LIVE UPDATES
Bota

Turqia kërkon të futet në tregun ndërkombëtar, prezanton makinën e saj nën kujdesin e Erdogan (FOTO)

27 Dhjetor 2019, 16:10 Nga DOSJA
Turqia kërkon të futet në tregun ndërkombëtar,

TURQIA- Sot Turqia prezantoi prototipin e automobilit vendas, të zhvilluar nga Grupi i Iniciatviës së Automobilit të Turqisë (TOGG), raporton Anadolu Agency (AA). Ceremonia u realizua në Luginën e Informatikës në rrethin Gebze të provincës industriale Kocaeli, me pjesëmarrjen e shumë zyrtarëve të lartë, përfshirë presidentin Recep Tayyip Erdoğan, krerët e projektit, inxhinerë, ekspertë dhe të ftuar të tjerë. Në fjalën e tij në ceremoni, Erdoğan tha se Turqia sot po përjeton një ditë historike. “Sot po dëshmojmë një ditë historike për vendin tonë, realizimin e ëndrrës 60-vjeçare”, tha presidenti turk.

Duke thënë se mbi 100 inxhinierë turq kanë punuar për të realizuar projektin, ai tha se “Ne nuk blejmë licencë ose leje nga askush, por i përcaktojmë vetë të gjitha tiparet teknike”. Erdoğan theksoi se Turqia nuk do të lejojë përpjekjet për të penguar prodhimin e veturës së saj. “Ata arritën të pengojnë prodhimin e Devrim (makina e parë vendase e Turqisë), por nuk do të jenë në gjendje ta pengojnë këtë automobil”, shtoi ai. Turqia fillimisht u përpoq të prodhojë makinën e vet në vitin 1961, të quajtur Devrim, por ajo kurrë nuk kaloi fazën e prototipit. “Turqia nuk është vetëm një treg për teknologji të reja, por është bërë një vend që zhvillon, prodhon dhe eksporton ato në të gjithë botën”, tha Erdoğan. “Automobili nuk do të ndotë mjedisin, për arsye se punon me teknologji me zero-emetime”, shtoi ai.

Pas fjalës së tij, me një spektakël të përgatitur, u prezantuan dy modele të automobilit, njëri SUV dhe tjetri Sedan, me ngjyrë të kuqe dhe të bardhë, si referencë në flamurin e Turqisë. Pas prezantimit, Erdoğan realizoi vozitjen e parë të njërit prej prototipeve të automobilit turk.

– Karakteristikat e automobilit  

Në muajin qershor të vitit 2018, pesë gjigantë të industrisë turke, respektivisht Anadolu Group, BMC, Kok Group, Turkcell dhe Zorlu Holding, si dhe organizata ombrellë Unioni i Odave dhe Shkëmbimeve të Mallrave të Turqisë, bashkuan fuqitë për të krijuar nismën TOGG, e cila projektoi automobilin vendas të Turqisë për një periudhë 18-mujore. Automobili do të prodhohet në dy kategori, njëri me më pak kuaj fuqi që do të mund të punojë me një të mbushur mbi 300 kilometra dhe të arrijë shpejtësinë 100 kilometër në orë në 4,8 sekonda, si dhe ai me më shumë kuaj fuqi që do të mund të arrijë shpejtësinë 100 kilometër në orë në 7,6 sekonda. Bateria e këtij automobili, e zhvilluar plotësisht nga TOGG, do të mund të ngarkohet deri në 80 për qind në më pak se 30 minuta.

Automobili do të posedojë lidhje interneti, sistemi i të cilit do të jetë në gjendje të azhurnohet përmes internetit, si dhe do të jetë në përputhje me standardet pesëyjëshe të vlerësimit nën Programin Evropian të Automjeteve. Ai do të sigurojë “ndihmës holografik” me ekran tredimensional dhe teknologji të realitetit të shtuar, që do të përdoret në automobilin turk për herë të parë në vitin 2023.

– Automobili do të ketë pesë modele

TOGG deri në vitin 2030 do të prodhojë pesë modele të ndryshme, respektivisht SUV, Sedan, C-hatchback, B-SUV dhe B-MPV, si dhe do të zotërojë të drejtat e pronësisë intelektuale dhe industriale të tyre. Themeli i fabrikës do të vendoset në vitin 2020 në provincën industriale Bursa. Kostoja e fabrikës pritet të arrijë 22 miliardë lira turke (3,7 miliardë dollarë), ndërsa kapaciteti për prodhimin e automobilit në bazë vjetore do të jetë 175 mijë. Fabrika do të ketë 4.323 të punësuar, përfshirë 300 punëtorë të kualifikuar.

Platforma e automobilave elektrike e TOGG-it, e krijuar nga inxhinierët për pesë modelet e automobilit, do të jetë origjinale dhe e patentuar. Platforma do të sigurojë një stukturë për efikasitet maksimal, rehati, qëndrueshmëri dhe siguri. Makina vendase po ashtu do të mbështetet nga qeveria turke me zbritje të taksave dhe stimujve.

(Marrë nga Anadolu)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

bota bota makina turke raxhep taip erdogan tregu i makinave makina turke raxhep taip erdogan tregu i makinave


Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj