LIVE UPDATES
Bota

Tubimi në Tulsa: Gjashtë anëtarë të fushatës së Presidentit Trump, të infektuar me koronavirus

20 Qershor 2020, 20:51 Nga DOSJA
Tubimi në Tulsa: Gjashtë anëtarë të fushatës

SHBA- Fushata e rizgjedhjes së Presidentit Donald Trump thotë se gjashtë anëtarë të stafit të kësaj fushate që po ndihmonin me përgatitjet e tubimit të tij të shtunën në mbrëmje në Tulsa të Oklahomës, rezultuan pozitivë për koronavirusin. Drejtori i komunikimeve të fushatës, Tim Murtaugh tha në një deklaratë se “procedurat e karantinës” u zbatuan menjëherë dhe se asnjë nga punonjësit e fushatës që rezultuan pozitivë nuk do të marrin pjesë në tubim. Ai tha se as personat që kishin pasur kontakt direkt me ta, nuk do të marrin pjesë.

Zyrtarët e fushatës thanë se të gjithëve atyre që do të shkojnë në tubim, do t’u matet temperatura para se të kalojnë përmes masave të sigurisë. Atyre do t’u jepen edhe maska nëse duan t’i vënë si edhe dizinfektant në qendrën me kapacitet prej 19 mijë vetësh. Tubimi parashikohej që të ishte grumbullimi më i madh në ambjent të brendshëm në botë, gjatë pandemisë. Presidenti Trump do ta mbajë tubimin mes shqetësimeve të nxitura nga pandemia e koronavirusit dhe pas disa javë protestash mbi pabarazinë racore, në një përpjekje për të ringjallur fushatën e tij për një mandat të dytë presidencial.

Zoti Trump është kritikuar mbi përgjigjet e administratës së tij ndaj pandemisë si dhe demonstratave të nxitura nga vdekja e George Floyd, një afrikano-amerikani i cili humbi jetën në duart e policisë së Mineapolisit. Me vendimin e tij për të mbajtur tubimin e parë që pas mbylljes së vendit për shkak të virusit, Presidenti nxiti edhe më shumë kritika. Aktiviteti do të zhvillohet në Tulsa, vendi i një prej shpërthimeve më të përgjakshme të dhunës raciste kundër amerikanëve të zinj rreth 100 vite më parë.

Oklahoma ka raportuar një rritje të infeksioneve me COVID-19 ditët e fundit dhe departamenti i shëndetësisë i këtij shteti ka paralajmëruar pjesëmarrësit në miting mbi një rrezik të shtuar për t’u prekur nga virusi. Sipas sondazheve Presidenti republikan radhitet pas kandidatit të mundshëm të demokratëve për president, Joe Biden.

Ndërkohë zyrtarë të fushatës së zotit Trump bënë të ditur se mbështetësit duket se janë të kënaqur të shohin zotin Trump t’i rikthehet fushatës dhe se ata që duan të marrin pjesë në miting në Tulsa e kanë tejkaluar numrin e vendeve në dispozicion. Mike Boatman, 52 vjeç, udhëtoi të hënën prej Indianës në Tulsa për të garantuar një vend në stadium.

Ka pasur një kërkesë prej mbi një milion biletash për këtë ngjarje, kështu që do të doja të isha herët“, tha ai. “Kjo nuk është asgjë në raport me atë që presidenti ynë bën për ne çdo ditë. Ai sakrifikon për ne, secilin prej nesh ne, pavarësisht se kush jemi, pavarësisht nëse jemi të zinj, të bardhë, apo të verdhë. Nuk ka rëndësi ngjyra për të“, shton zoti Boatman.

Ndarja në linja racore e vendit mbetet një dobësi politike. Reagimi për “ligj e rend” i zotit Trump ndaj protestave të shkaktuara nga vdekja e George Floyd e ka vendosur attë në pozita të vështira me shumicën e amerikanëve. Pas kritikash të ashpra, zoti Trump e shtyu tubimin me një ditë, në mënyrë që të mos përkonte me përvjetorin që shënon fundin e skllavërisë në Shtetet e Bashkuara.

Të premten, ai kërcënoi për veprime të cilat nuk i qartësoi, kundër çdo “protestuesi, anarkisti, provokatori, grabitësit apo keqbërësi” që udhëton drejt Oklahomës, një paralajmërim për të cilën zyrtarët e fushatës së tij thanë se nuk i drejtohej demonstruesve paqësorë.

Kritikët e akuzuan zotin Trump se po përpiqej të provokonte konflikt. Zyrtarët e fushatës së zotit Trump dhe ata të Shtëpisë së Bardhë i kanë hedhur poshtë shqetësimet mbi sigurinë e mitingut, duke thënë se pjesëmarrësve do t’u vihen në dispozicion maska dhe desinfektues duarsh. Megjithatë pjesëmarrësve u është kërkuar të heqin dorë nga e drejta për të ngritur padi në rast se preken nga koronavirusi gjatë këtij aktiviteti.

Menaxheri i fushatës së zotit Trump, Brad Parscale tha për televizionin “Fox News” të premten se ai me gjasë do të vendosë një maskë gjatë tubimit, ndërsa zëdhënësja e Shtëpisë së Bardhë Kayleigh McEnany u tha gazetarëve se nuk do ta bëjë një gjë të tillë. Vetë presidenti Trump e ka shmangur vendosjen e maskës në publik. Ekspertë e ish-zyrtarë të administratave të mëparshme thonë se zoti Trump duhet të bindë votuesit se politikat e tij do ta nxjerrin vendin nga recesioni i shkaktuar prej pandemisë.

(Marrë nga Zëri i Amerikës)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota donald trump fushata e trump tubimi në tulsa donald trump fushata e trump tubimi në tulsa

Sondazh

Poll

Pas më shumë se katër orësh, qytetarët vijojnë protestën rrugëve të Kryeqytetit

Pas më shumë se katër orësh, qytetarët vijojnë protestën rrugëve të Kryeqytetit

Gjesti i veçantë i protestuesit, u dhuron lule efektivëve në shenjë solidariteti për policin e vrarë

Pas tre orësh protestë, turma vijon qëndresën: Dorëheqje!

Prej më shumë se tre orësh para Kryeministrisë, protestuesit ndezin flakadanë

"Kush s'kërcen nuk është shqiptar o hej"/ PAMJE me dron nga protesta madhështore për Zvërnecin

Thirrja e qytetarit të Rrjollit: Hajde rini, merre situatën në dorë dhe drejto vendin

Me flamuj dhe pankarta në duar, qytetarët e Durrësit sërish protestë për projektin në Zvërnec

Tentoi të futej në Kryeministri, protestuesja bën simbolin e shqiponjës

"Ne i duam parqet, lodrat, natyrën"/ Vogëlushi në protestë thirrje: Mbrojini për ne!

Protesta kundër projektit në Zvërnec/ Brohoret turma: Edi Rama o tradhtar, duhet lidhur me litar

Protesta për Zvërnecin, qytetarë mbajnë 1 minutë heshtje për efektivin e vrarë në krye të detyrës

"Ruani qetësinë, Ramën ta zhdukim me të mirë"/ Tensione në protestën kundër projektit në Zvërnec

PAMJE nga protesta madhështore kundër projektit në Zvërnec/ Oshëtin bulevardi: O pallosh o zagar

Mijëra protestues në shesh thirrje ndaj kryeministrit Rama: Duam dorëheqje

Protesta për Zvërnecin, babai i Martin Canit i bashkohet protestuesve në shesh

Mijëra qytetarë në Bulevard/ Thirrje kundër Ramës dhe Berishës: U ka ardhur fundi, në burg

Balla nga Kuvendi: Greqia u ka borxh shqiptarëve marrëveshjen për pensionet

Dita e 5-të e protestës për Zvërnecin/ Nis marshimi drejt bulevardit: Revolucion

Balla ‘thumbon’ Berishën: U trembe nga protestuesit që erdhën te selia e PD-së dhe ndryshove qëndrim

"Na keni ça k***"/ Noizy shpërthen keq ndaj protestuesve: Nuk po e shet njeri Shqipërinë!

'Zvërneci'/ Berisha: Ju jeni mafie si në Beograd. Të gjitha dokumentet ju i shumëzoni me zero

Berisha: Pse e fshihni kreun e Meduzës. Tokat në Zvërnec i ka rrëmbyer Pjerini nga Lezha dhe Agaçi

Reperi Gashi mbështet protestat për Zvërnecin: Fëmijët tanë nuk janë mysafir në tokën e tyre

Këngëtarja Bebe Rexha vlerësohet me cmimin “Female Icon Award 2026”

Banorët dhe pushuesit përballen me fenomenin e pazakontë në Ksamil

"Ktheni ligjin për investimet strategjike" Bozdo në Kuvend: Betonizuat bregdetin e jugut...

Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit: Të rinjtë po protestojnë kundër jush, mbani përgjegjësi

"Marksist-leninist i vogël'! Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit:

Ngjarja e rëndë në Maliq/ Autori transportohet drejt Tiranës, familjarët: Çfarë i bëre?!

Berisha: Xhelati Rama u vë protestuesve paqësorë, topat e ujit që gjuajtën edhe foshnjën në karrocë

Berisha-Piro Vengut: Dezertove nga ushtria dhe mashtrove se je pasardhës i Marko Boçarit

Fshihej në një zonë të pyllëzuar, ja vendi ku u gjet autori i ngjarjes në Maliq

"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS!

Bido i kthehet opozitës: Ku ishit ju më 30 maj që nuk folët për Zvërvecin?

“Keni paralajmëruar anti-miting në Vlorë”, Berisha thirrje Ramës: Anuloje, është praktikë fashiste

Deputeti i “Lëvizjes Bashkë”: Rendi i ditës së sotme është kërkesa për dorëheqjen e qeverisë

U plagos në operacionin për kapjen e një personi në kërkim, mbërrin te Trauma polici

Vrasja e efektivit të Policisë në Korçë, Kuvendi nis me një minutë heshtje

Vrau një efektiv dhe plagosi një tjetër, mbërrin në spital autori

Reshjet përmbytin rrugët e Shëngjinit, vështirësi në qarkullimin e automjeteve dhe këmbësorëve

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Protestuesit marshojnë drejt zonës së Bllokut, qytetarët e tjerë nuk iu bashkohen #dosja #protesta

Protesta nuk ka të ndalur, qyetarët bllokojnë rrugën te Ura e Tajvanit, thirrje në kor policëve

Nga Sheshi tek Banka, qytetarët bllokojnë rrugën: Edi Rama ka mbaru

Qytetarët nuk ndalen në protestë/ Bllokojnë rrugën te selia e PS-së, ulen në gjunjë

Vazhdon protesta për Zvërnëcin/ Protestuesit ngren nga kafet qytetarët te Opera

E mbuluar me flamurin kuq e zi, e reja shfaqet me foshnjën në krah gjatë protestës

"Edi Rama jep dorëheqjen/E reja nga protesta:Ka ardhur koha të shkosh me Berishën te Veliaj dhe Meta

Qytetarët protestë në Vlorë për Zvërnecin, me pankarta në duar marshojnë drejt Sheshit të Flamurit

Dy orë protestë, bulevardi plot qytetarë ndriçohet nga blicat e telefonave: Jep dorëheqje