LIVE UPDATES
Aktualitet

Viktimë e Vettingut në Polici? Shkarkimi i Arben Frashërit, “tërmet” në rrjet/ HISTORITË: Punoi për Shtetin, jo për

3 Tetor 2020, 12:08 Nga DOSJA
Viktimë e Vettingut në Polici? Shkarkimi i Arben Frashërit,

TIRANË- Arben Frashëri, ish-drejtor i Shërbimit të Cështjeve të Brendshme dhe Ankesave në qytetin e Fierit është emri më i lakuar i 24 orëve të fundit në rrjetet sociale. Oficeri me një eksperiencë të gjatë në Policinë e Shtetit, u shkarkua dje pa bujë nga Komisioni i Jashtëm i Vlerësimit, organ që kalon në filtër zyrtarët e SHCBA. Komisioni nuk u bind nga argumentimi i Arben Frashërit, për mosjustifikimin e një pasurie prej 20 milionë lekë të vjetra, me të cilën ka blerë një shtëpi 1+1 në Tiranë, e tipit apartament.  Saktësisht, Frashëri nuk ka mundur të vërtetojë të ardhurat si emigrant në Greqi, ku ka punuar, bashkë me gruan, për një periudhë 3-vjeçare para vitit 1997 dhe kjo për Komisionin ka qenë një arsye e mjaftueshme për ta shkarkuar.

Rasti i Artan Shkëmbit, 100 mijë euro tw pajustifikuara por ia hodhi pa lagur!

Komisioni i Jashtëm i Vlerësimit në Policinë e Shtetit nuk ishte kaq i rreptë në rastin e Artan Shkëmbit. I pezulluar tashmë për dekonspirimin e hetimit të partnerëve gjermanë, Shkëmbi e kaloi Vettingun në Polici pa i hyrë asnjë “gjëmbë” në këmbë, në shkurt të 2020. Ai kishte një pasuri të konsiderueshme ku përfshihej  një apartament 106 metra katror me vlerë 60 mijë euro, po ashtu edhe një apartament tjetër banimi 113 metra katror, me vlerë 43 mijë dollarë dhe e ka shitur për 7 milionë lekë. Të ardhurat ka deklaruar se kane qenë nga emigrimi në Itali në vitin 92. Apartament tjetër banimi në Ishëm, Durrës, ka deklaruar se e ka blerë me kursime familjare nga viti 2009. Pavarësisht se KJV konstatoi mospërputhje të burimit të parave, dhe zbuloi se Shkëmbi fshehu punën si operativ në Sigurim, ai e kaloi Vettingun në Polici dhe u pezullua nga detyra vetëm kur partnerët ndërkombëtarë, zbuluan hallkën e prishur të zinxhirit që po iu sabotonte punën.

Reagimet për Arben Frashërin, ish-polici i Shqipërisë së plumbave dhe vrasjeve seriale në Tropojë

Bashkëpunëtorë dhe miq të Frashërit kanë shprehur zhgënjimin për shkarkimin e tij nga KJV. Disa në biseda kafeneje, e të tjerët në rrjetet sociale, kanë zgjedhur të ndajnë me publikun e pse jo edhe me kryesuesit e trupës së KJV, kujtime dhe përshtypjet e tyre për Arben Frashërin.

I pari ka qenë Ferdinand Dervishi. Gazetari i kronikës thotë se Vettingu në Polici ka dyshime se po influencohet nga bandat.

