LIVE UPDATES
Bota

Tsikhanouskaya: Taktikat e frikësimit të Lukashenkos po e humbin efektin

15 Shtator 2020, 09:35 Nga DOSJA

Svyatlana Tsikhanouskaya, ish-kandidate për presidente të Bjellorusisë, e cila tani ndodhet në mërgim në Lituani, tha se taktikat e frikësimit të udhëheqësit autoritar bjellorus, Alyaksandr Lukashenko, vetëm se po e vështirësojnë zgjidhjen e krizës.

Bjellorusia është përfshirë nga protestat kundër regjimit qysh pas zgjedhjeve të 9 gushtit, në të cilat Lukashenko është rizgjedhur president. Opozita dhe vëzhguesit ndërkombëtarë kanë thënë se zgjedhjet janë manipuluar.

Duke folur për kanalin televiziv Current Time të Radios Evropa e Lirë, Tsikhanouskaya tha se Lukashenka është një udhëheqës “jolegjitim”, i cili nuk ka autoritet të bëjë marrëveshje në emër të Bjellorusisë.

Protestuesit bjellorusë kërkojnë dorëheqjen e tij dhe mbajtjen e zgjedhjeve të drejta dhe të lira.

Lukashenko, 66 vjeç, mban pushtetin qysh në vitin 1994. Regjimi i tij u është përgjigjur protestuesve paqësorë me arrestime masive – vetëm të dielën, më 13 shtator, janë arrestuar afro 800. Disa prej të burgosurve kanë raportuar edhe për torturë.

Të hënën, Lukashenko ka takuar në Soçi të Rusisë presidentin rus, Vladimir Putin, i cili i ka premtuar një hua prej 1.5 miliard dollarësh.

Tsikhanouskaya, e cila pretendon se i ka fituar zgjedhjet në Bjellorusi me 60-70 për qind të votave, tha se arrestimet e së dielës kanë pasur qëllim t’i tregojnë Kremlinit se Lukashenko ka ende kontroll mbi situatën në Bjellorusi.

“Shfaqja masive e forcës, duke dërguar aq shumë policë në vendin e protestave, ka të ngjarë të jetë organizuar për t’i frikësuar njerëzit, që të mos protestojnë. Por, kjo nuk funksionon më. Njerëzit kanë një qëllim, ata kanë dëshirë të jetojnë në një Bjellorusi të re, pa uzurpatorin. Sa më brutale që është policia dhe sa më shumë njerëz që burgosen, aq më i vendosur është populli”, tha Tsikhanouskaya, e cila është strehuar në Lituani shumë shpejt pas zgjedhjeve.Minsk, 13 shtator, 2020.Minsk, 13 shtator, 2020.

Rusia, partneri më i rëndësishëm ekonomik dhe strategjik i Bjellorusisë, është duke vëzhguar nga afër trazirat. Planifikuesit në Kremlin janë të kujdesshëm ndaj përsëritjes së asaj që ka ndodhur në Ukrainë, në vitin 2014, kur protestat masive kanë çuar në rrëzimin e presidentit pro-rus atje.

Duke sinjalizuar përfshirjen e mundshme të Kremlinit në krizë, Lukashenko dhe Putin kanë zhvilluar së paku pesë thirrje telefonike që nga zgjedhjet, ndërsa takimi i së hënës ishte i pari ballë për ballë qysh pas zgjedhjeve.

Putin dha pak detaje rreth huasë së re për Bjellorusinë, por ai po ashtu sinjalizoi mbështetje për Lukashenkon në mënyra të tjera dhe tha se bashkëpunimi në mbrojtje do të vazhdojë.

Tsikhanouskaya tha se çdo marrëveshje me një Lukashenko “të paligjshëm” nuk do të ketë peshë ligjore dhe “do të rishikohet nga çdo udhëheqje e re”.

Perëndimi i ka dënuar manipulimet në vota dhe goditjen e ashpër të policisë ndaj protestuesve të opozitës, duke e detyruar Lukashenkon të kërkojë mbështetje në Moskë.

Në vend se të bisedojë me Putinin, Tsikhanouskaya tha se Lukashenko duhet të zhvillojë një dialog me opozitën dhe paralajmëroi se çdo përpjekje për inaugurimin e tij do të ishte “e paligjshme”.

“Ne gjithmonë kemi bërë thirrje për dialog. Mendoj se është mënyra më e mirë për të dalë nga kriza. Vetëm dialog. Dhe, përmes një dialogu të tillë, ne duhet të biem dakord për mbajtjen e zgjedhjeve të reja [presidenciale]”, tha Tsikhanouskaya, duke shtuar se Këshilli i Koordinimit i opozitës vazhdon të funksionojë, pavarësisht faktit se vetëm një anëtare e tij, lauratja e Çmimit Nobel, Svetlana Alexievich, mbetet e lirë brenda Bjellorusisë, dhe se disa anëtarë të tjerë ose janë detyruar të ikin nga vendi, ose janë arrestuar nga policia.

“Mendoj se për momentin, zoti Putin zgjodhi rolin e një vëzhguesi në pritje, i cili peshon zhvillimet në vendin tonë. Ai, në fakt, e kupton se ne jemi vende mike dhe se askush nuk dëshiron t’i prishë lidhjet tona, që janë vendosur shumë kohë më parë. Është e qartë se presidenti i ardhshëm [i Bjellorusisë], i zgjedhur legalisht përmes zgjedhjeve të drejta, do të vazhdojë të ndërtojë lidhje të dobishme reciproke me Rusinë. Ne e kuptojmë se roli i Rusisë është i madh për Bjellorusinë, por gjithçka mund të zgjidhet përmes dialogut”, tha Tsikhanouskaya, e cila është bërë udhëheqëse e opozitës bjelloruse.

Burri i saj, Syarhey, një sfidues i mundshëm i Lukashenkos në zgjedhjet presidenciale të 9 gushtit, është arrestuar përpara votimeve dhe mbetet në paraburgim.

Tsikhanouskaya, e cila deri vonë nuk punonte, e mori rrugën e bashkëshortit të saj, pas burgosjes së tij.

Ajo tha se sapo të nisë një lloj dialogu me Qeverinë e Lukashenkos, do të kthehet në Bjellorusi “për të qenë pranë njerëzve”.

Marrë nga: REL 

(A.k.dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota svyatlana tsikhanouskaya svyatlana tsikhanouskaya

Sondazh

Poll
Bota 15 Shtator 2020, 06:28

Huawei në rrezik përballë sanksioneve amerikane

SHBA-Duke filluar nga 15 shtatori, gjigandi kinez i telekomunikacionit, Huawei — dikur simbol i kapacitetit teknologjik të Kinës, nuk do të ketë më qasje në fur...

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj