6 interperlanca në Kuvend/ Seanca plenare nis me një minutë heshtje për vrasjen e efektivit në Korçë
Resorti në Zvërnec, Zhupa: S’ka turizëm të qëndrueshëm me beton të qëndrueshëm 4 Qershor, 1...
Resorti në Zvërnec, Zhupa: S’ka turizëm të qëndrueshëm me beton të qëndrueshëm 4 Qershor, 1...
E rëndë në Maliq/ Vritet polici gjatë operacionit për kapjen e një personi të kërkim, plagoset dhe nj&eu...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital 3 Qersho...
Perëndimi i forcon krahët Ukrainës. Për shkak të rritjes së tensioneve ushtarake me Rusinë, SHBA, Franca, Britania e Madhe, Italia dhe Gjermania kanë mbështetur demonstrativisht Ukrainën e presidentin e saj.
Sovraniteti i Ukrainës duhet “të respektohet”, deklaruan Shtëpia e Bardhë në Uashington dhe Pallati Élysée në Paris pas një konference telefonike të krerëve të shteteve e qeverive të SHBA-së, Francës, Britanisë së Madhe, Italisë dhe Gjermanisë Jemi gati “për ruajtjen e paqes dhe sigurisë në Europë”, u tha. Ujdia mes krerëve perëndimorë erdhi para video-samitit të pritur me interes të madh mes presidentit të SHBA, Joe Biden dhe atij rus, Vladimir Putin të martën (07.12.). Për shkak të lëvizjes masive të trupave ruse në kufirin ukrainas, qeveritë perëndimore i tremben një sulmi të Rusisë ndaj vendit fqinj.
Edhe krerët e shtabeve të përgjithshme të 30 vendeve të NATO-s u bashkuan në një takim të posaçëm. Sipas të dhënave të aleancës ushtarake verio-atlantike, Rusia ka stacionuar në kufi në mënyrë të pazakontë kontigjente të mëdha trupash të gatshme për luftë si edhe armatime të rënda dhe drone.
Konflikt i vazhdueshëm
Zhvillimet më të fundit zgjojnë kujtime të hidhura të vitit 2014. Atëkohë Rusia aneksoi Gadishullin e Krimesë dhe filloi me mbështetjen e vazhdueshme të separatistëve në Ukrainën Lindore. Konflikti deri më sot nuk është zgjidhur, në Ukrainën Lindore rregullisht zhvillohen luftime. Rusia mbështet rebelët që në rajonet Luhansk e Donjeck kanë shpallur republikat e tyre.
Qeveria në Moskë betohet se nuk ka qëllime ushtarake. Ajo argumenton me atë, që në territorin e saj mund të lëvizë trupat si t’i përshtatet. Në të njëjtën kohë Kremlini kritikon prezencën ushtarake të vendeve perëndimore në afërsi të kufirit rus si “provokim”. Putin dëshiron po ashtu garanci, që Ukraina nuk do të bëhet anëtare e NATO-s.
SHBA e kanë kërcënuar Rusinë në rast të shkallëzimit ushtarak me pasoja të rënda. Një përfaqësues i qeverisë amerikane në Uashington është shprehur, se Biden do t’ia bëjë të qartë Putinit në video-samitin e së martës, se çmimi do të jetë shumë i lartë, “nëse Rusia do të vendosë për një procedim të tillë”. Jemi të gatshëm për “sanksione të ashpra ekonomike” dhe stacionim të ushtarëve të tjerë në Europën Lindore. Por nuk merret në shqyrtim një përgjigje ushtarake e perëndimit.
Presidenti ukrainas, Volodymyr Selenskyj ndërkohë zhvilloi një vizitë tek ushtarët ukrainas në linjën e frontit në lindje të vendit. Ai vizitoi pozicione të ushtarëve në Donjeck dhe falënderoi ushtarët “për mbrojtjen e integritetit territorial të Ukrainës”, bëri të ditur zyra presidenciale në Kiev. “Me njerëz si ju ne qartësisht fitojmë”, u shpreh me besim Selenskyj.
Cila mendoni se është alternativa më e mirë:
Avokuesja për të drejtat e njeriut dhe njëherësh laureatja e Çmimit Nobel për Paqe, Malala Yousafzai i bëri thirrje Shteteve të Bashkuara që të rrisin mb...
SINGAPOR – Hakerët kanë arritur të vjedhin të paktën 150 milionë dollarë nga shkëmbimi i kriptomonedhave Bitmart. Në një deklaratë drejtuar përdoruesve, B...
SHBA – Organizata Botërore e Shëndetësisë rekomandon që të mos përdoret më plazma e gjakut e pacientëve që kanë kaluar COVID-19 për të trajtuar pacientët ...
AFGANISTAN – Luftëtarët talebanë e ndaluan Naweed Azamin pasi ai kishte kritikuar grupin militant përmes një postimi në Facebook. Tri ditë pasi ishte ndal...
BRITANI/SHBA – Dhjetëra refugjatë Rohingya në Mbretërinë e Bashkuar dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë paditur gjigandin e rrjeteve sociale, Faceboo...
UTAH, SHBA – Një video është bërë virale në rrjetet sociale, ku shihet se si një nënë e re, në momentin që po i frynte qirinjve të ditëlindjes, papritur i...
MBRETËRI E BASHKUAR – Dinosauri gjigand T.rex në “Muzeun e Historisë Natyrore të Londrës” duket padyshim shumë simpatik me pulovrën e tij...
KOSOVË – Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës Ramush Haradinaj deklaroi se do të jetë në mbështetje të qeverisë së kryeministrit Albin Kurti ...
KOSOVË – Familjarët Gani Gjokajt, i cili mbeti u vrarë në 26 nëntor në Gllogjan janë të pakënaqur me faktin se Prokuroria e Pejës ende nuk ka ngritur...
BRUKSEL – Ministrat evropianë të Punës, janë pajtuar më 6 dhjetor, rreth masave që do të mbrojnë nivelin e pagave në Evropë dhe u japin punëtorëve më shum...