LIVE UPDATES
Ekonomi

U tërhoqën nga eurobondi, bankat po mbajnë më pak para jashtë vendit

25 Shtator 2020, 06:43 Nga DOSJA

TIRANË– Pesha e aktiveve jorezidente të sektorit bankar ka arritur nivelin më të ulët në shtatë vitet e fundit. Të dhënat e Bankës së Shqipërisë tregojnë se në mesin e këtij viti bankat kishin investuar jashtë vendit rreth 22% të aktiveve të tyre, me një vlerë totale prej 336 miliardë lekësh ose rreth 2.7 miliardë eurosh. Aktivet jorezidente kanë sot peshën më të ulët në bilancin e bankave që nga mesi i vitit 2013. Ndërkohë, aktivet e sistemit në valutë përbëjnë aktualisht 51.8% të totalit, niveli më i ulët që nga viti 2010.

Në dy vitet e fundit, ulja e peshës së aktiveve në valutë dhe atyre jorezidente lidhet pjesërisht edhe me efektin e kursit të këmbimit. Aktivet jorezidente janë kryesisht në euro dhe nënçmimi i monedhës europiane ndaj lekut jep efekt negativ në vlerën e tyre, të konvertuar në lekë për qëllime të raportimit të statistikave.

Rënia aktiveve jorezidente gjatë pjesës së parë të këtij viti lidhet sidomos me vendimin e disa prej bankave të sistemit për të investuar në eurobondin e qeverisë shqiptare shumë prej fondeve që i mbanin të vendosura në llogari apo depozita jashtë vendit. Kjo e uli peshën e aseteve jorezidente me rreth 2.5 pikë përqindje.

Ndonëse sektori bankar shqiptar nuk është i angazhuar në investime të sofistikuara në tregjet e huaja, pesha e konsiderueshme e aktiveve jorezidente përcaktohet nga niveli i lartë i euroizimit të ekonomisë shqiptare. Afërsisht 52% e depozitave të publikut në sektorin bankar janë në valutë të huaj. Bankat nuk kanë mundësi t’i investojnë të gjitha këto fonde në hua apo instrumente alternative në Shqipëri, ndaj një pjesë e tyre shkojnë jashtë vendit, kryesisht në formë vendosjesh në banka të tjera. Për bankat me kapital të huaj, kjo marrëdhënie shpesh vendoset me grupet bankare zotëruese apo institucionet e lidhura financiare.

Ndërkohë, huaja për jorezidentët pasi arriti pikun në vitin 2017, tashmë është stabilizuar dhe aktualisht përbën rreth 15% të aktiveve jorezidente ose 3% të totalit të aktiveve të sektorit bankar shqiptar.

Në kushtet e normave reale negative për euron mbajtja me sa më pak kosto të likuiditetit në euro është bërë një sfidë për bankat. Jo rastësisht sektori shfaqet shumë i interesuar sa herë që qeveria shqiptare emeton instrumente borxhi në monedhën europiane. Gjatë viteve të krizës, Banka e Shqipërisë aplikoi edhe masa shtrënguese rregullatore, duke rritur kërkesën për kapital në mbulim të investimeve jashtë vendit, por rezultatet nuk ishin shumë domethënëse. As strategjia e deeuroizimit nuk ka sjellë rezultate të dukshme në uljen e peshës së euros në bilancet e institucioneve financiare.

Marrë nga Monitor.al

(f.m/dpsja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

ekonomi ekonomi eurobond monitor eurobond monitor

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj