LIVE UPDATES
Ekonomi

Publikohet për herë të parë renditja e kompanive më të mëdha të auditimit në vend (LISTA)

25 Shtator 2020, 05:18 Nga DOSJA
Publikohet për herë të parë renditja e kompanive më

SHQIPËRI- Bordi i Mbikëqyrjes Publike (BMP) ka publikuar për herë të parë renditjen në tregun e Auditimit për personat fizikë dhe personat juridikë të ndarë përkatësisht sipas formës së organizimit, duke konsideruar volumin e të ardhurave nga shërbimet e Auditimit dhe volumin e numrit të klientëve. Publikimi i konsoliduar i renditjes sipas këtyre dy kritereve është bërë pavarësisht formës juridike të organizimit.

Bordi vlerëson se i gjithë tregu i auditimit në vend qarkulloi rreth 8 milionë euro për vitin 2019, referuar auditimeve të bilanceve të vitit 2018.

Sipas honorarëve të faturuara për shërbime auditimi, shoqëria më e madhe audituese në vend është “Mazars”, me 8.35% të tregut të auditimit për 2019-n. Më pas në renditje vijojnë të mëdhenjtë (Big Four).

“Deloitte Audit Albania” është e dyta, me 8.1% të tregut, sipas honorareve të faturuara për shërbime auditimi.  E treta është “Ernst&Young” (7.25%),, e ndjekur nga “Grant Thornton” (5.73%) dhe “PriceWaterhouse&Coopers” (5.17%). Të tjerët kanë më pak se 4% të tregut, sipas faturimeve (shiko grafikun: Renditja e shoqërive të Auditimit/Audituesit ligjor sipas honorarëve të faturuara për shërbime auditimi).

Sipas njësive ekonomike të audituara në vend të parë është sërish “Mazars”, me 5.16%. më pas renditja është tërësisht e ndryshme, teksa të mëdhenjtë e tjera kanë më pak subjekte në numër, por rezultojnë që i faturojnë më shumë (Psh “Deloitte”, që është e dyta për faturimet, renditet e 15-a për numrin e klientëve, ose  PriceWaterhouse&Coopers, e pesta për honorarët dhe e fundit për numrin e njësive ekonomike të audituara).

Pas “Mazars”, kompania e dytë më e madhe audituese në vend, sipas numrit të njësive ekonomike të audituara është “ALB BB Auditing Shpk”, me 4.9% DHE I TRETI “Albanian Audit Partners Shpk”, me 3.48%. Më pas në renditje vijojnë persona fizikë,  Bujar Osmani (3.2%) dhe Gerta Avrami (3%). Për renditjen e plotë shiko grafikun në fund: “Renditja e Shoqërive të  Auditimi/Audituesit ligjor sipas njësive ekonomike të audituara”.

Ky publikim është i pari në llojin e tij në 23 vite që ekziston profesioni kontabël.

Sipas raportit vjetor të BMP, Audituesit ligjorë dhe shoqëritë e auditimit kanë raportuar se kanë realizuar rreth 3111 auditime ligjore të pasqyrave financiare të vitit 2018, krahasuar me të dhënat e deklaruara për auditimet e pasqyrave financiare të vitit 2017, ku audituesit ligjorë dhe shoqëritë e auditimit kanë audituar 2600 njësi ekonomike. Nga analizimi i këtyre të dhënave na rezulton një rritje në vlerë absolute prej 511 auditime ligjore apo 19.6% krahasuar me një vit më parë. Rritja numrit të auditimeve ligjore është reflektuar edhe në rritjen e qarkullimit të realizuar nga angazhimet e auditimit. Kështu, gjatë vitit 2019 është realizuar një qarkullimi i përgjithshëm prej 945 milionë Lekë, krahasuar me 802 milionë lekë qarkullim i përgjithshëm i realizuar në vitin 2018, duke shënuar një rritje  prej 17.8%.

Ndërkohë, nuk janë vërejtur ndryshime strukturore në pozicionin e shoqërive të auditimit krahasuar me audituesit ligjorë përsa i përket dominimit të tregut. Kështu, gjatë vitit 2019, audituesit ligjorë kanë realizuar një qarkullim vjetor prej rreth 36%, ndërsa shoqëritë audituese kanë realizuar një qarkullim prej rreth 64%, duke ruajtur të njëjtin raport si në vitin e mëparshëm.

Bordi i Mbikëqyrjes Publike, është një ent rregullator i pavarur i ndërtuar në përputhje me kërkesat dhe praktikat e mira të Bashkimit Europian e më gjerë, i cili funksionon me vetëfinancim. Gjatë dy viteve të fundit Bordi ka shtuar kontrollet  për zbatimin e kritereve ligjore tek audituesit ligjorë dhe kontablët e miratuar. “Përgjatë këtyre dy viteve, nga diskutimet dhe komunikimet që kemi pasur me profesionistë të fushës, por edhe me vetë BMP janë ndërmarrë një sërë reformash, të cilat janë shoqëruat me shumë sfida të lidhura sidomos me status quon para ndryshimeve ligjore, që e shndërruan BMP në një institucion funksional”, thonë burimet zyrtare nga Bordi.

Reforma ka pasur si qëllim krijimin e një mjedisi transparent e konkurrues, me rezultat përmirësimin e cilësisë dhe besueshmërisë së raportimit financiar në vend.

Plani që titulli i audituesit të njihet në shtatë shtete të rajonit

Ndërkohë, përveç zhvillimeve në vend, nga diskutimet që janë bërë me kryetarin e BMP z.Dritan Fino dhe Drejtorin Ekzekutiv z.Aldo Spahiu si objektiv për të ardhmen shihet mundësia e certifikimit rajonal, në 7 shtete, pra një titull profesional rajonal dhe krijimi i Bordit rajonal të Mbikëqyrjes me qëllim ndarjen e eksperiencave dhe praktikave më të mira, por edhe të përdorimit me eficiencë të burimeve të kufizuara. Për këto objektiva, kanë filluar tashmë diskutimet e para me të gjitha shtetet e rajonit. Megjithatë, siç shprehen përfaqësuesit e BMP, realizimi i këtyre objektivave mund të kishte avancuar dhe më shpejt, nëse nuk do kishim hasur në pengesat e shkaktuara nga reforma, si rrjedhojë e reagimeve, të cila kanë krijuar kosto institucionale dhe individuale.

Pavarësisht këtyre reagimeve BMP shprehet se sfidat për përmirësimin dhe rritjen e imazhit të profesionit, jo vetëm brenda vendit por dhe jashtë tij, do të vijojnë dhe se reagimet  janë dëshmia, që po punohet në drejtimin e duhur e në frymën e institucioneve homologe, që kanë përjetuar sfida të ngjashme gjatë zbatimit të këtyre reformave në vendet e tyre!

Marrë nga Monitor.al 

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

ekonomi ekonomi bordi i mbikëqyrjes publike kompanitë më të mëdha në shqipëri bordi i mbikëqyrjes publike kompanitë më të mëdha në shqipëri


Sondazh

Poll

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë