Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital
3 Qersho...
Bota
I shau keq në Facebook, talebanët ekzekutojnë 30-vjeçarin dhe e hedhin në lumë
7 Dhjetor 2021, 07:33Nga DOSJA
AFGANISTAN – Luftëtarët talebanë e ndaluan Naweed Azamin pasi ai kishte kritikuar grupin militant përmes një postimi në Facebook. Tri ditë pasi ishte ndaluar, trupi i pajetë i 30-vjeçarit u gjet përgjatë bregut të një lumi në qytetin Lashkar Gah, që gjendet në jug të Afganistanit. Talibanët kanë pretenduar se Azami kishte ikur nga qendra e ndalimit. Por, familja e tij e ka akuzuar grupin militant se e kanë torturuar dhe vrarë Azamin.
“Vëllai im është torturuar nga koka te këmbët”, ka thënë për Radion Evropa e Lirë, Sharifullah Sharafat, vëllai i madh i Azamit. “Ka pasur shenja të torturës në gjithë trupin e tij. Mjekët në spitalin lokal e kanë konfirmuar një gjë të tillë. Ata kanë fotografuar trupin e tij dhe kanë edhe video-incizime”.
Azami duket se është viktima e fundit e fushatës së vrasjeve që po kryejnë talibanët. Pavarësisht se pas marrjes së pushtetit në muajin gusht ata shpallën amnisti të përgjithshme, ky grup militant është akuzuar për ekzekutim të cilivive dhe ish-pjesëtarëve të Qeverisë së kaluar dhe forcave të armatosura. Grupi i linjës së ashpër gjithashtu ka mbytur fjalën e lirë dhe ka përdorur forcë brutale për të shtypur disidentët, përfshirë edhe shtypjen e protestave paqësore dhe arrestimin dhe rrahjen e gazetarëve.
Në një raport të publikuar më 30 nëntor, Human Rights Watch ka thënë se talibanët kanë “ekzekutuar dhe zhdukur me forcë” mbi 100 ish-pjesëtarë të forcave të sigurisë në vetëm katër prej 34 provincave të Afganistanit, që prej se grupi mori kontrollin e vendit në mesin e muajit gusht.
“Kërkojmë drejtësi”
Azami ishte ndaluar në Lashkar Gah më 25 nëntor, vetëm disa ditë pasi kishte kritikuar talibanët në rrjetin social Facebook. Në postimin e tij, Sharafat ka thënë se Azami ka pyetur se si talibanët do të mbajnë premtimet e tyre për t’ua paguar pagat mësuesve, kur regjimi “po mbijeton me donacione të ushqimeve”. Azami e kishte fshirë këtë postim para se të ndalohej, ka thënë vëllai i tij Sharafat. Dhjetëra-mijëra punëtorë qeveritarë nuk kanë marrë rroga që prej se talibanët morën kontrollin e Afganistanit. Militantët kanë thënë më 20 nëntor se do të fillojnë të paguajnë pagat. Por, ky njoftim gjerësisht është parë me skepticizëm.
Që prej se talibanët rimorën pushtetin, ekonomia e Afganistanit, që varet nga ndihmat, gjerësisht ka kolapsuar pasi shumë donatorë të huaj kanë pezulluar ndihmën e tyre. Grupi militant ka pranuar ndihmë të drejtpërdrejtë, përfshirë para kesh dhe ushqime elementare, vetëm nga disa shtete. Kur familja e Azamit më 27 nëntor ka pyetur talibanët se ku po mbahej ai, talibanët kanë thënë se ai kishte ikur nga paraburgimi. Më vonë atë ditë, trupi i Azamit u gjet nga një grup i fiseve nomade përgjatë bregut të lumit Helmand.
“Ne po kërkojmë drejtësi nga talibanët”, është shprehur Sharafat. “Nëse nuk arrijmë të kemi drejtësi këtu, ne do ta çojnë rastin në Kabul dhe ta trajtojmë me udhëheqësit e talibanëve”.
Familja e ka hedhur poshtë mundësinë që Azami – një dyqanxhi që kishte studiuar për agrikulturë në një universitet lokal – të jetë vrarë për ndonjë mosmarrëveshje personale.
Talibanët hetojnë vdekjen e Azamit
Mawlawi Abdul Jabbar, një prokuror taliban në Lashkar Gah, në kryeqytetin e provincës Helmand, ka thënë se është krijuar një komision prej katër anëtarësh që do të hetojë vdekjen e Azamit.
“Ne kemi biseduar me familjen e Naweedit dhe me ata që familja fajëson për vrasjen e tij”, ka thënë ai për Radio Azadi të Radios Evropa e Lirë.
Jabbar ka bërë të ditur se disa persona janë arrestuar, përfshirë edhe një polic taliban dhe zyrtarë të inteligjencës, që kishin ndaluar Azamin. Mohammad Esa Sharif, një anëtar i këshillit provincal të talibanëve, që është pjesë e komisionit që po heton vdekjen e Azamit, e ka pranuar se viktima ishte torturuara. Por, ai ka pretenduar se Azami kishte ikur nga paraburgimi.
“Ai ishte i dyshuar, prandaj zyrtarët e inteligjencës së talibanëve e kapën”, ka thënë Sharif për REL-in. “Ata e dërguan në qendrën e ndalimit, ku e morën në pyetje. Ai ishte shumë i fuqishëm dhe i rezistojë ndalimit. Edhe ora e dorës e tij u thye gjatë përleshjes”, ka shtuar ai.
Sharif pretendoi se Azami kishte tentuar disa herë të ikte nga qendra e ndalimit, përpara se të ishte i suksesshëm. Pas një tentimi për të ikur, Sharif ka thënë se hetuesit talibanë e kishin “goditur disa herë atë me një tub”.(REL)
BRITANI/SHBA – Dhjetëra refugjatë Rohingya në Mbretërinë e Bashkuar dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë paditur gjigandin e rrjeteve sociale, Faceboo...
UTAH, SHBA – Një video është bërë virale në rrjetet sociale, ku shihet se si një nënë e re, në momentin që po i frynte qirinjve të ditëlindjes, papritur i...
KOSOVË – Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës Ramush Haradinaj deklaroi se do të jetë në mbështetje të qeverisë së kryeministrit Albin Kurti ...
KOSOVË – Familjarët Gani Gjokajt, i cili mbeti u vrarë në 26 nëntor në Gllogjan janë të pakënaqur me faktin se Prokuroria e Pejës ende nuk ka ngritur...
BRUKSEL – Ministrat evropianë të Punës, janë pajtuar më 6 dhjetor, rreth masave që do të mbrojnë nivelin e pagave në Evropë dhe u japin punëtorëve më shum...
ATHINË – Greqia është përfshirë nga protesta të dhunshme mbrëmjen e sotme teksa policia shpërndau një turme prej 6 mijë vetash, që demonstruan në 13-...
SHBA – Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë thënë se do të dërgojë përforcime në krahun lindor të NATO-s në rast të një pushtimi rus të Ukrainës.Sipas The...
SHKUP- Përfaqësuesi special i Shteteve të Bashkuara të Amerikës për Ballkanin Gabriel Escobar ka deklaruar se SHBA-të shpresojnë që konferenca ndërqeveritare e ...
FRANCË – Prokurorët francezë kanë hapur një hetim për dhunën që shpërtheu në tubimin e parë të madh të fushatës së mbajtur nga kandidati i ekstremit ...