LIVE UPDATES
Bota

Turqia zgjeron përdorimin “Mir” për të tërhequr më shumë turistë rusë

5 Maj 2022, 06:59 Nga DOSJA
Turqia zgjeron përdorimin “Mir” për të tërhequr

TURQI- Turqia po përpiqet të tërheqë më shumë turistë rusë duke zgjeruar përdorimin e “Mir”, sistemi vendas rus i pagesave, pasi ajo kërkon të anashkalojë pengesat e krijuara nga sanksionet perëndimore.

Turqia sivjet dëshiron t’i rrisë të ardhurat që vijnë nga turizmi e t’i çojë ato në nivelet e para-pandemisë, për të rigjallëruar një ekonomi të goditur rëndë nga kriza e zhvleftësimit të lirës turke. Kjo është më e lehtë të thuhet sesa të bëhet, sepse Turqia mbështetet shumë tek energjia, tregtia dhe turizmi rus. Në vitin 2019, shkëmbimi tregtar midis dy vendeve arriti në 26.3 miliardë dollarë (25.07 miliardë euro), ndërsa Rusia është gjithashtu një nga furnizuesit kryesorë të energjisë për Turqinë. 

Turqia, vend anëtar i NATO-s, i kundërshton në parim sanksionet perëndimore ndaj Rusisë dhe nuk iu është bashkuar këtyre sanksioneve. Ajo dëshiron të mbajë marrëdhënie të mira si me Rusinë ashtu edhe me Ukrainën, në mes të një krize ekonomike të thelluar në vend, me inflacionin që arrin në nivelin më të lartë të 20 viteve, nëpërmjet rritjes së kostove të energjisë dhe të grurit. 

Kjo është arsyeja pse të ardhurat nga turizmi shihen si jetike për reduktimin e deficitit, por kufizimet e pagesave me karta dhe operacionet e fluturimeve për shkak të sanksioneve kanë shkaktuar frikën e një rënieje të turizmit rus në Turqi. Megjithatë, Turqia mund të ketë gjetur një zgjidhje. 

Rusët mund të paguajnë me kartat “Mir”

Gjigantët amerikanë të kartave Mastercard dhe Visa kanë pezulluar veprimet bankare për shtetasit rusë si pjesë e sanksioneve amerikane që synojnë të ndëshkojnë presidentin Vladimir Putin. Por Turqia ka një formulë për të lejuar turistët rusë të udhëtojnë në Turqi, duke anashkaluar pezullimin e Visa dhe Mastercard: rusët në Turqi janë në gjendje të aksesojnë fondet e tyre përmes sistemit rus të pagesave “Mir”.

Rusia krijoi “Mir” (rusisht do të thotë “paqe” ose “botë”) në vitin 2014, nga frika se sanksionet perëndimore kundër bankave ruse dhe njerëzve të biznesit për aneksimin e Krimesë mund të bllokonin transaksionet e bëra me Mastercard dhe Visa. Më vonë “Mir” u prezantua në disa vende të huaja ku udhëtojnë dhe jetojnë rusët.

Sipas Bankës së Rusisë, kartat “Mir”, të përdorura për transferta bankare, pranohen në të gjithë Federatën Ruse dhe në 12 vende të tjera, duke përfshirë Armeninë, Kirgistanin, Kazakistanin, Bjellorusinë, Vietnamin dhe Qipron. Në fund të vitit 2021, numri i kartave të lëshuara “Mir” arriti në 113.6 milionë.

Pagesat nëpërmjet kartave “Mir” në Turqi aktualisht pranohen nga Isbank, Ziraat Bankasi dhe VakifBank. Isbank filloi të pranojë kartat “Mir” në vitin 2019, duke nënvizuar marrëdhëniet tregtare midis dy vendeve. Ministri turk i Thesarit dhe Financave, Nureddin Nebati, tha se shkalla e përdorimit të kartës “Mir” në Turqi është aktualisht rreth 15%. Bankat po punojnë për ta rritur përdorimin, duke injoruar thirrjen e bankës qendrore të Ukrainës muajin e kaluar drejtuar vendeve, përfshirë Turqinë, për të pezulluar të gjitha transaksionet me kartat “Mir”.

Aktualisht, përveç kartave “Mir” dhe parave në dorë, rusët në Turqi nuk kanë mundësi të tjera pagese për shkak të sanksioneve perëndimore. Ka pasur raportime në media se bankat turke kanë qenë të kujdesshme në hapjen e llogarive bankare për rusët e sapoardhur në Turqi, nga frika e shkeljes së sanksioneve. Që nga fillimi i luftës më 24 shkurt, mijëra rusë kanë mbërritur në Turqi, duke e parë atë si një strehë të sigurt nga sanksionet.

Dilema e luftës

Ekspertët paralajmërojnë se përpjekjet e Turqisë mund të interpretohen si anashkalim i sanksioneve kundër Rusisë. “Turqia, e cila ndan Detin e Zi me Rusinë dhe Ukrainën, ka “ndërlikuar” marrëdhëniet politike dhe ekonomike me këto vende”- tha për DW ekonomistja nga Stambolli Güldem Atabay, duke shtuar se “Ashtu siç Gjermania nuk mund të vendosë një embargo energjetike, edhe qëndrimi turk për këtë çështje është i njëjtë, pra të mbrojë veten”.

Megjithatë, ajo paralajmëron se Turqia duhet të jetë e kujdesshme me qasjen e saj. “Nëse ka përpjekje për të blerë energji nga Rusia dhe për t’ia shitur atë Perëndimit, atëherë qëndrimi i Turqisë do të shndërrohet nga i drejtë, në të gabuar. Duke pasur parasysh që ne jemi një vend ku probabiliteti i nismave të tilla është i lartë, nëse fillojmë të dëgjojmë për produktet e naftës që blihen e përpunohen këtu dhe më pas shiten në Perëndim, atëherë ky mund të jetë problem. Do të ishte problem nëse Turqia bëhet një mjet për Rusinë, në mënyrë që kjo e fundit t’i shmanget embargos perëndimore. Ndjekja penale amerikane e huadhënëses shtetërore turke Halkbank, e cila akuzohet se ka ndihmuar Iranin të shmangte sanksionet amerikane, është një rast i tillë” – tha Atabay.

Strategu i “BlueBay Asset Management” me bazë në Londër, Timothy Ash, është gjithashtu kritik ndaj qasjes së Turqisë ndaj sanksioneve kundër Rusisë, duke paralajmëruar në Twitter se Turqia po shkelte në një vijë të hollë.  

A është i arritshëm objektivi për turizmin?

Qeveria turke shpresonte të kishte një rimëkëmbje nga turizmi i këtij viti dhe t’i çonte fitimet në një njëjtat nivele para pandemisë, ku të ardhurat nga ky sektor kapnin vlerën e 35 miliardë dollarëve.

Megjithatë, Turqia nuk do të jetë në gjendje ta arrijë këtë qëllim, sipas Atabay. Ajo thotë se ekonomia e Rusisë pritet të tkurret me 10% këtë vit. “Monedha e tyre është zhvleftësuar, inflacioni është rritur. Prandaj, fuqia blerëse e turistëve rusë dhe e popullit rus është ulur. Disa qytetarë rusë gjithashtu do të heqin dorë nga pushimet” – tha ajo. Sipas shifrave të Ministrisë turke të Turizmit, rreth 4.7 milionë turistë rusë, nga 24.7 milionë turistë të huaj në total, vizituan Turqinë vitin e kaluar. Ata zunë 19% të turistëve, ndjekur nga turistët nga Gjermania me 12.5% dhe ata nga Ukraina me 8.3%.  

Marrë nga DW. 

Aksidenti i rëndë në Tiranë, si mund të shmangen ngjarje të tilla?

View Results

bota bota sezoni turistik ne turqi turiste rus turqi sezoni turistik ne turqi turiste rus turqi

Sondazh

Poll
Bota 5 Maj 2022, 06:22

Lufta në Ukrainë frenon eksportin gjerman

Në muajin e parë fillimit të agresionit rus në Ukrainë, eksportet gjermane kanë rënë më shumë se në fillim të krizës pas shpërthimit të pandemisë Corona dy vjet...

Bota 5 Maj 2022, 06:19

Pritet nisja e armëpushimit treditor në Mariupol

Një armëpushim i paralajmëruar nga Rusia pritet të nisë të enjten në fabrikën Azovstal në Mariupol, me qëllim të evakuimit të civilëve, teksa ushtarët ukrainas ...

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj