All - Scripts - 5
LIVE UPDATES
All - General - 1
Bota

“Unë e përdora për 14 ditë, dhe ja ku jam”, Trump flet për ilacin që mund të përdoret për COVID-19: Funksionon në

29 Korrik 2020, 07:04 Nga DOSJA
“Unë e përdora për 14 ditë, dhe ja ku jam”,
All - Paragraf - 1

SHBA- Presidenti amerikan Donald Trump përsëri foli për të mirat e ilaçit kundër malarjes hidroksiklorinë për pacientët me COVID-19, duke këmbëngulur se shumë mjekë besojnë se është “shumë i suksesshëm”.

Ai i bën komentet një pasi ai vetë dhe i biri, postuan video keqinformuese për ilaçin, të cilat u bllokuan nga rrjetet sociale Twitter dhe Facebook.

“Unë kam besim. Unë do ta përdorja. Siç e dini, unë e përdora për 14 ditë. Dhe ja ku jam, apo jo? Unë mendoj se funksionon në fazat fillestare. Mendoj se punonjësit e mjekësisë, disa, shumë prej tyre e besojnë një gjë të tillë. Kështuqë do ta shqyrtojmë”, tha ai në konferencën për shtyp për koronaviruisn.

Studimet shkencore kanë treguar se ilaçi shkakton më shumë dëm sesa mirë, kur përdoret për të trajtuar simptomat e koronavirusit, përfshirë stduime të Instituteve Amerikane Kombëtare të Shëndetësisë, Organizatës Botërore të Shëndetësisë dhe universitete amerikane dhe në gjithë botën.

Por disa mjekë që besojnë të kundërtën, argumentuan të hënën në favor të përdorimit të tij, duke përmendur përvojat e tyre në trajtimin e pacientëve më ilaçin.

Presidenti Trump, i biri, Donald Trump Jr., dhe të tjerë e postuan videon e aktivitetit ku folën mjekët në Facebook dhe Twitter, duke bërë që të dy rrjetet sociale t’i heqin ato, si pjesë e një përpjekjeje për të mos lejuar informacion që mund të jetë i dëmshëm për virusin, megjithëse jo para se 17 milionë vetë të shihnin një variant të videos në internet.

“Ndoshta kishin arsye (për ta hequr) ndoshta nuk kishin”, tha ai duke shtuar se nuk besonte që kishte ndonjë të keqe të provohej “përveçse politikisht”.

“E dini pse? Sepse e rekomandova unë. Kur unë sugjeroj diçka, atyre u pëlqen të thonë ‘mos e përdorni’”, tha ai.

Presidenti ka vënë në shënjestër përsëri ekspertin më të lartë të sëmundjeve infektive në Shtetet e Bashkuara, Anthony Fauci, duke publikuar në faqen e tij në Twitter, një postim ku akuzohej Dr. Fauci dhe demokratët se po e mbajnë jashtë vemendjes përdorimin e ilaçit hidroksilklorinë për trajtimin e koronavirusit.

Në konferencën për shtyp, Presidenti Trump tha se ka marrëdhënie të mira me doktor Faucin, por më pas shtoi se nuk e kupton se pse mbështetja për Dr. Faucin është e lartë, por për atë vetë është e ulët, kur Dr. Fauci punon për administratën e tij.

“Një person që punon nga afër me ne, Dr. Fauci dhe Dr. Birx, e cila gjithashtu vlerësohet shumë. Por askush nuk më pëlqen mua. Duhet të jetë personaliteti im, asgjë tjetër”, tha ai.

Dr. Fauci tha se shtimi i rasteve me koronavirus në Florida, Kaliforni dhe disa shtete të tjera amerikane të goditura rëndë mundet që shumë shpejt të arrijë pikun, por pjesë të tjera të vendit duket se janë në prag të rritjes së shpërthimeve. Në një intervistë me televizionin ABC, Dr. Fauci mbrojti punën e tij në favor të shëndetit të amerikanëve.

“Në asnjë rrethanë nuk i kam dhënë publikut informacion të gabuar,” tha ai.

Numri i njerëzve në Shtetet e Bashkuara që kanë humbur jetën nga COVID-19, u rrit në 148,446 të hënën, me më shumë se 4,3 milion raste të konfirmuara. Florida pati 191 vdekje në 24 orët e fundit, rritja më e lartë ditore që nga fillimi i epidemisë.

Marrë nga Zëri i Amerikës 

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota donald trump koronavirusi ne shba donald trump koronavirusi ne shba

All - ArticleEnd - 1
All - ArticleEnd - 1
All - ArticleEnd - 1
All - ArticleEnd - 2
All - ArticleEnd - 2

Sondazh

Poll
Bota 29 Korrik 2020, 05:46

Të drejtat e grave janë ndërkombëtare

Poloni- Polonia zë sërish kryetitujt ndërkombëtarë. Në vende të tjera nuk po kuptohet, pse ky vend do të dalë nga një marrëveshje e Këshillit të Europës për luf...

Bota 28 Korrik 2020, 20:09

KOSOVË -Qeveria e Kosovës ka miratuar masat e reja për parandalimin e përhapjes së COVID-19, pas rritjes së numrit të të infektuarve. Sipas vendimeve të ma...

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj