LIVE UPDATES
Aktualitet

U zhduk pa gjurmë! Misteri i Moisi Habilajt, ftoi gruan dhe fëmijët të kalonin vitin e ri bashkë, në 30 dhjetor e morën n

15 Janar 2021, 15:58 Nga DOSJA
U zhduk pa gjurmë! Misteri i Moisi Habilajt, ftoi gruan dhe

ITALI– Vazhdon misteri i zhdukjes së Moisi Habilajt! Meridionews.it ka publikuar një artikull të plotë lidhur me lëvizjet e fundit të bossit shqiptar të drogës, të dënuar me 15 vite e 5 muaj burg. Sipas medias italiane, Habilaj është dërguar në Komisariatin e Catanias, më datë 30 dhjetor, pa praninë e avokatëve të tij, ndërsa gruaja kishte shkuar me traget në Itali për të festuar ndërrimin e viteve me të. Ndërkohë që këmbëngulin për detaje, gazetarët italianë janë përballur me heshtjen e autoriteteve që lanë t’u largohej një prej personazheve më të rrezikshëm të trafikut të lëndëve narkotike nga Shqipëria për në Itali. 

ARTIKULLI I PLOTË:

Rindërtimi i çfarë ka ndodhur ditët e fundit të paraburgimin në shtëpi të trafikantit shqiptar të drogës Moisi Habilaj është pak a shumë si të fundosesh në rërë. Në këtë moçal, e vetmja gjë e sigurt, Habilaj u zhduk nga banesa ku jetonte në San Michele di Ganzaria, në provincën e Catanias, më 9 janar. Lidhur me çështjen uk ka komunikime zyrtare nga zyra e prokurorit dhe agjencitë e zbatimit të ligjit, dhe duket qartë se po mbahet e fshehtë. Kapitulli i fundit i kësaj historie sekretesh të çon në periudhën e festave të fundvitit. Ato ditë është nisur nga Shqipëria e shoqja dhe fëmijët, duke zbarkuar në Itali me anije. Fillimisht ndaluan në portin e Brindizit, pastaj udhëtimin e vijuan për në Siçili. Gjashtëqind e njëzet e katër kilometra dhe pak më pak se tetë orë për të arritur San Michele di Ganzaria. Gjatë këtij udhëtimi, gruaja është ndaluar nga forcat e rendit. Kontroll rutinë në kuadrin e normativës anti-Covid-19 që parashikon përligjjen e çdo lëvizjeje me certifikatën e duhur. Kështu vijmë në datën 30 dhjetor. Atë ditë policia trokiti në derën e Habilajve. Ata janë burrat e skuadrës së lëvizshme Catania me mbështetjen e kolegëve nga stacioni policor Caltagirone. Burri, siç raportojnë burime të ndryshme për MeridioNeës, është marrë dhe dërguar në zyrat në Via Santa Maria di Gesù. Për çfarë arsye? Askush nuk duket se dëshiron të përgjigjet për pyetjen. Avokatët e trafikantit të drogës, më 30 dhjetor, nuk janë të pranishëm dhe as nuk njoftohen nga Policia. Agjentët e Caltagirone nuk merren me atë shërbim dhe me sa duket ata as nuk hyjnë në dhomën ku është Habilaj. Mbetet grupi i gatshëm i policisë së Catanias, por roli është i gjithi për t’u zbuluar. Edhe për shkak se e vetmja përgjigje që jepet nuk zbulon asgjë: Ne nuk kemi asnjë informacion. Misteri vazhdon, versionet e kundërta i japin tjretër kontekst mjegullës së madhe. Në fund të atij 30 dhjetori, Habilaj kthehet në shtëpi. Në ditët në vijim, në fillim të vitit 2021 gruaja e tij largohet për në Shqipëri. Smartphone-i i tij do të kishte ndaluar të bie të Shtunën 9 Janar. Vëllai tenton ta telefonojë por më kot. Në ditët në vijim, për një kontroll normal të të arrestuarve në arrest shtëpie, karabinierët i shfaqen në derë. Por është e qartë: Habilaj nuk gjendet askund! Vetëm në mes të dhjetorit burri mori konfirmimin në apel të dënimit me 15 vjet e 5 muaj për trafik ndërkombëtar droge në aksin Shqipëri-Siçili. Me kalimin e viteve ai do të kishte pasur marrëdhënie me disa tregtarë me shumicë të drogës pranë familjes Cosa Nostra dei Santapaola dhe me klanin Cappello. Një histori që në Shqipëri pati një jehonë të madhe mediatike për shkak të farefisnisë së Habilajt me ish-ministrin e Brendshëm Saimir Tahiri, gjithashtu ky i fundit dyshohej se ishte në dijeni të çështjeve të të afërmit të tij, por me një dosje të ngritur në gjykatën e Katanias. Pas arrestimit, trafikanti i drogës kishte rënë dakord të fliste me magjistratët italianë dhe shqiptarë. Disa pohome të “punëve” dhe asnjë gisht drejt Tahirit. Kjo deri në maj të vitit të kaluar kur gjyqtarët vendosën ta dërgojnë atë, pa byzylyk në një shtëpi në San Michele di Ganzaria. Ky nuk është një vend i rastësishëm, sepse vëllai i tij Gazmendi jeton në qytetin e vogël të Calatinos. Për disa muaj Habilaj do të ishte mysafiri i tij dhe më pas do të kalonte për të jetuar në një apartament tjetër. E vetmja mundësi për të dalë nga shtëpia do të ishte dentisti, pasi për t’i bërë pazaret do të kujdeseshin të afërmit. 

(k.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet arratiset moisi habilaj moisi habilaj arratiset moisi habilaj moisi habilaj

Sondazh

Poll
Aktualitet 15 Janar 2021, 14:55

KAMËZ– Një telefonatë, e cila denonconte pengmarrjen e një vajze në Kamëz, ka ngritur në këmbë Policinë e Shtetit. Një qytetar ka telefonuar pak pas mesdit...

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj