LIVE UPDATES
Bota

“Ukraina ka kërkuar raketa gjermane”, “DW”: A duhet të dërgojë Gjermania armë në Kiev?

15 Shkurt 2022, 12:29 Nga DOSJA
“Ukraina ka kërkuar raketa gjermane”, “DW”: A duhet

Gjermania nuk do të dërgojë armë në Ukrainë – madje as për mbrojtje. Vendi po i shmanget diskutimeve për këtë temë dhe deri tani ka dërguar vetëm helmeta. Kjo është dhe ka qenë një nga temat kryesore kontradiktore në politikën e jashtme gjermane prej shumë vitesh: Gjermania është një nga eksportuesit më të mëdhenj të armëve në botë. Ajo është aktualisht në vendin e katërt, pas SHBA-së, Rusisë dhe Francës. Prodhuesit gjermanë të armëve kanë eksportuar kohët e fundit produktet e tyre për gati nëntë miliardë euro, kryesisht në Korenë e Jugut, Algjeri dhe Egjipt.

Në të njëjtën kohë, qeveria e re dhe ajo e vjetër, mbetet në qëndrimin se nuk duhet dërguar armë në rajonet e konfliktit. Kjo po ndodh edhe tani, në krizën gjithnjë e më të thellë në kufijtë e jashtëm të Ukrainës, në të cilën lëvizjet ruse kaherë kanë marrë përmasa të frikshme, ndërsa SHBA-ja pohon se sulmi rus ndaj Ukrainës mund të fillojë në ditët e ardhshme. Por kancelari Olaf Scholz dhe ministrja e Jashtme Annalena Baerbock mbështeten tërësisht te diplomacia. Pas javë të tëra hezitimesh të çuditshme, ata nisën një ofensivë të vërtetë bisedimesh, e cila kulmoi me vizitën e Scholz në Kiev dhe më pas në Moskë.

Përmbajtja në situata të vështira

Ka arsye të mira për këtë qëndrim gjerman që të mos furnizojë me armë palët në rajonet e krizave apo të përfshira në luftë. Sidomos në një rajon që dikur vuajti nga një pushtim i tmerrshëm gjerman. Rreziku i nxitjes së konflikteve me dërgimin e armëve me siguri që është i madh. E saktë është po ashtu që nuk ka të shtëna për sa kohë që palët në konflikt janë ende duke folur me njëri-tjetrin.

Një problem tjetër edhe më i madh është që në Gjermani, veçanërisht në mesin e partive në pushtet, nuk ka një debat vërtet serioz se kur ky qëndrim nuk është më në rregull. E kjo ka të bëjë me faktin se është ngulitur fort në mentalitetin gjerman të pasluftës që vendi të frenohet kur situata bëhet e vështirë. Çdo dërgim i Bundeswehrit jashtë vendit – nga Afganistani e deri në Mali, është refuzuar dhe ende refuzohet nga shumica e popullsisë në sondazhe. Partitë kaherë e kanë kuptuar këtë. Gjermania bën biznes me të gjithë botën, përfshirë edhe tregtinë me armë. Por në konflikte mbetet gati pacifiste – ndonëse ka pasur edhe përjashtime.

Në rastin e partisë socialdemokrate, SPD, për shembull, ky qëndrim shkon shumë prapa, deri në kohën e politikës së çtensionimit të Willy Brandt. Ndërsa të Gjelbrit i kanë rrënjët e tyre në lëvizjen e paqes të viteve 1970 dhe 1980. Ka kohë që shumë zëra thonë se këto qëndrime nuk mund të qëndrojnë gjithmonë. Në kongresin e fundit të ekologjistëve ka pasur edhe kërkeësa për ndihmë ushtarake për Ukrainën. Por kërkesat nuk janë miratuar.

Një nga përjashtimet e pakta ishte pjesëmarrja gjermane në luftën e Kosovës në Ballkan më shumë se 20 vjet më parë. Një vendim që thuajse i shpërbëu të Gjelbrit, që asokohe drejtoheshin nga ministri i Jashtëm, Joschka Fischer.

Veçoritë e konflikteve

Ajo që nevojitet tani është një debat i sinqertë se çfarë roli dëshiron të luajë Gjermania në një situatë gjeopolitike që po ndryshon – duke përfshirë edhe rolin e saj ushtarak. Prej kohësh është e qartë se SHBA-të, për shembull, po i drejtohen gjithnjë e më shumë rajonit të Paqësorit, ndërsa nga Evropa po kërkojnë që të marrë në duart e veta konfliktet në rajonin e saj. Kjo do të mbetet kështu, dhe nëse Presidenti i SHBA/së Biden fokusohet më shumë në Evropë, sesa paraardhësi i tij Donald Trump. Por në terma afatmesëm dhe afatgjatë, Gjermania nuk mund të mbështetet më vetëm tek amerikanët, e ndoshta edhe britanikët dhe francezët, që ata të kryejnë punët e pista.

Kjo nuk është një thirrje për armatim dhe eksport të pakufishëm të armëve, që nuk merr parasysh historinë e Gjermanisë. Por, pavarësisht se sa i besueshëm mund të jetë pozicioni aktual i qeverisë, do të kishte po aq argumente të mira për të kundërtën në rastin e Ukrainës. Dhe ende ka. Ukraina ka kërkuar këto ditë një numër të madh raketash gjermane antitank.

Apeli është: Le të jemi të sinqertë dhe të marrim një vendim të posaçëm për çdo konflikt – duke ruajtur gjithmonë bazat e qëndrimit gjerman. Nga ana tjetër, më në fund duhet të merremi seriozisht me eksportin e armëve. Sepse përmbajtja është tejkaluar prej kohësh si parim – veçanërisht ndaj shteteve në të cilat të drejtat e njeriut shkelen me këmbë./DW

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

bota bota gjermani konflikti rusi-ukraine gjermani konflikti rusi-ukraine

Sondazh

Poll
Bota 15 Shkurt 2022, 10:32

Princesha e Japonisë rezulton pozitive me COVID

JAPONI-Princesha Yoko e Japonisë ka rezultuar pozitive me COVID, pas u bëri testin të ditën e djeshme. Ajo kishte një dhimbje të fyti një ditë më parëm shkruan ...

Aksidenti tragjik te rrethrrotullimi i TEG-ut, ja momenti kur betonierja humbi kontrollin dhe ra

Aksidenti tragjik te rrethrrotullimi i TEG-ut, ja momenti kur betonierja humbi kontrollin dhe ra

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, qytetarët marshojnë në rrugët e kryeqytetit: Ju erdhi fundi!

“67 vajzat e djemtë që sot morën diplomën”/ Rama: Transformimi nuk ndalet

Diplomimi i 67 oficerëve të rinj/ Rama: Deri në 2030 paga si të NATO-s

Aktivistja: Çështja e pronave të Rrjollit në Gjykatën e Lartë, nuk do t’i gëzoni!

Qytetari: Rama u rikthye përsëri atje në vendin e krimit, në Theth

Qytetari: Unë kam ardhur këtu sepse më ka sjellë halli

I riu: Ju merrni avionin dhe kuroheni jashtë, shqiptarët i keni lënë për bukën e gojës

Aksident i rëndë te rrethrrotullimi i TEG-ut, momenti kur betonieria bie nga lartësia

Dita e 53-të e protestës/ Qytetarja: Paguajmë 4.2 mln për Kanye West, spitalet janë pa ilaçe

Qytetari: I bëj thirrje të gjithë sistemit arsimor, të bashkohen në protestë

Dita e 53-të e protestës/Qytetarët nisin marshimin drejt godinës së Kryeministrisë

YouTuberi MrBeast dhe Thea Booysen i thonë ‘Po’ njëri-tjetrit, çifti kurorëzon dashurinë në martesë

Stuhia në Sarandë/ Era e fortë shkatërron çatinë e një pallati 12-katësh

"Më mirë sot sesa 10 vite më parë"/Shakira në qendër të vëmendjes në moshën 49-vjeçare

Aksidenti i rëndë te rrotullimi i TEG-ut, pamje nga vendngjarja

Rrezikuan të mbyteshin në det, Policia Kufitare shpëton pesë anëtarët e një familjeje në Himarë

Protestat para Kuvendit, Lamallari: Të intimidosh deputetët nuk është demokraci

Berisha: Protesta po firmos fundin e sundimtarit më të keq që ka pasur Shqipëria pas Enver Hoxhës

Berisha: Turizmin e ka shkatërruar narkoeuro dhe qëndrimi i Ramës ndaj shqiptarëve të Kosovës

Berisha: Rama po bën gjithçka kundër protestës duke përdorur policinë kriminale

Ministri Gogu: Reforma në Drejtësi po konsolidohet, por sistemi përballet ende me sfida

Bylykbashi:E papranueshme që nuk vjen drejtori i Policisë së Shtetit. Gjiknuri:Nuk ka asnjë detyrim

Debate në komisionin për Reformën Zgjedhore/Vokshi përplaset me Gjiknurin: Mos më thuaj mua e dashur

A do të realizojë regjisori Christopher Nolan një film horror pas suksesit global të “Odyssey” ?

Aksident në aksin Rrogozhinë-Lushnjë/Furgoni përplas mjetin bujqësor, 50-vjeçari përfundon te Trauma

Stuhia bën kërdinë, xhama të thyer e pemë të rrëzuara, tre persona përfundojnë në spital

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin qytetin e Vlorës

Shi dhe erë e fortë, stuhia e befasishme godet Vlorën

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para