LIVE UPDATES
Bota

Konflikti në Ukrainë/ Kievi shpall gjendjen e jashtëzakonshme, anulohet takimi Biden-Putin

23 Shkurt 2022, 06:22 Nga DOSJA
Konflikti në Ukrainë/ Kievi shpall gjendjen e jashtëzakonshme,

UKRAINË/RUSI – Presidenti amerikan Joe Biden anuloi takimin e planifikuar me homologun rus Vladimir Putin. Shkak u bë autorizimi i Putin për të dërguar forca në lindje të Ukrainës, veprim që konsiderohet nga Uashingtoni si sulm ushtarak. Po ashtu është anuluar edhe takimi mes kryediplomatëve të dy shteteve, Sekretarit Amerikan të Shtetit, Antony Blinken, dhe ministrit të Jashtëm të Rusisë, Sergei Lavrov. Papa Françesku reagoi për herë të parë për çështjen e Ukrainës. Ai u kërkoi udhëheqësve politikë që të mendohen mirë përpara se të rrezikojnë jetët e qytetarëve të tyre. 

Ukraina ditën e sotme ka shpallur gjendjen e jashtëzakonshme, e cila do të hyjë në fuqi mesnatën e sotme dhe do të qëndrojë për 30 ditë. Biden po sot ka mbajtur premtimin e tij për të sanksionuar Rusinë duke dhënë urdhërin për paketën e parë të sanksioneve ndaj Nord Stream 2. Ndërkohë që BE-ja i ka kërkuar Serbisë që të mbajë një anë në këtë konflikt, përgjigje, të cilën Presidenti Aleksandër Vuçiç pritet ta japë brenda 48 orëve.

Këshilli i Lartë i Federatës së Rusisë autorizoi dje kërkesën e presidentit të vendit Vladimir Putin për të përdorur forcat e armatosura jashtë kufirit. Vendimi i Dhomës së Lartë të parlamentit rus u kalua me votë unanime. Sipas Kremlinit, këto forca do të përdoren për mision paqeruajtës në lindje të Ukrainës, konkretisht në zonat Donbas dhe Luhansk, të cilat tashmë njihen si të pavarura. 

Pas vendimit të parlamentit rus, Ministria e Jashtme e Ukrainës u kërkoi qytetarëve të saj që të mos udhëtojnë drejt Rusisë, ndërsa nga shtetasit e saj në Rusi u bëhet me dije që të largohen menjëherë nga shteti rus.  Zëdhënësi i BE Peter Stano theksoi se Europa e Bashkuar pret që Serbia të bashkohet për vendosjen e sanksioneve ndaj Moskës pasi është vend kandidat për në këtë organizëm. 

Forcat ruse vazhdojnë të grumbullohen në kufi me Ukrainën. Sateliti amerikan “Maxar” publikoi sot pamjet shtimit të forcave dhe pajisjeve ushtarake ruse në perëndim të saj. Po ashtu në jug të Bjellorusisë, zonë kufitare me Ukrainën janë zhvendosur rreth 100 automjete ushtarake. 

Sot, presidenti Vladimir Putin tha se Moska është ende e gatshme të kërkojë “zgjidhje diplomatike” me Perëndimin për Ukrainën. Mirëpo ai shton se interesat e Rusisë dhe siguria e qytetarëve ishin të panegociueshme. Në një fjalim video për të shënuar Ditën e Mbrojtësit të Atdheut të Rusisë, ai këmbënguli se ishte gjithmonë i hapur për “dialog të ndershëm”.

Çfarë ka ndodhur?
Britania e Madhe vendosi dje sanksionet e reja ndaj 5 bankave dhe 3 biznesmenëve rusë. Edhe Bashkimi Europian hartoi një listë me propozimet me sanksionet financiare ndaj Moskës pas mbledhjes së ministrave të jashtëm në Bruksel. Ministri i Jashtëm rus Sergej Lavrov theksoi se vendi i tij është mësuar me kërcënimet dhe presionet e Perëndimit.

Dje, presidenti ukrainas Volodimir Zelenski theksoi se kufijtë e vendit të tij janë të panegociueshëm. Ai mori dhe kërkesën e ministrit të tij të jashtmë Dmitri Koleba për prishtje të marrëdhënieve me Rusinë. 