POSTIMI I PLOTE I GAZETARIT FERDINAND DERVISHI

Mediat po shpërndajnë një lajm sipas të cilit Arben Frashëri, një personazh i njohur sidomos për gazetarët, është viktima e radhës e vetingut në radhët e policisë. Ai nuk ka justifikuar 20 milionë lekë të vjetër të blerjes së një shtëpie 1+1, që ka në Tiranë, si të vetmen pasuri të tij (27 milion të vjetër me gjithë rraqet). Saktësisht Arbeni nuk ka mundur të vërtetojë të ardhurat si emigrant në Greqi, ku ka punuar, bashkë me gruan, për një periudhë 3-vjeçare para vitit 1997. Në këtë moment pyetja ulëritëse që më godet në kokë është: More, po këta njerëz që kanë punuar gjithë jetën për shtetin a duhet të kenë një shtëpi, apo duhet të jetojnë me qira? Ndërsa ai që më shokon krejtësisht është fakti se në gjithë ata që vazhdojnë të japin kontributet e tyre në Policinë Shqiptare, unë nuk njoh një të dytë si Arben Frashëri. Ai ka merita si askush tjetër në vendosjen e rendit në Berat gjatë pjesës së dytë të vitit 1997 dhe më tej, si pjesë e Krimeve të Rënda, është mbase polici që ka hetuar e rrasur në burg më shumë se kushdo tjetër banda e elementë kriminalë, qofshin të fortë sa grupi i Alferd Shkurtit në Lushnjë, apo ai i Lulzim Berishës në Durrës e kështu pa fund. Me pak fjalë Arbeni është nga të rrallët shqiptarë që gjithë jetën ka punuan për shtetin dhe jo per xhepat. Për mua, nëse ka një polic hero në Shqipëri, është vetëm Arben Frashëri. Këtë e kam pohuar dhe do vazhdoj. Po tani? A kam të drejtë të mendoj se vetingu në polici po ndërmerret nga injorantët, apo më keq akoma, po influencohet nga bandat???? Në fakt shembullin e një tjetër vetingu të dështuar e kemi.

Një tjetër koment ka ardhur nga gazetari investigativ Artan Hoxha. Hoxha ka kujtuar kohën kur u varros koloneli Gani Malushi, dhe krah tij ndodhej edhe Arben Frashëri. Hoxha thotë se në vitet 1998-1999, në Tropojë, u dërgua Arben Frashëri, si një nga specialistët më të mirë, për të hetuar dhe rihapur dosjet e serialit gjakatar të vrasjeve në Tropojë.

POSTIMI I PLOTË I ARTAN HOXHËS:

Më 8 gusht 2003, ndërsa breshëritë e kallashnikovëve të skuadrës ceremoniale të Policisë së Shtetit, po i jepnin lamtumirën e fundit “Dëshmorit të Atdheut”, Kolonel Gani Malushi, me sytë e mbushur me lotë, i drejtohem kolegut të tij, Arben Frashëri. “Beni, bëj kujdes! Nuk do mund ta përballoja dhe varrimin tënd në këtë mënyrë”. Ndërsa i hidhja doren në sup Benit, bashkëluftëtarit dhe mikut të Gani Malushit, në memorje më kaluan kujtimet në vitet e mbrapshta 1997-1998 në Beratin e zhuritur nga betejat e bandave. Kur Ganiu dhe Beni, në drejtimin e komisariatit të Beratit, kryen me dhjetëra aksione kundër disa nga bandave dhe kriminelëve me gjakatarë të 1997-ës. Në gushtin e nxehtë të 1999-ës, serish të dy zbarkuan në Tropojën e përzhitur nga atentatet me mina të telekomanduara dhe serialin e vrasjeve që nuk ndalonte prej vitesh. Në Bajram Curri, Benin e kishin dërguar si një nga specialistët më të mirë, për të hetuar dhe rihapur dosjet e serialit gjakatar të vrasjeve në Tropojë. Arben Frashërin, sa herë shkoja ne Tropojë, e gjeja të veshur me uniformë ushtarake kamoflazhi dhe me jelek antiplumb. Me këtë veshje, Beni më tepër se ustai që qepte hetimet dhe dosjet, dukej si një drejtues i forcave speciale, që priste nga çasti në çast të hidhej në betejë. Në atë kohë, ai përdorte fuoristradën e blinduar, tip Magnium, që kryeministri Majko, ia kishte dërguar drejtuesve të komisariatit në Tropojë, si shenjë mbështetje për ta, në detyrën e vështirë që kishin marrë përsipër. Në ato ditë të vështira, kam udhëtuar nëpër zonat e nxehta me mjetin e blinduar që e drejtonte Beni. Kemi ngrënë bukë bashkë, në mencën e varfër të komisariatit të Bajram Currit, sepse më lirë se aty nuk kishim ku tjetër të hanim. Jemi larë bashkë në degën e lumit Valbonë, Bistricë, se në komisariat nuk kishte ujë. Kam fjetur në krevatin tip marinari, në zyrën e Benit, brenda në komisariat, për të mos rënë preh e kërcënimeve. Ndërsa sillja ndërmend keto kujtime, aty në lamtumirën e fundit të Gani Malushit, i kërkova dhe njëhere gati me lutje Benit. “Ruaju Beni. Nuk kemi nevojë për Dëshmorët në varreza, por për heronjtë e gjallë, që të sigurojnë jetët tona dhe të familjeve tona…” Dhe nga ajo kohë, Beni mbijetoi për familjen e tij dhe për ne, duke i shërbyer atdheut, si hetues në prokurorinë e krimeve të rënda, dhe në Policinë e Shtetit.

Deri sa sot paradite, një oficer me graden e lartë “Drejtues”, me 35 vite karrierë në Policinë e Shtetit, me vetëm një apartament modest banimi, si çdo shqiptarë i thjeshtë, mori “shpërblimin” për të gjithë sakrificën dhe jetën e tij, duke u flakur tej radhëve të Policisë nga një farë komision vetingu, sepse nuk kishte mbajtur faturë për punën e tij si emigrant gjate 3 viteve në Greqi… Sot, Policia e Shtetit dhe shqiptarët, humbën një oficerë model. Arben Frashëri, sot pas 35 vitesh karrierë, nuk ra dëshmorë nga plumbat e krimit, si kolegu dhe miku i tij, por ra viktimë e një sistemi të korruptuar deri në palcë.. Kurajo Beni, hundën mund të ta thyejnë, por kokën nuk ta ulin dot…

Ndërsa gazetarja Klodiana Lala thotë se pas shkarkimit të Arben Frashërit duhet të dekorohet Artan Shkëmbi. “E shkarkuat Arben Frasherin? Turp tju vije. Tani jepini dekorate Artan Shkembit. Here tjeter nuk ua con materialet trafikanteve me encro apo crypto, por udheton drejt Gjermanise, ua dorezon personalisht.
Vettingashe letyra…“-thotë Lala.

Gazetari Elton Qyno thotë se nga sot, krenaria e Policisë së Shtetit nuk është më në detyrë.

POSTIMI I ELTON QYNOS: 

Idealisti,sherbetori i Policise se Shtetit,krenaria e policise,nga sot nuk eshte me ne detyre.I papune dhe me damken se nuk justifikon pasurine,e hoqen me turp nga rradhet e Policise se Shtetit,Arben Frasherin. Nuk di cfare te them per kete vetting dhe kush ka gjykuar Benin.Pa fjale…per nje shtepi 1+1.E ku tjeter duhet te qendroje nje person dhe cilin nga banditet te hetoje,kur te mos kete dhe nje shtepi?

I të njëjtit mendim është edhe gazetari Poli Hoxha. Në një postim për Arben Frashërin ai thotë se Frashëri dërgohej si polic në zona ku shefat e sotëm iu blinin cigare kapove të krimit.

POSTIMI I PLOTË I POLI HOXHËS:

Ben Frashëri dhe të tjerë! Arben Frashërin e njoh që afro 30 vite më parë, kur nisi karrierën e tij në polici në Korçë. Që atëherë, edhe më vonë pasi krijoi familje, shtëpia e tij ishte një karrocë dore që e tërhiqte kudo nëpër Shqipëri, ku e dërgonin në zonat më të nxehta. Aty ku përpara tij, disa nga shefat e drejtorët e sotëm u blinin cigare kapove të krimit. Kam qëndruar gjatë me Benin dhe mikun e madh, Gani Malushi, kur më tregonin për Beratin ku bandat jo vetëm vrisnin, por edhe funksiononin si Bajlozë duke kërkuar “nga një vajzë, për çdo shtëpi”. Pastaj kur i dërguan në Tropojë ku bënë një dosje të kopsitur mirë, e cila nëse nuk do t`ju ishte shitur nga shefat e mëdhenj, qeveritarët dhe politikanët në Tiranë, do të kishte shpëtuar dhjetëra jetë që u ekzekutuan më vonë.

Kanë shkruar këto dy ditë për Benin gati të gjithë kolegët e brezit tim, i cili bënte gazetari kur në Shqipëri shefa ishin kriminelët më të rrezikshëm dhe jo ata të policisë.
Kohë kur nëse guxoje që ti luftoje dhe hetoje ata siç ka bërë Beni, nuk rrezikoje vetëm kokën dhe familjen, por edhe persekutimin nga eprorët në polici, ministri dhe qeveri.
Ndaj Beni Frashëri kurrë nuk u bë ndonjëherë shef i madh aty “ku bëhet leku i madh”, sepse nuk kishte karakterin `e duhur`. Ndaj atyre që kontrollojnë këtë palaçollëkun `Vetting në polici`, i cili është shndërruar në një mekanizëm rekrutues për partinë, ju vret sytë “pasuria` e Benit: Mbi 30 vite punë në frontin e parë të luftës me kriminelët më të egër të vendit dhe vetëm një shtëpi, `1 plus1`!

Po pse more trima nuk i njohim ne ishët dhe drejtorët aktualë të Policisë së Shtetit, që e kalojnë vettingun tuaj pa problem?! Me një shtëpi si ajo e Benit, ata qerasin kushërinjtë në fshat kur martohen. Janë aq shumë miliarderë ca nga ata, sa që edhe sediljet e makinave po tua shposh shpërthejë nga eurot. Gjithsesi kur mësova lajmin që Benin e kishin flakur nga policia imagjinove, një skenë si te Bibla. Ata anëtarët e komisionit ndërkohë që mbanin `gati-tu` Benin, të mblidhnin të gjithë drejtorët e policisë dhe tu thoshin:

– Kush nga ju nuk ka bërë mëkat, të marrë një gurë dhe të qëllojë Arben Frashërin…
E dini çfarë do të ndodhte me ata, nëse për një çast ju vinte në punë ndërgjegjen Zoti?
Shumica në mos të gjithë, në vend që të qëllonin me gur mbi Benin (siç bën nëpërmjet zarave të Vettingut), do të nxirrnin pistoletën dhe do t`i fusnin vetes një plumb në kokë! (Mbani afër Ard Veliiun, se ka dhënë prova, që edhe e bën) Dhe me shumë mundësi, as ai plumb nuk do të mjaftonte për të shlyer mëkatet dhe pasuritë para Zotit, të cilat i kanë bërë herë pas here edhe duke mbjellë kufoma…, se kanabisit, heroinës e kokainës `varja`

Vettingu në Polici, një formë presioni për efektivët e Policisë?

Që para nisjes së procesit të Vettingut në Polici, opozita, media por edhe gazetarë kanë ngritur zërin për përdorimin politik të Vettingut në Polici. Sindikatat e policëve, por edhe presidenti i Republikës, Ilir Meta, në një dekret të disa javëve më parë, argumentonte sesi ministri i Brendshëm dhe trupa e KJV do të arrijnë që së bashku me Shërbimin e Cështjeve të Brendshme dhe Ankesave, (përgjegjës për Vettingun e mijëra policëve), të mbajnë nën presion efektivët e Policisë së Shtetit. Nga ana tjetër, opozita ka denoncuar “thatë”, fiktivitetin e procesit, që në jo pak raste ka sjellë dyshime për vendimet dhe ndikimin politik në Komisionin e Jashtëm të Vlerësimit. Deri në një nismë të dytë ligjore që do të sillte rishikimin e procesit, publiku dhe policia janë në pritje të ndërhyrjes së shërbimeve partnere, që arrijnë të zbulojnë lidhjet polici-shtet-krim.

(F.g/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet arben frashëri artan hoxha elton qyno ferdinand dervishi klodiana lala poli hoxha shkarkohet arben frasheri trazirat e 1997-es vettingu ne polici arben frashëri artan hoxha elton qyno ferdinand dervishi klodiana lala poli hoxha shkarkohet arben frasheri trazirat e 1997-es vettingu ne polici


Sondazh

Poll

Nisin homazhet për policin që u vra në krye të detyrës gjatë aksionit në Maliq, kolegët e tij në lot

Nisin homazhet për policin që u vra në krye të detyrës gjatë aksionit në Maliq, kolegët e tij në lot

Drejtori i Hekurudhave, Ergys Verdho paraqitet në SPAK

Pas më shumë se katër orësh, qytetarët vijojnë protestën rrugëve të Kryeqytetit

Gjesti i veçantë i protestuesit, u dhuron lule efektivëve në shenjë solidariteti për policin e vrarë

Pas tre orësh protestë, turma vijon qëndresën: Dorëheqje!

Prej më shumë se tre orësh para Kryeministrisë, protestuesit ndezin flakadanë

"Kush s'kërcen nuk është shqiptar o hej"/ PAMJE me dron nga protesta madhështore për Zvërnecin

Thirrja e qytetarit të Rrjollit: Hajde rini, merre situatën në dorë dhe drejto vendin

Me flamuj dhe pankarta në duar, qytetarët e Durrësit sërish protestë për projektin në Zvërnec

Tentoi të futej në Kryeministri, protestuesja bën simbolin e shqiponjës

"Ne i duam parqet, lodrat, natyrën"/ Vogëlushi në protestë thirrje: Mbrojini për ne!

Protesta kundër projektit në Zvërnec/ Brohoret turma: Edi Rama o tradhtar, duhet lidhur me litar

Protesta për Zvërnecin, qytetarë mbajnë 1 minutë heshtje për efektivin e vrarë në krye të detyrës

"Ruani qetësinë, Ramën ta zhdukim me të mirë"/ Tensione në protestën kundër projektit në Zvërnec

PAMJE nga protesta madhështore kundër projektit në Zvërnec/ Oshëtin bulevardi: O pallosh o zagar

Mijëra protestues në shesh thirrje ndaj kryeministrit Rama: Duam dorëheqje

Protesta për Zvërnecin, babai i Martin Canit i bashkohet protestuesve në shesh

Mijëra qytetarë në Bulevard/ Thirrje kundër Ramës dhe Berishës: U ka ardhur fundi, në burg

Balla nga Kuvendi: Greqia u ka borxh shqiptarëve marrëveshjen për pensionet

Dita e 5-të e protestës për Zvërnecin/ Nis marshimi drejt bulevardit: Revolucion

Balla ‘thumbon’ Berishën: U trembe nga protestuesit që erdhën te selia e PD-së dhe ndryshove qëndrim

"Na keni ça k***"/ Noizy shpërthen keq ndaj protestuesve: Nuk po e shet njeri Shqipërinë!

'Zvërneci'/ Berisha: Ju jeni mafie si në Beograd. Të gjitha dokumentet ju i shumëzoni me zero

Berisha: Pse e fshihni kreun e Meduzës. Tokat në Zvërnec i ka rrëmbyer Pjerini nga Lezha dhe Agaçi

Reperi Gashi mbështet protestat për Zvërnecin: Fëmijët tanë nuk janë mysafir në tokën e tyre

Këngëtarja Bebe Rexha vlerësohet me cmimin “Female Icon Award 2026”

Banorët dhe pushuesit përballen me fenomenin e pazakontë në Ksamil

"Ktheni ligjin për investimet strategjike" Bozdo në Kuvend: Betonizuat bregdetin e jugut...

Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit: Të rinjtë po protestojnë kundër jush, mbani përgjegjësi

"Marksist-leninist i vogël'! Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit:

Ngjarja e rëndë në Maliq/ Autori transportohet drejt Tiranës, familjarët: Çfarë i bëre?!

Berisha: Xhelati Rama u vë protestuesve paqësorë, topat e ujit që gjuajtën edhe foshnjën në karrocë

Berisha-Piro Vengut: Dezertove nga ushtria dhe mashtrove se je pasardhës i Marko Boçarit

Fshihej në një zonë të pyllëzuar, ja vendi ku u gjet autori i ngjarjes në Maliq

"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS!

Bido i kthehet opozitës: Ku ishit ju më 30 maj që nuk folët për Zvërvecin?

“Keni paralajmëruar anti-miting në Vlorë”, Berisha thirrje Ramës: Anuloje, është praktikë fashiste

Deputeti i “Lëvizjes Bashkë”: Rendi i ditës së sotme është kërkesa për dorëheqjen e qeverisë

U plagos në operacionin për kapjen e një personi në kërkim, mbërrin te Trauma polici

Vrasja e efektivit të Policisë në Korçë, Kuvendi nis me një minutë heshtje

Vrau një efektiv dhe plagosi një tjetër, mbërrin në spital autori

Reshjet përmbytin rrugët e Shëngjinit, vështirësi në qarkullimin e automjeteve dhe këmbësorëve

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Protestuesit marshojnë drejt zonës së Bllokut, qytetarët e tjerë nuk iu bashkohen #dosja #protesta

Protesta nuk ka të ndalur, qyetarët bllokojnë rrugën te Ura e Tajvanit, thirrje në kor policëve

Nga Sheshi tek Banka, qytetarët bllokojnë rrugën: Edi Rama ka mbaru

Qytetarët nuk ndalen në protestë/ Bllokojnë rrugën te selia e PS-së, ulen në gjunjë

Vazhdon protesta për Zvërnëcin/ Protestuesit ngren nga kafet qytetarët te Opera

E mbuluar me flamurin kuq e zi, e reja shfaqet me foshnjën në krah gjatë protestës

"Edi Rama jep dorëheqjen/E reja nga protesta:Ka ardhur koha të shkosh me Berishën te Veliaj dhe Meta