"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar!
...
Aktualitet
U shkarkua pasi lejoi fejesën në anijen ushtarake/ Artur Meçollari padit Shtabin dhe Ministrinë e Mbrojtjes: Gjithçka ndodh
3 Tetor 2020, 12:23Nga DOSJA
TIRANË- Pas shkarkimit nga detyra si Komandanti i Forcës Detare, Artur Meçollari ka paditur Shtabin e Përgjithshëm dhe Ministrinë e Mbrojtjes. Nëpërmjet padisë, Meçollari i kërkon gjykatës që t’i japë komandën e kapitenit të marinës shqiptare.
Më 8 gusht, Artur Meçollari u shkarkua nga detyra si Komandanti i Forcës Detare. Ai është pjesë e flotës detare, por jo me role drejtuese. Meçollari u largua nga posti i rëndësishëm, pasi media publikoi pamjet se si anija e flotës ushtarake ishte dekoruar për një ceremoni private (fejesë).
Meçollari e mohoi që anija të ish-dekoruar me urdhrin e tij dhe tha se gjithçka kishte ndodhur pas një telefonate nga eprorët e tij në Ministrinë e Mbrojtjes. Në vend të tij është emëruar shefi i shtabit, gjeneral major Bajram Begaj.
J.V/Dosja.al
1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:
TIRANË- Arben Frashëri, ish-drejtor i Shërbimit të Cështjeve të Brendshme dhe Ankesave në qytetin e Fierit është emri më i lakuar i 24 orëve të fundit në r...
TIRANË- Policia e Tiranës ka arrestuar 35-vjeçarin me iniciale R.Zh, i cili ishte shpallur në kërkim për vjedhje. Ndërkohë në prangat e policisë kan...
TIRANË- Gazetari Artan Hoxha ka publikuar edhe një video nga investigimi i njoftuar mbrëmjen e djeshme, ku disa parcela me kanabis lulëzojnë në vendin tonë...
TIRANË-Gazetari Artan Hoxha ka publikuar disa foto, në të cilat shfaqen parcela me kanabis në Shqipëri, ku bimët narkotike kanë shkuar në mbi 2 metra.Me ir...
BALLSH-Naftëtarët e Ballshit ndodhen sot në ditën e gjashtë të grevës së urisë, ndërkohë gjendja e tyre shëndetësore është përkeqësuar.Po kështu, grevistët nuk ...
Lauren Bekteshi, specialiste në fushën e marketingut dhe shitjeve, me disa vite eksperiencë në kompani me emër, mendon se marketingu përmes influencërve në Shqi...
ERSEKË- Banorët e fshatit Qafzez në Ersekë, që u dëmtuan nga tërmeti i qershorit dhe nëntorit të vitit të shkuar, janë lënë tërësisht në harresë nga qeveri...
TROPOJË- Policia e Tropojës ka arrestuar 62-vjeçarin me iniciale A.S, pasi është kapur me lëndë narkotike. Uniformat blu bëjnë me dije se gjatë kont...