LIVE UPDATES
Politike

U përjashtua nga PS-ja/ Deputeti Gjetani del sërish kundër Ramës: Administrata e Kurbinit ‘peshqesh’ për mercenarët e

28 Prill 2019, 09:19 Nga DOSJA
U përjashtua nga PS-ja/ Deputeti Gjetani del sërish kundër

TIRANË– Deputeti i përjashtuar i PS-së, Gjetan Gjetani ka dalë kundër kabintetit të kryeministrit Rama duke vënë në dukje të gjitha gjërat që nuk shkojnë në zonën e tij, atë të Kurbinit.

Me anë të një statusi në Facebook, Gjetani vë në dukje se Drejtoria e Ujësjellësit nuk e furnizon me ujë zonën, zjarrëfikëset nuk ngjisin dot maloren për të shuar zjarrin për shkak të makinave të degraduara dhe se spitali i Kurbinit prej vitesh është kthyer në një qendër shëndetësore, ku pacientët përcillen drejt Lezhës ose Tiranës.

“Administrata në Kurbin po gëlon nga militantët e paaftë, teksa ata pak specialistë që kishin mbetur në këtë zonë janë zëvendësuar, pasi koncepti i Rilindjes për shtetin është PPP, e jo shërbimi i devotshëm karshi qytetarëve, teksa Rilindja për pjesën e drejtorllëkut ka menduar dhe nuk e ka lënë vetëm në dorë të militantëve por edhe në dorë të mercenarëve.

Postimi i plotë i Gjetan Gjetanit

Pak ditë më parë kryeministri, Edi Rama, gjatë një takimi me studentë krekosej se falë tij ishin mbyllur “kioskat” private, e teksa ai fliste, ndërmend më vinin drejtorët e rinj të institucioneve në Kurbin, të cilët pasi kryen “shkëlqyeshëm” gjimnazin në vitet e arta 1997-2005, pas eksperiencave të fituara në Milano më në fund u diplomuan në disa kioska private pak vite më parë e sot mbajnë poste drejtorësh. Ata kanë sjellë ndryshime rrënjësore në drejtoritë që kanë marrë përsipër, sidomos në aspektin e arredimit zyrave ku janë treguar dorëlëshuar. 

Ndërsa çdo të mërkurë në një shoë maratonë që transmetohet live në ERTV dhe disa media satelitë pranë ERTV, shqiptarë nga mbarë vendi vijnë të falenderojnë Ramën për problemet që u ka zgjidhur platforma e bashkëqeverisjes, mua çdo ditë me bie telefoni nga qytetarë që administrate në Kurbinin i trajton njësoj siç trajton banka ata klientë me pak të ardhura që duan të marrin një kredi. Radhët e gjata janë problem më i vogël, pasi në institucione, administrata që paguhet me taksat tona rrin në FB se duhet ti bëje “like” Edi Ramës, ndërkohë që qytetarët presin me muaj të tërë për një përgjigje, jo se kjo përgjigje nuk është në zyrat e këtyre institucioneve, por se militantët e punësuar mbi bazën e kriterit të partisë nuk dinë ta japin shërbimin. 

Administrata në Kurbin po gëlon nga militantët e paaftë, teksa ata pak specialistë që kishin mbetur në këtë zonë janë zëvendësuar, pasi koncepti i Rilindjes për shtetin është PPP, e jo shërbimi i devotshëm karshi qytetarëve, teksa Rilindja për pjesën e drejtorllëkut ka menduar dhe nuk e ka lënë vetëm në dorë të militantëve por edhe në dorë të mercenarëve.

Për shkak të skemës re së përfitimit ndihmës sociale, e kopjuar në ndonjë vend të BE shumë familje të varfra kurbinase e humbën përkrahjen sociale që merrnin nga shteti, që ishte e vetmja e ardhur mujore për to. Puna të në të zezë dhe emigrimi ishte e vetmja zgjidhje që ju mbeti, ndërsa puna për të gjetur skrap në rrënojat e ish uzinës u ka kushtuar jetën shumë skamnorëve Kurbinas. 

Kurbini është qyteti që furnizon me ujë një pjesë të mirë të Shqipërisë, ndërsa një pjesë e madhe e Kurbinit vetë nuk furnizohet me ujë, pjesa tjetër furnizohet me ujë që nuk pihet, e kjo i detyron qytetarët e varfër kurbinas të drejtohen tek dyqanet për të blerë ujin e pijshëm. 

Drejtoria e Ujësjellësit as nuk e ka idenë cilat janë përgjegjësitë e cilat detyrat e saj, ndërsa koston në fund të muajt e paguajnë banorët e zonës. 

Drejtoria e Zjarrëfikëseve më shumë se me makinat që janë në gjendje të degraduar aq sa nuk ngjisin dot maloren për të shuar një zjarr në kurorën e gjelbër mbi qytet, merret me shpërndarjen e tollonave të naftës mbi bazën e hierarkisë. Nuk e di kur e keni parë për herë të fundit ndonjë drejtor drejtorie të Bashkisë Kurbin apo institucioneve që varën nga Tirana të dalin e të ngrenë një problematike në emër të institucionit që drejtojnë. 

Ministri i Mjedisit që nuk lë festë në çdo katund të jugut pa bërë një panair apo një aktivitet, Kurbinin nuk e njeh pasi askush nuk e ka ftuar nga institucionet përgjegjëse, ose më saktë nuk i ka paraqitur një projekt se si mund të rivitalizohet turizmi në këtë zonë, ndonëse Kurbini ka asete të jashtëzakonshme që turizmi të jetë aktiv në 12 muajt e vitit. 

Më e pakta ta kenë ftuar për një drekë në Patok, e ti thonë se kjo perlë e natyrës më pak investime mund të kthehet në një nga destinacionet turistike më të mira në Ballkan. 

As, Mirela Kumbaro, as Ministrja e re Kulturë, Elvi Margariti, që nuk kanë lënë stan pa rikonstruktuar në qarkun e Gjirokastrës nuk e morën mundimin të vijnë e të hedhin sytë ne Kurbin, vendin ku është hapur shkolla e parë e shqipe, vendin ku kishat shekullore e kalatë ulërasin prej 7 dekadash që dikush ti kthejë sytë e ti rikthejë në identitet. 

Kumbaro e Margariti me siguri i dinë asetet e Kurbinit, por drejtuesit lokal që kanë përgjegjësinë ti evidentojnë këto pasuri të paçmuara, nuk kanë denjuar as ta kalojnë vijën e verdhë të qytetit, për të parë nëse janë ende aty.  

Në media çdo ditë po shohim se si siguria ushqimore po trajtohet si një problem serioz, teksa institucionet lokale në Kurbin përgjegjëse për sigurinë ushqimore në pazarin e Milotit shkojnë vetëm për ndonjë peshqesh, por kurrë nuk e ngrenë nevojën për ngritjen e një tregu bashkëkohor në Milot, pazari i famshëm i të cilit është një njollë turpi për Kurbinin, lidhur me kushtet ku tregtarët detyrohen të shesin produktet e tyre dhe konsumatorët ti blejnë. 

Spitali i Kurbinit prej vitesh është kthyer në një qendër shëndetësore, kur maksimumi bëhet ndonjë gjilpërë ose serum dhe pacientët përcillen drejt Lezhës, ose Tiranës, ndonëse nevojat janë që Kurbini të ketë një spital modern. Në aksin Mamurras Lezhë, ndodhin çdo ditë aksidente me pasoja të rënda, e nëse spitali i Kurbinit do ishte funksional humbjet në jetë njerëzish do ishin më të ulëta. 

Ndërkohë të mos flasim për rrugët rurale të Kurbinit, që siç thotë Rama kanë mbetur rrugëve.

Deputeti Gjetani u përjashtua nga PS më 10 shtator 2018.  Përjashtimi i tij erdhi pas kërkesës së deputetit të Kurbinit për të shkarkuar drejtuesit e policisë së Laçit, pas dy ngjarjeve kriminale në Kurbin. Kryeministri Edi Rama e quajti reagimin e tij, pocaqi. 

(k.m./dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike edi rama gjetan gjetani gjetani kunder rames edi rama gjetan gjetani gjetani kunder rames

Sondazh

Poll

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit