Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital
3 Qersho...
Aktualitet
U denoncua për korrupsion, arrestohet zyrtari i Kadastrës së Sarandës, Laert Pasha
11 Maj 2022, 10:20Nga DOSJA
SARANDË-Zyrtari i Kadastrës së Sarandës, Laert Pasha, është vënë në pranga. Policia informon se 41-vjeçari është vënë në pranga pas denoncimit që u bë në emisionin investigavtiv ‘Stop’. Pasha akuzohet për veprën penale “Korrupsioni pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike”.
“Specialistët e Hetimit të Krimit në Komisariatin e Policisë Sarandë, pas transmetimit në emisionin investigativ “Stop”, të denoncimit të një rasti korruptiv në ASHK Sarandë, bënë ndalimin me iniciativë të shtetasit L. P., 41 vjeç, banues në Sarandë, me detyrë specialist i sportelit dhe arkivës në zyrat e ASHK Sarandë. Ky shtetas dyshohet se ka konsumuar elemente të veprës penale “Korrupsioni pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike”. Materialet iu dërguan Prokurorisë së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, Tiranë, për hetime të mëtejshme. Drejtoria Vendore e Policisë Vlorë falënderon mediat dhe qytetarët për bashkëpunimin dhe i fton ata që të denoncojnë çdo rast paligjshmërie, duke iu garantuar reagim të shpejtë dhe të paanshëm”, njofton policia.
Pasha u denoncuanë emisionin ‘Stop’ pasi kërkonte 2 mijë deri në 4 mijë euro për favorizimin e qytetarëve, kundrejt marrjes së certifikatës së pronësisë.
(a.b)/dosja.al
Çmimet e hoteleve në prag të finales së Conference League, janë rritur disa herë dhe kanë detyruar tifozët italianë të anullojnë udhëtimin. Si duhet menaxhuar kjo situatë?
TIRANË– Një tjetër autobus është prishur në Tiranë. Autobusi jeshil i Qytet Studentit i cili ditë më parë u përfshi në një aksident pranë stacionit t...
TIRANË– Kryeministri Edi Rama iu është përgjigjur akuzave që u bënë ditë më parë nga ambasadorja e SHBA-së në vend, Yuri Kim. Gjatë konferencës me ga...
TIRANË- Shtyhet sërish caktimi i masës së sigurisë për Ajas Sulejmanin, jepet nesër në orën 09:15.Ajas Sulejmani: Testi i drogës nuk është real, më bëni an...
GJIROKASTËR-Ministria e Kulturës Mirela Kumbaro është filmuar në një drekë me miq dhe bashkëpuntorë. Në krahë të krybashkiakut të Tepelenës Tërmet Pe&ccedi...
TIRANË– Gjykata e Lartë ka refuzuar rekursin e ish ministrit të Mjedisit Lefter Koka. Mësohet se GJL nuk ka marrë në shqyrtim kërkesën për heqjen e m...
TIRANË– Kryeministri Edi Rama do të udhëtojë sot drejt Brukselit pas konferencës që do të mbajë për mediat. Ai do të pritet aty nga Përfaqësuesi i La...