Para dy ditësh, presidenti i Rusisë firmosi njohjen e pavarësisë së Luhanskut dhe Donbasit dhe autorizoi disa forca tëë armatosura për të kryer mision paqeruajtës në këto rajone separatiste. Sekretari Amerikan Antony Blinken e konsideroi të turpshme vendimin e Rusisë. Prej 10 ditësh, SHBA dhe aleatët e saj pretendojnë se Moska po planifikon dhe ka nisur sulmin ndaj Ukrainës.

Nga dita e shtunë, mëse 40 mijë qytetarë janë evakuar drejt Rusisë nga zonat Luhansk dhe Donbas.  

Thelbi i konfliktit Perëndim-Rusi u bë përpjekja e Ukrainës për tu anëtarësuar në NATO. Rusia i frikësohet kësaj lëvizjeje me pretendimin se cënohet sovraniteti dhe integriteti i saj territorial. 

ZHVILLIMET ORË PAS ORE:

Vuçiç: Përgjigja e Serbisë ndaj krizës në Ukrainë do të jepet brenda 48 orëve

Solidarizim/ Parisi dhe Berlini ndriçojnë monumentet me ngjyrat e flamurit ukrainas

Njohja e rajoneve separatiste si të pavarura, ambasada ruse: Lavrov u dërgoi mesazh urimi

Biden: Kam urdhëruar administratën time që të vendosë sanksione ndaj Nord Stream 2

FOTOT/ Pamjet nga një fshat ukrainas nën bombardimet nga forcat pro-ruse

ZYRTARE/ Ukraina do të hyjë në gjendje të jashtëzakonshme në mesnatë

Analiza e REL: Rusia “nuk i ndahet” Kosovës

SHBA paralajmëron Ukrainën: Një sulm i afërt rus mund të ndodhë së shpejti

SHBA paralajmëron Ukrainën: Një sulm i afërt rus mund të ndodhë së shpejti

Konflikti me Rusinë, Ukraina sulmohet kibernetikisht, institucionet hasin probleme

Ukraina drejt gjendjes së emergjencës, Rusia evakuon punonjësit e saj në ambasadën në Kiev

Politikanë rusë në “listën e zezë”, sanksionet e BE ndaj Moskës hyjnë sot në fuqi

Kriza e Ukrainës, befason Donald Trump: Putin është gjeni, Biden mbeti pa përgjigje

Presidenti i Ukrainës: S’ka mobilizim të ushtrisë, asnjë territor s’do i kalojë Rusisë

LUFTA me Rusinë! Ukraina gati të shpallë gjendjen e jashtëzakonshme

Britania e Madhe: S’kemi prova të plota se Putin po dërgon trupa në Ukrainën Lindore

Ukraina i kundëpërgjigjet Rusisë, grumbullon 900 mijë rezervistë

Rusia dhe Ukraina drejt luftës, Papa Françesku: Dhimbje e madhe në zemër

Rusia dhe Ukraina drejt luftës, mblidhet sot Asambleja e Përgjithshme e OKB

Ukraina thirrje qytetarëve të saj: Mos udhëtoni në Rusi

Shtohet paniku, Këshilli Federativ i Rusisë autorizon dërgimin e trupave jashtë kufirit

“Show” i Putin, gazetari amerikan zbulon inskenimin e presidentit rus përmes fotove

Perëndimi kundër Rusisë, BE: Serbia vend kandidat, presim që të miratojë sanksionet

FT/ Rusia nuk stepet, shton forcat ushtarake në kufi me Ukrainën

Konflikti Rusi-Ukrainë, samiti mes Biden dhe Putin nuk do të zhvillohet

Kryeministri i Australisë: Pushtimi i plotë i Ukrainës ‘ka gjasa’ të ndodhë brenda 24 orëve

Putin: Jemi të gatshëm të gjejmë zgjidhje diplomatike me Perëndimin për Ukrainën

(a.b)/dosja.al

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

bota kryesore konflikti rusi-ukraine rusi ukraine konflikti rusi-ukraine rusi ukraine

Sondazh

Poll
Bota 23 Shkurt 2022, 18:29

Analiza e REL: Rusia “nuk i ndahet” Kosovës

SHBA- Profesori i së Drejtës Ndërkombëtare në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Sean Murphy, thotë për Radion Evropa e Lirë se nuk është i qëndrueshëm krahasimi ...

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj