LIVE UPDATES
Aktualitet

Vajza tregon si u përdhunua nga dy të rinjtë në Kukës, që gjykata i la në burg: Më çuan në hotel dhe pastaj në pyll

23 Qershor 2020, 19:23 Nga DOSJA
Vajza tregon si u përdhunua nga dy të rinjtë në Kukës,

KUKËS- Gjykata e Rrethit Gjyqësor në Kukës ka pranuar kërkesën e prokurorisë pranë kësaj gjykate për caktimin e masës së sigurisë “arrest në burg” për Xhezmi H, 31 vjeç dhe Memo H, 24 vjeç të dy vëllezër nga fshati Lojme në bashkinë e Kukësit.

Dy vëlllezërit janë ndaluar nga policia e Kukësit si të dyshuar për kryerjen e “Marrëdhënie seksuale dhe homoseksuale  me persona të pazotë për t’u mbrojtur” sipas nenit 103/2 i Kodit Penal. Ata dyshohet se kanë pasur marrëdhënie me një vajzë 20 vjeçare nga Kosova. Babai i vajzës M.B, i cili ka bërë denoncimin, pretendon se vajza e tij ka probleme me shëndetin mendor dhe se dy vëllezërit kanë përfituar nga gjendja.

Gjyqtarja Merita Karaj pranoi kërkesën prokurores Farie Vata  duke lënë me masë sigurie arresti me burg dy vëllezërit e arrestuar për kryerje të “Marrëdhënie seksuale dhe homoseksuale  me persona të pazotë për t’u mbrojtur”.

Avokatja e dy vëllezërve të akuzuar Aurora Guska tha për “BIRN” se i akuzuari Xhezmi H. e ka pranuar akuzën e kryerjes së marrëdhënieve seksuale me 20 vjeçaren nga Klina e Kosovës duke pretenduar se kjo marrëdhënie është kryer me dëshirën e saj. Ndërkohë që Memo  Hasani nuk e ka pranuar akuzën.

Por gjykata duke marrë parasysh se kemi të bëjmë me një denoncim nga një person i  pazoti  për të vepruar ka vendosë të lerë në burg të dyshuarin Xhezmi H dhe vëllain e tij Memo H., ndërsa ka lënë si detyrë kryerjen e ekspertizës mjeko-ligjore.

Në dosjen e përgatitur nga policia gjyqësore thuhet se D.B. 20 vjeç është parë nga policia e patrullës në orët e vona të natës tre net më parë në një rrugë në afërsi të xhamisë së qytetit të Kukësit. Vajza është shoqëruar në polici ku është marrë në pyetje.

Ajo ka sqaruar se ka kryer marrëdhënie seksuale me dy persona në një hotel në periferi të qytetit të Kukësit dhe në pyll dhe se më pas ata e kanë braktisur. Pasi është marrë në pyetje, vajza më pas  është shoqëruar për në spitalin e Kukësit për të marrë kujdes mjekësor dhe për t’ju nënshtruar analizave.

Të nesërmen vajza nga Kosova është shoqëruar nga policia për të identifikuar hotelin ku ajo kishte qëndruar. Pasi është identifikuar hoteli, policia ka mundur përmes regjistrit të hotelit të identifikojë autorët e dyshuar dhe t’i ndalojë. Gjatë ekspertizës paraprake mjeko-ligjore nuk është vertetuar që vajza të këtë demtime si pasojë e dhunës.

Arrestimi i dy vëllezërve nga fshati Lojme i Kukësit (njëri 31 vjeç e tjetri 24) u bë dy ditë më parë  pasi dyshohet se ata kishin kryer marrëdhënie seksuale me 20-vjeçaren nga Klina e Kosovës, duke përfituar nga pazotësia fizike dhe mendore e saj. 20-vjeçarja D.B. ishte larguar të premten e kaluar nga shtëpia e saj. Vajza besohet se është larguar edhe më herët nga shtëpia pa lënë gjurmë. Në një rast në Kosovë pasi u gjet nga policia ajo tentoi vetëvrasje.

(Marrë nga Reporter.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet

Sondazh

Poll

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit