LIVE UPDATES
Bota

Udhëheqësi polak pranon se vendi bleu programin e Pegasus të survejimit izraelit

7 Janar 2022, 21:56 Nga DOSJA
Udhëheqësi polak pranon se vendi bleu programin e Pegasus të

POLONI- Politikani më i fuqishëm i Polonisë ka pranuar se vendi ka blerë programin e avancuar të kompanisë izraelite të survejimit NSO Group, por mohoi se po përdorej ndaj kundërshtarëve politikë.

Jaroslaw Kaczynski, udhëheqësi i partisë konservatore në pushtet, Ligj dhe Drejtësi, tha në një intervistë se shërbimet sekrete në shumë vende po përdorin programin Pegasus për të luftuar krimin dhe korrupsionin.

Zoti Kaczynski tha se nevoja për një program të tillë lindi nga përdorimi në rritje i kriptimit të komunikimeve, që ishte më i fortë se teknologjitë ekzistuese të monitorimit. Duke ndërhyrë drejtpërdrejt tek telefonat, programi u mundëson autoriteteve të monitorojnë komunikimet dhe bisedat në kohë reale dhe në formë të pakriptuar.

“Do të ishte gjë e keqe nëse shërbimet polake nuk do ta kishin këtë mjet“, tha zoti Kaczynski në një intervistë të botuar nga revista e përjavshme Sieci.

Intervista u zhvillua pas artikujve ekskluzivë të Agjensisë së Lajmeve Associated Press, se grupi Citizen Lab, që monitoron internetin në Universitetin e Torontos, kishte zbuluar se tre kritikë të qeverisë polake ishin sulmuar nga hakerat duke përdorur programin Pegasus të kompanisë NSO. Të enjten, organizata Amnesty International verifikoi në mënyrë të pavarur konstatimet e grupit Citizen Lab, se Senatori Krzysztof Brejza ishte sulmuar disa herë nga hakerat në vitin 2019 kur drejtonte fushatën zgjedhore të opozitës.

Mesazhet e vjedhura nga telefoni i zotit Brejza, u përpunuan dhe u transmetuan nga televizioni shtetëror në Poloni në kuadrin e një fushate shpifjesh në kulmin e garës elektorale, e cila u fitua nga partia populiste me një diferencë të ngushtë.  Zoti Brejza i konsideron tashmë zgjedhjet të pandershme, pasi partia në pushtet ka patur qasje tek mendimi taktik dhe planet e fushatës së tij.

Zbulimi i këtyre sulmeve ka tronditur Poloninë, duke ngjallur krahasime me skandalin Watergate të viteve 1970-të në Shtetet e Bashkuara dhe po bëhen thirrje për një komision hetimor në parlament. Zoti Kaczynski tha se nuk shikon asnjë arsye për të ngritur një komision të tillë, dhe mohoi se survejimi luajti ndonjë rol në zgjedhjet e 2019-tës.

“Nuk ka asgjë këtu në fakt, përveç histerisë së opozitës. Nuk ka rast Pegasus, nuk ka survejim”, tha zoti Kaczynski. “As Pegasus, as shërbimet, as informacioni i marrë në rrugë sekrete nuk luajtën ndonjë rol në fushatën zgjedhore të 2019-tës. Ata humbën sepse humbën. Nuk duhet të jenë në kërkim të justifikimeve të tilla sot”.

Citizen Lab konfirmoi se dy personat e tjerë, që u bënë objekt të sulmit ishin Roman Giertych, një avokat që përfaqëson politikanë të opozitës në një sërë rastesh me ndjeshmëri politike, si dhe Ewa Wrzosek, një prokurore e pavarur. Aleatët e zotit Kaczynski kishin mohuar më parë se Polonia ka blerë dhe ka përdorur programin Pegasus.

Kryeministri polak Mateusz Morawiecki i quajti zbulimet e grupit Citizen Lab dhe agjensisë së lajmeve Associated Press “fake news” dhe sugjeroi se survejimi ishte bërë nga agjensia e zbulimit e ndonjë vendi tjetër, një ide kjo e hedhur poshtë nga kritikët që thonë se asnjë qeveri tjetër nuk do të kishte interes të sulmonte tre personat polakë që u bënë objektiv.

Zëvendës Ministri i Mbrojtjes, Wojciech Skurkiewicz tha në fund të dhjetorit se “sistemi Pegasus nuk disponohet nga shërbimet polake. Nuk përdoret për të gjurmuar apo survejuar ndonjë person në vendin tonë”.

Mediat polake raportojnë se Polonia e bleu programin Pegasus në vitin 2017, duke përdorur paratë nga i ashtuquajturi Fondi për Drejtësinë, që synon të ndihmojë viktimat e krimeve dhe të rehabilitojë të dënuarit. Sipas investigimit të kanalit TVN dhe gazetës së përditshme Gazeta Wyborcza, programi përdoret nga Byroja Qendrore Kundër Korrupsionit, një shërbim i posaçëm i krijuar për të luftuar korrupsionin në jetën publike dhe që gjendet nën kontrollin politik të partisë në pushtet.

“Fondet publike u shpenzuan për një qëllim të rëndësishëm publik, që lidhet me luftën kundër krimit dhe mbrojtjen e qytetarëve“, tha zoti Kaczynski.

Dhjetëra raste të rëndësishme të abuzimit me programin Pegasus janë zbuluar që nga viti 2015, shumë prej të cilave nga një konsorcium i mediave vitin e kaluar, që konstatuan se programi keqdashës i NSO Group ishte përdorur për të përgjuar gazetarët, politikanët, diplomatët, avokatët dhe aktivistët e të drejtave të njeriut, që nga Lindja e Mesme dhe deri në Meksikë.

Ndërhyrjet piraterike në Poloni konsiderohen veçanërisht revoltuese pasi nuk ndodhën në ndonjë sistem shtypës autokratik, por në një vend anëtar të Bashkimit Evropian.

Drejtorja e Amnesty International për Poloninë, Anna Blaszczak, akuzoi në një deklaratë të premten se survejimi i opozitës përputhet me sjelljen e qeverisë polake të Partisë Ligj dhe Drejtësi. BE-ja e ka kritikuar Poloninë në mënyrë të përsëritur për ndërhyrje tek sistemi i drejtësisë dhe veprime të tjera që perceptohen si anti-demokratike.

“Këto zbulime janë tronditëse, por jo të papritura. Ato ngrenë shqetësime serioze jo vetëm për politikanët, por për të gjithë shoqërinë civile të Polonisë, në veçanti për shkak të kontekstit të historikut të qeverisë kundër të drejtave të njeriut dhe sundimit të shtetit ligjor”, tha zonja Blaszczak.

Marrë nga VOA

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

bota bota anna blaszczak pegasus wojciech skurkiewicz anna blaszczak pegasus wojciech skurkiewicz

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj