet e prapambetura ndaj biznesit. Po njësoj si 6 ...

Insights 10 Maj 2019, 08:01

Gabimi mjekësor dhe burgu

Po e nis nga fillimi duke u ndaluar te përcaktimi i Mjekësisë si shkencë gjysëm ekzakte, ndoshta për shkak se njohuritë tona vazhdojnë të thellohen në skutat ku...

Insights 9 Maj 2019, 18:13

Doktori, qershitë, gangsteri i HEC-it dhe shteti

Yllson është një nga doktorët më të mirë ortoped në vend. I dashuruar pas vendit të vet. Ka pasur mundësi të shkëlqyera për tu bërë një kirurg kudo në një vend ...

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj