Protestë masive kundër projektit në Zvërnec/ Qytetarët para Kryeministrisë thirrje kundër qeverisë: Rama të japë dorëheqjen (PAMJET)
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar! ...
Ish-ushtarak dhe njohës i armëve/ Kush është Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau një polic e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve ka nisur një kontroll ndaj të gjithë kontabilistëve dhe audituesve ligjorë të cilët kanë firmosur pasqyrat financiare të vitit 2019 të subjekteve që ushtrojnë aktivitet ekonomik në vend.
Pasi ka bërë një kryqëzim të faturave, tatimet kanë identifikuar kontabilistët apo audituesit, që kanë firmosur bilancet, por ndërkohë nuk i kanë faturuar subjektet përkatëse për këtë shërbim që u kanë kryer.
Në shkresën e dërguar shumë prej tyre thuhet: Nga analiza e të dhënave të vetëdeklaruara nga tatimpaguesit në momentin e dorëzimit të pasqyrave financiare të vitit 2019 rezulton që, një numër i konsiderueshëm tatimpaguesish (NIPT-e) të cilët kanë marrë shërbimin e hartimit të pasqyrave financiare 2019, nuk rezultojnë në librat e shitjes të deklaruara nga hartuesit e këtyre pasqyrave (auditues ligjorë/kontabilistët e miratuar) për periudhën janar-korrik 2020. Gjithashtu është vënë re edhe që audituesit ligjorë/kontabilistët e miratuar nuk deklarojnë librat e shitjes dhe të blerjes në afat, sipas dispozitave ligjore”.
Shkresa vazhdon duke theksuar se “Administrata Tatimore ju nxit të tregoni korrektësi në zbatimin e legjislacionit tatimor, si dhe deklarimin dhe pagesën brenda afateve të detyrimeve tatimore. Ky fenomen që reflektohet në mosplotësimin e këtij detyrimi tatimor i ekspozon menjëherë tatimpaguesit për verifikim në vend nga ana e Administratës tatimore”.
Tatimet u kanë dërguar kontabilistëve dhe listën e subjekteve për të cilën ata nuk kanë deklaruar fatura. Por, kontabilistët ankohen se ka raste kur ata mund të kenë hartuar pasqyrat financiare pa shpërblim, pasi mund të kenë qenë aktivitete me zero, apo kur NIPT i identifikuar ka qenë i një subjekti të mëparshëm, që nuk kanë më marrëdhënie. Ka raste edhe kur NIPT i vendosur në lista nga tatimet ka qenë gabim, pasi kontabilisti nuk ka punuar asnjëherë me atë subjekt, apo dhe kur subjekti realisht është faturuar.
Sipas burimeve nga tregu, tarifa mesatare që faturojnë kontabilistët për hartimin e një bilanci luhatet mes 10-20 mijë lekë, ndërsa në rastet kur mbajnë kontabilitetin e një firme gjithë vitin, shërbimi i hartimit të pasqyrave financiare është përgjithësisht pa pagesë.
Sipas përcaktimeve ligjore, të drejtën për të firmosur bilance e kanë kontabilistët e miratuar, audituesit ligjorë (në rastet kur ata nuk e auditojnë subjektin përkatës) si dhe ekonomistët e brendshëm të firmës. Sipas të dhënave nga Qendra Kombëtare e Biznesit, çdo vit dorëzohen nga subjektet rreth 20 mijë bilance.
Së fundmi është rritur ndjeshëm kontrolli mbi aktivitetin e kontabilistëve dhe audituesve ligjorë. Më herët, Bordi i Mbikëqyrjes Publike, (BMP) një institucion i pavarur që monitoron sigurimin e auditimit ligjor, ka njoftuar përfundimin e verifikimit të veprimtarisë së Kontabilistëve të Miratuar (#KM) që ushtrojnë profesionin të organizuar si persona fizikë ose si persona juridikë. Sipas njoftimit të Bordit, nga 2300 zotërues titulli dhe qindra subjekte juridike që ofronin shërbime kontabiliteti, mbi 300 prej tyre e kanë kaluar procesin.
Ky proces verifikimi, që është në vijim, konsiderohet nga Bordi si një nga reformat më të rëndësishme në formalizimin e ekonomisë dhe do të mundësojë krijimin e regjistrave publikë të kontabilistëve të miratuar, që do të jenë të vetmit që do të kenë të drejtë të ofrojnë shërbimet e kontabilistëve të miratuar.
Marrë nga Monitor.al
1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:
Më shumë se 8% e mësuesve në Shqipëri dhe 10% e mësuesve në Kosovë nuk përgatiten për orët mësimore në klasë.Të dyja shtetet kishin përqindjet më të larta të më...
2020-a ka qenë një vit që ka goditur jo vetëm buxhetin e qeverisë qendrore por edhe ato të qeverisjes lokale. Të dhënat e Raportit 9 mujor të përgatitur nga Pro...
Taksapaguesit shqiptarë do të duhet të paguajnë shumë më shtrenjtë projektet e reja rrugore, që janë përzgjedhur të jepen me koncesion, ndërkohë që vendi ka mun...
SHKODËR– Ndërron jetë Arben Hoti! Disa ditë më parë rasti i tij u denoncua në media, ku i riu pretendonte se mjekët dhe infermierët në spitalin e Shk...
Mjekja e familjes, Adriana Ilias, tha në emisionin “Kjo Javë” të gazetares Nisida Tufa, në News24, se të gjithë pacientët me koronavirus kanë marrë shërbimin e ...
Qeveria do të rishikojë për herë të katërt me akt normativ buxhetin e këtij viti. Në një intervistë për televizionin Klan, ministrja e Financave dhe Ekonomisë A...
TIRANË– Mbyllja e pikave fizike të basteve sportive në të gjithë Shqipërinë në 2019-ën nuk ka çrrënjosur fenomenin, madje muajt e fundit është...
Pas vlerësimit në “B1” dhe me perspektivë “TË QENDRUESHME” në Tetor 2020, Moody’s ka kryer rishikimin periodik për Shqipërinë, njoftoi Ministria e Financav...
Një vit më parë, në ditët midis Krishtlindjeve dhe Vitit të Ri, babai i gruas sime vdiq. Kishin kaluar muaj që ishte diagnostikuar me kancer. Në kohën kur e viz...
Deri pak pas viteve “90 ende i shijonim kartolinat; aromën e kartonit, ashtu si të librave, fotografinë mbi të dhe emocionin që na dhuronte përmbajtja e tekstit...