LIVE UPDATES
Insights

Gabimi mjekësor dhe burgu

10 Maj 2019, 08:01 Nga DOSJA
Gabimi mjekësor dhe burgu

Po e nis nga fillimi duke u ndaluar te përcaktimi i Mjekësisë si shkencë gjysëm ekzakte, ndoshta për shkak se njohuritë tona vazhdojnë të thellohen në skutat ku ende shkenca nuk ka arritur. Të ushtrosh këtë profesion po ashtu është sfidë në disa dimensione: marrëdhëniesh, profesionaliteti, etike, morale dhe ligjore.
Kohrat dhe sistemi aktual e ka zhveshur disi nga humanizmi dhe e bën të duket thuajse si një raport shërbimi, ku disa janë në rolin e atij që jep shërbim dhe nga tjetër ata që përfitojnë nga shërbimi.

Në vende pa rend demokratik të konsoliduar, me një shtet kuazi-ligjor, ku mekanizmat rregullatorë nuk funksionojnë si duhet, ndodh që masat e marra për një fenomen të caktuar të jenë me karakter populist, propagandistik apo represiv. Duket se ideja e hedhur aktualisht nga KM për ndryshime në Kodin Penal mbi ndëshkimin e gabimit mjekësor me 3 – 7 vite burg, shkon në kahje të kundërt me deklaratën për depenalizimin e gabimeve mjekësore të bërë në muajin Mars të këtij viti.

Në fakt unë nuk i di detajet e këtyre ndryshimeve, por mendoj se mjekët dhe të gjitha bluzat e bardha duhet ta kundërshtojnë me forcë këtë ide. Një gabim mjekësor nuk është i barabartë me një aksident automobilistik, ku fajtori dënohet. Mundësitë e ndodhjes së gabimeve mjekësore janë të natyrave të ndryshme dhe shpesh komplekse. Në një vend ku gjykimin ta bën familja e pacientit apo media, përpara se të nxirren përfundimet e një hetimi zyrtar, drejtësia ndikohet në vendimet e saj.

Unë jam mjek, por më ka ndodhur që të përballem me gabimin mjekësor si familjar dhe përpiqem të kuptoj edhe anën tjetër të medaljes. Flamuri i burgut që tund qeveria ndaj njerëzve të thjeshtë të këtij vendi për fatura të papaguar apo shkelje të karakterit administrativ duken si tendenca të një regjimi represiv, i cili dështon të reformojë apo të vendosë rregulla që respektohen, app të ndërtojë mekanizma funksionalë kontrolli dhe përgjegjshmërie/llogaritshmërie.

Gabimi fillon që te ajo që kuptojmë me “gabim mjekësor” ose “mjekimin e pakujdesshëm” pasi brenda këtij koncepti shumë individë përfshijnë neglizhencën profesionale apo mitmarrjen. Unë nuk po merrem aspak me këto fenomene. Deri më tani ligji ka vepruar sa herë ka pasur pretendime për mostrajtim adekuat, neglizhencë apo fenomene të tjera të ngjashme. Kurse gabimet mjekësore kanë qenë dhe janë pjesë e shqyrtimit të komisioneve etiko-profesionale apo disiplinore, në rastet ekstreme me pasoja të rënda ka përbërë edhe vepër penale.

Pasoja në proporcion me masën e dënimit është parimi mbi të cilin ndërtohet ligji dhe natyrisht që pasojat e rënda me legjislacionin aktual dënohen me gjobë ose me burgim deri në pesë vite. Po përse tentohet që të bëhet ky ndryshim tani? Besoj se duket si tendencë e kriminalizimit të çdo gjëje! Duke u konsultuar me një jurist, mora edhe një opinion të ndryshëm nga i imi, ku ngrihej pretendimi se presioni apo lobimi i rretheve mjekësore ka bërë të mundur që masa në Kod Penal të jetë më e butë.

Mjekimi i pakujdesshëm apo gabimi mjekësor duket si shpata ligjore në qafën e punonjësve shëndetësorë, të cilët prej një kohe të gjatë punojnë nën presion, në kushte jo të mira dhe në një sistem të keqorganizuar shëndetësor. Tashmë po ju jepet një argument për tu ngritur dhe për të mbrojtur të drejtat e tyre. Ata duhet të reagojnë përtej ngjyrimeve politike për të ndalur marrinë e burgut si gogol që qeveria aktuale shpalos vazhdimisht. Mungesa e reagimit sot mund të jetë premisë për të shtuar presionin ndaj punës së tyre. Askush nuk punon mirë nën presion, madje mund të gabojë më shumë.

Tashmë mjekëve po ju jepet një argument më shumë për të ikur, prej atyre që ndoshta nuk shkelin ndonjëherë të trajtohen në një institucion shëndetësor publik. Ata po thonë se po e bëjnë për t’ju mbrojtur ju o popull nga “mjekët e këqinj”, por në fakt nuk kanë bërë asgjë për ju, për aq kohë sa kemi sistemin shëndetësor të renditur në vend të fundit në Europë. Mesa duket e kanë zënë problemin për bishti!

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

blog blog gabimi mjekësor dhe burgu gentian çala gabimi mjekësor dhe burgu gentian çala

Sondazh

Poll
Insights 9 Maj 2019, 18:13

Doktori, qershitë, gangsteri i HEC-it dhe shteti

Yllson është një nga doktorët më të mirë ortoped në vend. I dashuruar pas vendit të vet. Ka pasur mundësi të shkëlqyera për tu bërë një kirurg kudo në një vend ...

Insights 6 Maj 2019, 19:36

Bulizmi po vret! Zot m’i mbro fëmijët

Për bullizmin kam folur shpesh dhe jo vetem unë. Unë dhe shumë kolegë të mi gazetarë kanë ndërtuar emisione dhe biseda të posaçme në ekran për këtë fenom...

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj