All - Scripts - 5
LIVE UPDATES
All - General - 1
Aktualitet

U pushua pas 25 vitesh/ Rama i premtoi rikthimin në punë, drejtori i Spitalit nuk e zbaton ‘urdhrin’

8 Prill 2019, 20:06 Nga DOSJA
U pushua pas 25 vitesh/ Rama i premtoi rikthimin në punë, drejtori i
All - Paragraf - 1

Fatmira Guri, pas 25 vitesh punë si kuzhiniere në Spitalin e Pukës, largohet padrejtësisht nga puna. Ajo është zëvendësuar nga një tjetër person, që ka kryer një kurs 4-mujor për specialiste kuzhine.

Kryeministri Edi Rama, gjatë një vizite në Pukë më 19 mars të këtij viti, në kuadër të turit të dëgjesës “Bashkia që duam”, i ka premtuar zonjës Guri se do rikthehet në vendin e punës. Premtim, i cili deri tani nuk është realizuar.

Drejtori i këtij spitali, Enver Sulejmani ka qëndruar i prerë në vendimin e tij dhe nuk ka pranuar t’iu përgjigjet për asnjë moment gazetarëve të “Fiks Fare”, por ka urdhëruar rojën e spitalit të mos lejohet hyrja e tyre në institucion.

Në ndihmë i vjen edhe kryebashkiaku, i cili kërcënon grupin e xhirimit të “Fiks Fare” për mos të bërë xhirime.

Fatmira Guri është nënë e 3 fëmijëve në shkollë të lartë, e njeri prej tyre, për shkak të mospasjes së mundësive ekonomike për t’i përballuar, është detyruar të ndërpresë studimet për të mbajtur prindërit dhe dy motrat në shkollë.

Sipas Fatmirës, ajo është larguar pas 36 viteve punë, nga të cilat, 25 vitet e fundit ka punuar si kuzhiniere.

“Aktualisht edhe bashkëshorti im, i cili ka 35 vite punë, tani ka dy vite pa punë edhe pse ka qenë mësues. Largimi im nga puna është bërë në kuadër të reformës në shëndetësi. Unë isha punonjësja më e vjetër, jam larguar e para nga puna. Drejtori i spitalit, Enver Sulejmani më premtoi se sapo të hapet një vend punë, unë do të isha e para që do të rifilloja punë, por deri tani premtimi nuk është mbajtur. Në vendin tim është marrë në punë një banore e qytetit të Pukës, e cila ka kryer 4 muaj kurs për kuzhiniere. Unë kam kryer shkollën që në vitin 1977, dyvjeçare për kuzhiniere dhe jam profesioniste në këtë zanat. Kam kryer edhe disa specializime. Më 19 shtator në Pukë erdhi kryeministri Edi Rama, ku unë ia ngrita këto probleme dhe ai menjëherë më tha se nga e nesërmja do rifilloja punë”, tregon Fatmira.

Gjithashtu, asaj i është komunikuar edhe nga një telefonatë nga Kryeministria, që të shkruante në portalin e qeverisjes, gjë të cilën e ka bërë. Por, sot e kësaj dite, Fatmira ende nuk ka marrë një përgjigje. Ajo ankohet se drejtuesi i Spitalit të Pukës nuk zbaton urdhrin e kryeministrit.

Pas ankesës në “Fiks Fare”, Fatmira Guri i kërkoi takim drejtorit të Spitalit të Pukës, Enver Sulejmani, i cili u shpreh se “e ka larguar nga puna në kuadër të reformës”. Nga 5 vetë, me anë të reformës u shkurtuan 3 vetë, ku e para ishte Fatmira, edhe pse me vjetërsinë më të madhe të punës.

Ai i shpjegon Fatmirës se punonjësja e re i është ofruar si emër nga Zyra e Punës dhe që, sipas tij, nuk ka shkelur ligjin.

“Ti vazhdo t’i shkruash portalit. Ka qenë komisioni i ngritur nga ana ime, që ka parë dosjet e të gjithë punonjësve dhe ka vendosur të largohesh ti”, shprehet drejtori Sulejmani.

Ndërsa Guri i është shprehur sesi kishte mundësi që është larguar ajo, kur në dosje nuk ka pasur asnjë thyerje disipline apo vërejtje, por ishte e vetmja profesioniste. Më pas, ai shprehet se partitë kanë bërë shumë emërime, si PD-ja, si LSI-ja, por që pushimin nga puna të zonjës e ka vendosur komisioni, “pra unë nuk të kam hequr për arsye politike”, shprehet drejtori.

Pas takimit të zonjës Guri, gazetarët e “Fiks Fare” vajtën e trokitën në zyrën e drejtorit të Spitalit të Pukës, Enver Sulejmani. Fillimisht Sulejmani u ka kërkuar gazetarëve të presin pas dere, por pa vonuar shumë, ai ka dalë nga dera dhe u ka thëne se “nuk donte të fliste”.

Edhe pse gazetarët e kanë ndjekur nëpër korridorin e spitalit dhe jashtë tij, për të mësuar shkakun e largimit të Fatmira Gurit nga puna dhe se a do të zbatohej premtimi i kryeministrit Rama dhënë para banorëve të Pukës, drejtori Sulejmani nuk ka pranuar t’i përgjigjet asnjërës nga pyetjeve.

Ndërkohë që ka urdhëruar rojën e spitalit të mos lejojë gazetarët të futen në ambientet e Spitalit të Pukës. Roja u ka komunikuar gazetarëve urdhrin e drejtorit, ndërsa drejtori është “ngujuar” në një nga godinat e spitalit. Ndërkohë, roja i këtij institucioni është shprehur se “drejtori nuk ndodhej në spital dhe as që e kishte parë”, edhe pse pak minuta më parë, ai kishte hyrë në derën ku ishte vendosur roja.

Pak minuta më pas, ndërsa gazetarët po xhironin Spitalin e Pukës, është kryebashkiaku Gjon Gjoni, i cili ka kërcënuar gazetarët duke u kërkuar atyre të mos xhironin spitalin. Ai fillimisht ka kërcënuar operatorin e “Fiks Fare” të ulte kamerën, se do t’ia thyente. Kryebashkiaku nuk ka dashur të tregojë se kush ishte, duke mos bërë të ditur as emrin e as funksionin që ka, ndërsa është shprehur: Do t’iu degjeneroj, do t’iu lidh pas konopit e do t’iu mbaj këtu. Ikni nga këtu”.

Bisedë e qytetares Guri me drejtorin e spitalit, Enver Sulejmani

Drejtori i spitalit: Ulu!
Qytetarja: Ça jeni duke bërë, a jeni duke më marrë tek puna? Me atë fjalë të kryeministrit se më dha fjalën.
Drejtori i spitalit: Ti je shkurtuar nga puna, keni qenë pesë veta tek kuzhina, i pat shkurtua 3 mbeten 2. Pas një viti morën këtë që është sot nëpërmjet Zyres së Punës. Të deklarume si e pa punë , na e afroj Zyra e Punës me dëshminë e kuzhinieres dhe me të gjitha rregullat sikur thotë ligji për të marrë një person në punë. Ke shkruajtur portalit dhe ju kam përgjigjë. Urdhri që ka ardhur prej ministrisë për reformën ta kam ba. Urdhrin e largimit e kam.
Qytetarja: Mirë
Drejtori i spitalit: E ka në dorë portali.
Qytetarja: Aty isha unë për tu heq se isha më e vjetra dhe as kisha shkelje, as thyrje disiplinore, d,m,th nuk kam pas asnjë pse?
Drejtori i spitalit: Është ngrit komision me urdhër
Qytetarja: Kam ardhur në zyrë dhe më kë thën në qoftë se do të hapet vend i punës dhe do të largohet dikush më kë thën ti je e para. Ti a ma ke afruar mua këtë vend pune? Që unë jam profesioniste në profesionin tim. Në qoftë se ti je burrë dhe me fjalën e kryeministrit nuk do të luash.
Drejtori i spitalit: Kryeministri ka thën nëse. Ti je hequr nga puna për shkak të reformës
Qytetarja: Po reformen e bëtë ju Enver
Drejtori i spitalit: Reformën e ka bërë një komision i ngritur me urdhër i ka bërë vlerësimin çdo njërit. Unë të kam thën të hequr reforma.
Qytetarja: Nuk më keni hequr se më ra reforma.
Drejtori i spitalit: Mbush nga partitë mbush Pd -ja mbush LSI -ja.
Qytetarja: Po a sheh se më keni hequr për parti
Drejtori i spitalit: Jo more s’të kemi heq për parti të ka kapur reforma.
Qytetarja: Unë mendoi se do të reagosh e fjalën e kryeministrit do ta zbatosh
Drejtori i spitalit: Fjala e kryeministrit është ligj për çdo njërin, kryeministrit të ka thën taksative nëse është e vërtet ajo që thuhet po. Të ka takuar reforma, komisioni ka bërë verifikimin të gjithë figurave dhe dosjeve të personelit që është punësuar.
Qytetarja: A kam pas shkelje në punë o Ever Sulejmani? Të kam thënë mbledh komplet spitalin në qoftë se një gojë e njerit do të dali e të flasi unë largohem vetë nga puna. Nuk të rri në punë
Drejtori i spitalit: Unë kam zbatuar ligjin. Kam ngritur një komision për të verifikuar dosjet e gjithsecilit
Qytetarja: E dosja ime si rezultoi?
Drejtori i spitalit: Rezultuan të tjerëve më e mirë se e jotja.
Qytetarja: Të ka kap reforma. Të punësumit që do merren tani e tutje do merren nga Zyra e Punës. Unë i jam drejtuar Zyrës Punës, Zyra e Punës më ka paraqit personin.

Shkojmë për të takuar drejtorin e Spitalit të Pukës, Enver Sulejmani

Gazetari: Përshëndetje drejtor, mundet tu shqetësojmë?
Drejtori i spitalit: Jam i zënë

Pas pak Drejtori del nga zyra

Drejtori i spitalit: Nuk kam kohë
Gazetari: Nuk ke kohë të na presësh në institucion?
Drejtori i spitalit: Ça don? Ule kamerën
Gazetari: Atëherë një pyetje
Drejtori i spitalit: As një pyetje, asnjë pyetje
Gazetari: Kryeministri ishte para një muaj
Drejtori i spitalit: Asnjë pyetje
Gazetari: Drejtor, para një muaj ishte Kryeministri Rama, ku mori premtimin që një nga punonjësit që keni larguar ju nga puna do ta rikthej në punë. E keni zbatuar vendimin e kryeministrit?Drejtor keni zbatuar urdhrin e kryeministrit? Drejtor cila është arsyeja e largimit nga puna e Fatmira Grurit dhe a do zbatohet urdhri i kryeministrit Rama për rikthimin e saj në vendin e punës? Atëherë cila është arsyeja e largimit nga puna të Fatmira Gurit?Të lutem cila është arsyeja
Drejtori i spitalit: (I jep urdhër rojës) Mos le me hy kanë
Roja: Shko more, s’ka p.. nane që hynë këtu!
Gazetari: Ore mos prek me dorë ti?
Roja: Këtu jo ishalla!
Gazetari: ( Ndërsa drejtori kërkon ta shtyj me dhunë ) Të lutem mos më prek me dorë mua. Të lutem zoti drejtor një përgjigje
Roja: Të lutem këtu s’ke…Për të hyrë këtu s’ke
Gazetari: Ku e ke dokumentin?
Roja: Jam me rroba civile
Gazetari: Atëherë nxirr dokumentin kush je?
Roja: Një sekondë, një sekondë
Gazetari: S’e jep emrin kush je?
Roja: Urdhëro të lutem!
Gazetari: Cila është detyra juaj, për të ndaluar njerëzit të hynë në institucione shtetërore?
Roja: Po
Gazetari: Me cilin urdhër?
Roja: Me urdhër të drejtorit Enver Sulejmani e ka emrin.
Gazetari: Do hy në institucion të bisedoi me drejtorin
Roja: Drejtori s’asht këtu.
Gazetari: Tani hyri drejtori si s’është këtu?
Roja: Ka shumë hyrje
Gazetari: Drejtori ju dha urdhër?
Roja: S’e kam pa hiç.

Pas pak minutash vjen kryetari i Bashkisë Pukë, Gjon Gjoni i cili i drejtohet operatorit

Kryetari i Bashkisë Pukë: Ti pse pop më bën filmim mua?Ça je duke ba? Ti a jeton i lirë apo jo? Ti a jeton i lirë. A ka privim lirie apo jo a je i lirë?Jeton i lirë mor ti?
Gazetari: Prezantohu kush je ti? Pasta flasim?
Kryetari i bashkisë: Ti pse më ban filmim mua?
Gazetari: Ti prezantohu kush je . Jemi duke filmuar institucionin
Kryetari i bashkisë: Ça je ti mor?
Gazetar: Unë gazetar
Kryetari i bashkisë: Të degjeneroi m…Unë jam qytetar . Ça ma drejton kameren mu?
Gazetari: Je duke folur gabim
Kryetari i bashkisë: Për kryet të fëmijëve të lidhi për konopi një këtu të la.
Gazetari: Kush je ti?
Shoqëruesi i kryetarit: Ç’punë ke ti kush është?
Kryetari i bashkisë: Ik pra.

Marrë nga Top Channel

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet edi rama enver sulejmani fatmira guri puke rama ne puke spitali i pukes edi rama enver sulejmani fatmira guri puke rama ne puke spitali i pukes

All - ArticleEnd - 1
All - ArticleEnd - 1
All - ArticleEnd - 1
All - ArticleEnd - 2
All - ArticleEnd - 2

Sondazh

Poll

Pas më shumë se katër orësh, qytetarët vijojnë protestën rrugëve të Kryeqytetit

Pas më shumë se katër orësh, qytetarët vijojnë protestën rrugëve të Kryeqytetit

Gjesti i veçantë i protestuesit, u dhuron lule efektivëve në shenjë solidariteti për policin e vrarë

Pas tre orësh protestë, turma vijon qëndresën: Dorëheqje!

Prej më shumë se tre orësh para Kryeministrisë, protestuesit ndezin flakadanë

"Kush s'kërcen nuk është shqiptar o hej"/ PAMJE me dron nga protesta madhështore për Zvërnecin

Thirrja e qytetarit të Rrjollit: Hajde rini, merre situatën në dorë dhe drejto vendin

Me flamuj dhe pankarta në duar, qytetarët e Durrësit sërish protestë për projektin në Zvërnec

Tentoi të futej në Kryeministri, protestuesja bën simbolin e shqiponjës

"Ne i duam parqet, lodrat, natyrën"/ Vogëlushi në protestë thirrje: Mbrojini për ne!

Protesta kundër projektit në Zvërnec/ Brohoret turma: Edi Rama o tradhtar, duhet lidhur me litar

Protesta për Zvërnecin, qytetarë mbajnë 1 minutë heshtje për efektivin e vrarë në krye të detyrës

"Ruani qetësinë, Ramën ta zhdukim me të mirë"/ Tensione në protestën kundër projektit në Zvërnec

PAMJE nga protesta madhështore kundër projektit në Zvërnec/ Oshëtin bulevardi: O pallosh o zagar

Mijëra protestues në shesh thirrje ndaj kryeministrit Rama: Duam dorëheqje

Protesta për Zvërnecin, babai i Martin Canit i bashkohet protestuesve në shesh

Mijëra qytetarë në Bulevard/ Thirrje kundër Ramës dhe Berishës: U ka ardhur fundi, në burg

Balla nga Kuvendi: Greqia u ka borxh shqiptarëve marrëveshjen për pensionet

Dita e 5-të e protestës për Zvërnecin/ Nis marshimi drejt bulevardit: Revolucion

Balla ‘thumbon’ Berishën: U trembe nga protestuesit që erdhën te selia e PD-së dhe ndryshove qëndrim

"Na keni ça k***"/ Noizy shpërthen keq ndaj protestuesve: Nuk po e shet njeri Shqipërinë!

'Zvërneci'/ Berisha: Ju jeni mafie si në Beograd. Të gjitha dokumentet ju i shumëzoni me zero

Berisha: Pse e fshihni kreun e Meduzës. Tokat në Zvërnec i ka rrëmbyer Pjerini nga Lezha dhe Agaçi

Reperi Gashi mbështet protestat për Zvërnecin: Fëmijët tanë nuk janë mysafir në tokën e tyre

Këngëtarja Bebe Rexha vlerësohet me cmimin “Female Icon Award 2026”

Banorët dhe pushuesit përballen me fenomenin e pazakontë në Ksamil

"Ktheni ligjin për investimet strategjike" Bozdo në Kuvend: Betonizuat bregdetin e jugut...

Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit: Të rinjtë po protestojnë kundër jush, mbani përgjegjësi

"Marksist-leninist i vogël'! Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit:

Ngjarja e rëndë në Maliq/ Autori transportohet drejt Tiranës, familjarët: Çfarë i bëre?!

Berisha: Xhelati Rama u vë protestuesve paqësorë, topat e ujit që gjuajtën edhe foshnjën në karrocë

Berisha-Piro Vengut: Dezertove nga ushtria dhe mashtrove se je pasardhës i Marko Boçarit

Fshihej në një zonë të pyllëzuar, ja vendi ku u gjet autori i ngjarjes në Maliq

"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS!

Bido i kthehet opozitës: Ku ishit ju më 30 maj që nuk folët për Zvërvecin?

“Keni paralajmëruar anti-miting në Vlorë”, Berisha thirrje Ramës: Anuloje, është praktikë fashiste

Deputeti i “Lëvizjes Bashkë”: Rendi i ditës së sotme është kërkesa për dorëheqjen e qeverisë

U plagos në operacionin për kapjen e një personi në kërkim, mbërrin te Trauma polici

Vrasja e efektivit të Policisë në Korçë, Kuvendi nis me një minutë heshtje

Vrau një efektiv dhe plagosi një tjetër, mbërrin në spital autori

Reshjet përmbytin rrugët e Shëngjinit, vështirësi në qarkullimin e automjeteve dhe këmbësorëve

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Protestuesit marshojnë drejt zonës së Bllokut, qytetarët e tjerë nuk iu bashkohen #dosja #protesta

Protesta nuk ka të ndalur, qyetarët bllokojnë rrugën te Ura e Tajvanit, thirrje në kor policëve

Nga Sheshi tek Banka, qytetarët bllokojnë rrugën: Edi Rama ka mbaru

Qytetarët nuk ndalen në protestë/ Bllokojnë rrugën te selia e PS-së, ulen në gjunjë

Vazhdon protesta për Zvërnëcin/ Protestuesit ngren nga kafet qytetarët te Opera

E mbuluar me flamurin kuq e zi, e reja shfaqet me foshnjën në krah gjatë protestës

"Edi Rama jep dorëheqjen/E reja nga protesta:Ka ardhur koha të shkosh me Berishën te Veliaj dhe Meta

Qytetarët protestë në Vlorë për Zvërnecin, me pankarta në duar marshojnë drejt Sheshit të Flamurit

Dy orë protestë, bulevardi plot qytetarë ndriçohet nga blicat e telefonave: Jep dorëheqje